• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk jam i rënë nga qielli”, Rama i përgjigjet kritikëve: S’jam nga soji i politikanëve që gënjen për vota

by Java News
30/12/2019 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në një reflektim fundviti, ka folur gjatë edhe për veten e tij, duke spikatur pjesët e punës por edhe të karakterit të tij, të etiketuar si arrogant. Kreu i qeverisë thotë në video-mesazhin e urimit të fundvitit, se ndjen privilegj që i ësëhtë besuar nga populli detyra e rëndësishme për të udhëhequr vendin drejt së ardhmes, dhe shprehet se fuqinë e qenë pikërisht tek besimi që i është dhënë nga qytetarët.

Duke përmendur edhe një shprehje deri diku ironizuese për presidentin Ilir Meta, kryeministri Rama tha se ai është i “racës së politikanëve që në politikë e ka futur ëndrra për ndryshim”

“Dy fjalë për veten time: Unë nuk jam i rënë nga qielli, nuk kam menduar ndonjëherë se jam pa të meta, përkundrazi, kam më shumë se ju, ndoshta sepse jam më i gjatë, Nuk më ka thënë kurrë mendja se jam i pagabueshëm, përkundrazi jam më i gabueshëm se ju, për shkak të detyrës duhet të marr shumë vendime, probabilitetin e gabimit e kam shumë më të madh se ju, por kurrë nuk e kam bërë në këtë detyrë një gabim të qëllimshëm për të përfituar çfarëdo qoftë në dëm të popullit apo këtij vendi që kam nderin e madh të jetoj. Unë nuk këmbëngul asnjëherë në një opinion të gabuar. I dëgjoj kundër argumentet shumë më tepër sesa duket, nuk kam vështirë të tërhiqem, të kërkoj ndjesë publike kur gaboj. Nuk më kujtohet ta ketë bërë ndonjë paraardhësi im, por nuk është ky metri me të cilin mas veten, dhe as ju kërkoj të më masni me këtë metër. Jo të gjitha që kam premtuar i kam mbajtur në kohë, por në asnjë rast nuk kam premtuar diçka duke e ditur që nuk bëhet, siç mendohet rëndom vetëm për vota. Kurrë. E para sepse nuk jam nga soji i politikanëve që gënjen për vota. Por i racës së atyre që në politikë i ka futur ëndrra për ndryshim.

Pse do duhej të gënjeja të premtoja gjëra që nuk i besoj vet, kur me fuqinë që më ka dhënë zoti, dhe forcën politike që udhëheq, kundërshtarët do i mundja edhe me çerekun e premtimeve që kam bërë.

Balta e pafundmeve për hajdutëria e pisllëqeve nuk më përket. Gjysma e të vërtetës është se unë nuk jam i varfër, por nuk kam ëndërruar të bëhem i pasur.

Mundësi për të lënë gjurmën time përmes dhuntive që kam

Detyrën e jetoj si privilegj, të udhëheq popullin në një pjesë të rrugës drejt së ardhmes.

Fuqinë e gjej tek ndjesia për të qenë i zgjedhuri juaj në detyrën më të lartë. Arrogant?! Kokëfortësi për të mbrojtur bindjet, mbase dhe jam xhanëm, nuk e di. Por kjo nuk më bën më pak të ndershëm e të përkushtuar”, tha Rama.

Next Post

Pa tërmetin, s’do dinim ç’të thoshim më parë për 2019!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Petraj: Protestuesit duhet t’i kishin lënë kohë qeverisë të plotësonte kërkesat

June 27, 2026
“Animals Need Me” peticion institucioneve: Të ndalet helmimi i kafshëve në Shqipëri

“Animals Need Me” peticion institucioneve: Të ndalet helmimi i kafshëve në Shqipëri

June 27, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

“Në SHBA do shkoj para së të bëhem Kryeministër”, Berisha: Protesta duhet të fitojë!

June 27, 2026
KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

June 27, 2026
Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

June 27, 2026
“Liverpool Echo”: Lumi i Shalës: Mes Alpeve Shqiptare, ku natyra shfaqet në formën e saj më magjike

“Liverpool Echo”: Lumi i Shalës: Mes Alpeve Shqiptare, ku natyra shfaqet në formën e saj më magjike

June 27, 2026
“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

June 27, 2026
Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

June 27, 2026
Bllokimi i rrugëve, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe dy celularë

Bllokimi i rrugëve, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe dy celularë

June 27, 2026
Berisha: Edhe Rama u takua me Ahmadinejad disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset

Berisha: Edhe Rama u takua me Ahmadinejad disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In