• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

by E B
05/02/2026 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dokument i përfshirë në dosjen hetimore të Jeffrey Epstein, e cila është bërë publike nga autoritetet gjyqësore amerikane, përmban referenca mbi përzgjedhjen e vajzave të reja për punë, mes tyre edhe një shtetase shqiptare.

Emaili, i datës 29 mars 2017, është pjesë e materialeve të sekuestruara gjatë hetimeve që u zhvilluan ndaj financierit të ndjerë.

Në përmbajtjen e komunikimit përmenden disa “kandidatë kryesorë”, të cilët i prezantohen një personi tjetër për vlerësim. Mes tyre përshkruhet një vajzë ruse 21-vjeçare, për të cilën theksohen jo vetëm të dhënat mbi arsimin dhe statusin e vizës së punës në Shtetet e Bashkuara, por edhe elementë që lidhen me pamjen fizike dhe gatishmërinë për të përmbushur çdo kërkesë.

Në të njëjtin email bëhet fjalë edhe për një vajzë shqiptare, për të cilën thuhet se është e gatshme të kryejë “çdo lloj pune”, por që nuk shihet si zgjedhje e favorshme për shkak të vështirësive që lidhen me dokumentacionin. Në komunikim përmendet gjithashtu se ekzistojnë video të kandidateve.

“Kandidatë të tjerë janë gjithashtu në proces përzgjedhjeje, por nuk banojnë në Nju Jork. Vajza shqiptare do të bënte gjithashtu çdo lloj pune që kërkohet, megjithatë dokumentet e saj paraqesin komplikime. Videoja është në dispozicion”, thuhet në një pjesë të emailit.

Zbulimi i këtij dokumenti hedh dritë mbi mënyrën se si funksiononte procesi i rekrutimit në rrethin e Jeffrey Epstein, ndërsa autoritetet amerikane vijojnë shqyrtimin e materialeve për të përcaktuar përgjegjësi të tjera të mundshme penale.

                                        

Next Post
Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com