• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nuk i kam dhunuar, kam birësuar 6 fëmijë”, nëna amerikane mbetet në burg

by A R
09/06/2017 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëntë ditë pasi denoncoi në polici largimin nga shtëpia të dy prej fëmijëve të saj të birësuar, një shtetase amerikane me qëndrim në Shqipëri, përfundoi në qelitë e paraburgimit në zbatim të një vendimi gjykate, shkruan “Panorama”.

djemte-amerikane

Andrea Grace Bailey-Kay, 47 vjeçe, dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj dy të miturve. Ajo u arrestua më 5 qershor, pasi policia gjeti dy të miturit “e arratisur” nga banesa dhe dëgjoi rrëfimin e tyre se shkak i largimit kishte qenë dhuna e nënës birësuese.

Bazuar në këtë dyshim, Gjykata e Tiranës pranoi dje kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj saj për akuzën e “keqtrajtimit të të miturve”. Në sallën e gjyqit, e dyshuara 47-vjeçare, nënë e 8 fëmijëve, nga të cilët gjashtë të birësuar, tha se nuk kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të saj dhe kërkoi lirimin e saj nga qelia.

amerikaneee

“Unë i kam birësuar dy djemtë për shkak se nëna e tyre kishte probleme me drogën. Nuk është e vërtetë pretendimi i tyre për dhunë. Unë jam kujdesur për ta”, mësohet të jetë shprehur e dyshuara në sallën e gjyqit.

Në lidhje me disa shenja dëmtimesh në trup, 47-vjeçarja ka pohuar se ato mund t’u jenë shkaktuar nga përplasjet e tyre në kazanët e plehrave gjatë ditëve të “arratisë” nga shtëpia.

Ky pretendim i amerikanes është kundërshtuar nga përfaqësuesi i prokurorisë në sallën e gjyqit, prokurori Julian Zonja. Duke iu referuar deklarimeve të dhëna nga dy fëmijët e mitur të të dyshuarës, në praninë e një psikologeje, prokurori i ka thënë gjyqtares së gatshme se prej kohësh 47- vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj të vegjëlve.

Gati një javë pas largimit të tyre nga shtëpia, në momentin që janë gjetur nga policia, dy të miturit kanë refuzuar kthimin në banesë. Ata u kanë thënë oficerëve të Policisë Gjyqësore se ishin larguar nga shtëpia për shkak të dhunës fizike që ushtronte 47-vjeçarja ndaj tyre.

Tjetër provë e paraqitur nga prokuroria kanë qenë raporte të Mjekësisë Ligjore, nga të cilat janë konstatuar dëmtime në trupin e të miturve. Sipas Prokurorisë, ka dyshime se dëmtimet mund të jenë shkaktuar nga goditje me rrip në trup. Pasi është njohur me pretendimet e të dyja palëve, Gjykata i ka vlerësuar të bazuara dyshimet e ngritura nga prokurori dhe caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasen amerikane Andrea Grace Bailey-Kay.

Next Post
Vettingu, gjyqtarët e Krimeve të Rënda kërkojnë rishikimin e Kushtetutës

Doganierët e arrestuar për trafikimin e 10 tonëve drogë në Itali, lirohen 9 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli”: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

Agron Llakaj rikthehet në Portokalli: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

October 3, 2026
Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com