• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk isha hero atëherë, dhe s’jam tradhtar tani”, Rama reagon pas protestës së Berishës: Ballkani i Hapur është e ardhmja e fëmjëve

by A R
20/12/2021 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka bërë reagimin e parë pas përfundimit të protestës së ish-kryeministrit Berisha dhe atakimit ndaj Open Balkan dhe ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Rama i është përgjigjur një komentuesi në facebook, lidhur me praninë e flamujve të Serbisë, në kuadër të vizitës së Presidentit Vucic, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ilirjana Gashi: Diten qe Rama do e vizitonte Beogradin , serbet e dogjen flamurin e Shqiperise, ne mes te Beogradit, edhe nuk pati asnje reagim nga Tirana zyrtare.
Sot ngritet flamuri i krimeve, masakrave , perdhunimeve, debineve, e çka jo tjeter.
Kjo eshte kulmi.
Sipas te gjitha gjasave po ndodh Serbia e madhe e cila po shtrihet deri ne Adriatik.
Ate qe se arriten asnje mbretni serbe po e realizon RAMA .
Pse heshte presidenti i Shqiperise, pse heshtin populli i Shqiperise ?
Sot eshte dita e TURPIT e qeverise Rama, e i gjithe Shqiperise .
Edi Rama: Ilirjana Gashi e vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare😊

Orgest Çapoku: Edi Rama Po te mbroje ti interesat e shqiperise nuk e flakin pashaporten e Shqiperise ne dogana pertoke.Cna tregon perralla me qeveri moderne tani
Edi Rama: Orgest Çapoku pashaporten e Shqiperise nuk e flak askush ne toke, ndersa njohja e pashaportes se Kosoves kalon nga dialogu i mencur, jo nga sharjet mesveti ketu ne fejsbukun tim😊

Drilon Bardhi: Edi Rama e kemi pa deri tash sa e kane mbajte turpin ata, ulesh ne nje tavoline me nje person qe mohon qindra masakra qe ka kry ne Kosove. Edhe ne në Kosove shqip flasim e shqiptare jemi, gjithe ai nderim per nje kriminel sic eshte vucic eshte i tepruar dhe fyes deri ekstremitet per ne, posaqerisht kur vjen nga lideri i shtetit AMË.
Edi Rama: Drilon Bardhi ne nje tavoline ulen me te e me ta edhe te gjithe lideret e Kosoves tash shume vite dhe shume mire bejne, se politika ne paqe eshte ulje ne tavoline nuk eshte boks ne fejsbuk! Prandaj mos u fyej hic fare, sepse Kosova e ka fituar luften, Serbia e ka humbur, ndersa paqja fitohet me urtesi e me diplomaci, jo me pushke imagjinore e me veteperjashtim nga tavolinat, ku ndertohen urat e kalimit drejt te ardhmes😊

Almir Karemanj: Edi Rama dmth lodra qenka e vërtet!😉
Edi Rama: Almir Karemani perrallat ia kam lene atyre qe luftojne per kombin duke me share mua ne fejsbuk

/a.r

Next Post
Berishës si del e keqja nga “Non grata”: I bëj thirrje SHBA të ndalojë çdo veprimtari të Sorosit. Lulzim Brava…!

Berishës si del e keqja nga "Non grata": I bëj thirrje SHBA të ndalojë çdo veprimtari të Sorosit. Lulzim Brava...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In