• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ka liri atje ku s’ka drejtësi!

by Bajram Peçi
11/05/2022 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi 

Qëllimi i qytetarëve, kur rrëzuan monarkitë dhe shpallën republikat demokratike, nuk ka qenë të bëjnë të lumtur vetëm një klasë, por ta bënte të mundshme atë për të gjithë. Kurdoherë shumica njerëzore kanë dashur jo mirëqenien e njërit po mirëqenien e të gjithëve, ndaj qytetarët kanë besuar se në një shtet të tillë zbulohet e zbatohet më mirë drejtësia. Janë zhvilluar revolucione e ndërmarrë sakrifica të mëdha njerëzore që të përmbushet kjo aspiratë e megjithatë shoqëria nuk është ndarë nga padrejtësitë.

Ato çfarë shohim me keqardhje sot te Shqipëria janë kryesisht pasojë e shtetformimit të dobët, ku kryesisht drejtësia ka qenë ose zotërim i të fortit, i pushtuesve otomanë, ose privilegj i klasave sunduese, të pasura. Te të dyja sa cilësuam më lart, në shtet drejtësinë e kishin të përmbytur nga veset. Pas ndryshimeve të sistemit, shpresat se bashkë me lirinë dhe simotrën e saj, drejtësinë, padrejtësia nuk do sundonte më dhe nuk do të heshtej, ishin të mëdha! Nuk ndodhi kështu, shpresat u fashitën shpejt, llumi pëgëri administratën dhe heshtja u bë tërë këto kohë sjellja tipike, edhe kur shihej qartazi se një shtresë njerëzish gëzonin pasuri e privilegje të pamerituara.

Gjithë fajin për degjenerimin e shoqërisë tonë e ka sistemi i drejtësisë. Kjo kuptohej, por për turpin tonë, ne nuk e bënim dot reformimin e një sistemi të kalbur nga korrupsioni dhe grykësia e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Operimi i heqjes së kancerit në drejtësi, nga pazotësia jonë u bë nga të huajt. Qenë ata që organizuan pakon ligjore, që “bindën” përmes shtrëngesës PD-në dhe LSI-në ta miratojnë dhe drejtuan “operacionin” ndaj një sistemi të mbytur nga vesi, ku shpresa dhe besimi kishin humbur.

Aty ku nuk ka ligj nuk ka liri

“Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar“, për kryerjen e vettingut, për pastrimin e qelbëzimit, propozuan dhe Kuvendi ngriti një organ tjetër prokurorie, SPAK-un, që ka si mision hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin. Puna disavjeçare e organeve të pastrimit të sistemit te drejtësisë u ka hequr të drejtën për të qëndruar në poltronat e drejtësisë e të veshin togat profesionale rreth gjysmës së gjyqtarëve e prokurorëve. Argumenti bazë ka qenë më pak ana profesionale e vendimet e padrejta dhe më shumë pasuria. Tek ky tregues bëhet fjalë vetëm për atë pjesë pasurie që është e dukshme, prona e imobilare që janë të hipotekuara e te regjistruara.

Ata u hoqën dhe kaq! Askush nuk ndërmori ndaj tyre hetim penal për burimin pasuror që figuron i pajustifikuar, krahasuar me pagat që kanë marrë! Askush nuk ndërmori të paktën dërgimin në gjykata të kërkesës për bllokim apo sekuestrim pasurie! SPAK-u, për t’u vënë në lëvizje, na kërkoka denoncime!??? A e sheh lexues i nderuar se sa të shkëputura me njëra-tjetrën punojnë organet e ngritura? Pyetja që bëhet është: sa i përmbushin anëtarët e SPAK-t kriteret morale e profesionale për t’u besuar këtë detyrë historike?

Qytetërimit që në hapat e para ju lips të vendoste për shoqërinë sundimin e ligjit: të ndalonte e dënonte përvetësimin e pasurisë së tjetrit, të mos lejohej marrja e tjetrit nëpër këmbë, të mbrohej i dobëti. Kjo ishte natyra e drejtësisë e që për herë të parë morën formë e u gdhendën në gurë në të parin kod legjislativ, atë të Hamurabit në Babiloni. Siç ju desh njeriut, që për të mbrojtur drithin e ushqimet ndaj minjve dhe veten ndaj zvarranikëve dhe egërsirave, të zbuste e bashkëjetonte me macen e qenin, ashtu dhe shoqëria njerëzore përgatiti një klasë të përvetshme rojtarësh, gjyqtarë e prokurorë, që do luanin atë rol, ruajtjen e shtetit. Është vërtetuar në të gjitha sistemet ekonomiko-shoqërore se një shtet është i ndërtuar mirë dhe funksionon kur në organizimin e brendshëm drejtësia kujdeset të bëjë rojtarin. Janë ata që e ruajnë shtetin nga keqbërësit.

Pse nuk i kapin e ndëshkojnë këta gjyqtarë e prokurorë, që si çdo keqbërës tjetër që ka shkelur ligjin, ka shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar dhe është pasuruar, duke futur duart në xhepat e qytetarëve, në mos te prona publike? Sepse drejtësia nuk funksionon, ndaj ne, jemi një shtet me qytetarë që nuk gëzojnë liri.

Korruptimi dhe pasuria, pasojë e një klase politike të korruptuar

Është në natyrën e pluralizmit politik që postet t’u jepen përkrahësve, militantëve. Partia Demokratike e shtriu këtë edhe te krahinorët. Për këtë shkak ndodhi që organet e drejtësisë u stërmbushën me individë që synuan pasurimin e shpejtë. Në emrin e lirisë, drejtësia nuk vonoi të shfaqte simptoma politike, varësi politike. Nga ky moment korruptimi u bë shfaqje familjare sa në drejtësi aq dhe në administratën shtetërore të të gjitha niveleve.

Rrënimi i besimit te drejtësia ndodhi shpejt, për të mos u rimëkëmbur më! “Rruga që të çon te vesi është e shtruar”, shkroi një poet i lashtësisë në shek. VII para krishtit, për të na treguar se rruga e vesit, e korruptimit, e etjes për pasuri, është e lehtë, ndërsa rruga që duhet përshkuar për të mbërritur te drejtësia është e përpjetë e lodhshme, e thepisur e mundueshme dhe e rrezikshme.

Njeriu për nga natyra dëshiron e lakmon. Kushdo mund të bëhet lakmitar. Pre e lakmisë, pas vendimeve të vettingut shohim se iku trupërisht një shumicë që mund të alarmojë këdo. E kur ndodh kjo me punonjësit e drejtësisë, ndodh e keqja e madhe që i ka rënë ndonjëherë në kurriz ndonjë shteti, Nuk është se korrupsioni dhe lakmia për pasuri përmes plaçkitjes shfaqet vetëm te organet e drejtësisë. Vesi gëlon në administrata e zyra pushteti.

Edhe në qofsh gjyqtar a prokuror, do jesh viktimë e vesit, do pranosh të korruptohesh, do të vijë mirë të pranosh para, duke mos dhënë drejtësi, nëse s’je moralisht i formuar. I tillë mund të jetë dhe ky punonjës i SPAKU-t. Këta nuk kanë rënë nga qielli, mes nesh janë rritur e formuar. Kur s’ke nderuar babanë dhe nënën, s’të ka shqetësuar pamja e jashtme dhe paraqitja në shoqëri, je bezdisur kur dikush ju ka dhënë një këshillë të mirë, ke ndenjur indiferent ndaj varfërisë së tjetrit…për këto gjëra ska ligje. Do ishte naive që për këto të nxjerrësh ligje, kur bën zgjedhje në detyra. “E vetmja shprehi e dobishme për njerëzit-shkruante Zh.ZH. Ruso-është t’i nënshtrohen pa mundim arsyes; çdo shprehi tjetër është ves”.

Korrupsionin e pjell varfëria-drejtësia është bijë e virtytit

Varfëria jo rrallë ka pjellur krimin, është bërë burim i saj, ka nxitur vjedhjen, prostitucionin, korruptimin dhe alkoolizmin. Të pasurit e gjësë, mall a para, ndodh të zgjojë te individ pjesën e keqe të shpirtit e cila i shkatërron arsyen. Të kujtohet i dashur lexues një pasanik i ri, pjellë e sistemit tonë politik të korruptuar, që në rolin e filantropit, në vend që t’i ndërtonte krahinës së tij të prapambetur një spital apo qoftë edhe një shkollë, pagoi miliona euro për t’i çuar qytezës, (në fushën pa bar) një skuadër elitare futbolli të Europës?

Ndarja e shoqërisë në klasa nuk ka kriter zgjuarsinë e mençurinë por pasurinë. Kështu ka qenë e kështu do vazhdojë se i tillë është ndërtimi i sistemit ekonomik të prodhimit dhe shpërndarjes së kapitalit. E para të jep vetëpërmbajtjen dhe e dyta forcën. Se kush nga këto të dyja duhet të drejtojë shtetin dhe individin është një debat i vjetër. Hymnizonjës të drejtësisë kanë gjetur pikërisht këtë pushtet të aftë për të ruajtur ekuilibrat, kur përmbushin detyrimet që u përcakton ligji.

Ka shumë kohë që ne po merremi me drejtësinë dhe, mes të tjerash, u miratua dhe një projekt për pagat e punonjësve të sistemit. Pavarësisht kundërshtimeve, për shkak të diferencimit të dukshëm që krijohej, ato u rritën ndjeshëm. Nëse do të duam të kemi një shtet të fortë, kjo mund të arrihet përmes vendosjes së drejtësisë në vendin që i përket, ndaj dhe duhet t’i diferenconim brenda arsyes në paga. Ato duhet të ishin një mjet i fortë t’i ruajtur nga korruptimi. Pavarësisht skepticizmit që ka kultivuar kjo klasë politike, presionit që ajo bën mbi drejtësinë, kemi forcë ta ndryshojmë gjendjen dhe kjo nuk mund të bëhet pa gjetur përgjegjësit e vënë në bangë të të akuzuarit vrasësit e Gërdecit, të 21 janarit, të kontratës me TAP-in, të kontratës poshtëruese me koncesionin e naftës, të CEZ-it, të inceneratorëve, etj. Deri tani nuk kanë guxuar. Është momenti të ngremë furtunë ndaj tyre, në të kundërt harrojeni drejtësinë e pavarur!

Next Post
“Mësimi ukrainas” për Kinën/ Ja armët që SHBA planifikon t’i sigurojë Tajvanit!

“Mësimi ukrainas” për Kinën/ Ja armët që SHBA planifikon t’i sigurojë Tajvanit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In