• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berishës si del e keqja nga “Non grata”: I bëj thirrje SHBA të ndalojë çdo veprimtari të Sorosit. Lulzim Brava…!

by Java News
20/12/2021 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalën e mbajtur sot para Kryeministrisë ish-kryeministri Sali Berisha tha se protestat nuk do të ndalen derisa regjimi i klepto-kracisë të vendoset para ligjit dhe shqiptarët të votojnë të lirë.

Berisha e konsideroi edhe një herë Lefter Kokën si “hajdut të dobishëm” në aferën e inceneratorëve, duke u shprehur se afera shkon deri te ministrat dhe kreu i qeverisë Rama.

“Protesta jonë sot është protesta e mbarë njerëzve të qytetëruar në Evropë dhe në botë, të cilët nuk pajtohen kurrë me gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit, të cilët presin nga Beogradi dhe udhëheqësit e tij të kërkojnë falje publike dhe jo të mohojnë Srebenicën dhe gjenocidin ciklik kundër shqiptarëve. Ata që mohojnë gjenocidet nuk duhet të kenë vend në botën e qytetruar.

Ndaj dhe kjo protestë e para e këtij lloji, ka dimensione të shumta. Në emër tuaj dua të deklaroj sot se Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë me të gjitha aktet në marrëveshje sapo PD të jetë në pushtet. Të dashur miq, Ballkanin e Hapur, treshja Vuçiç dhe vasalët e tij, përpiqet ta paraqesë si politikë që mbështesin SHBA-të. E vërteta është që ky është mashtrim, SHBA-të mbështesin bashkëpunim midis vendeve të barabartë, midis vendeve sovrane, dhe jo midis vendeve të panjohura, të nënshtruara.

SHBA-të kanë qenë dhe janë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Ballkani i Hapur ka një kumbar, dhe kumbari i tij është multimiliarderi George Soros. Me këtë rast, më lejoni t’i bëj thirrje Kongresit të SHBA-ve, qeverisë së SHBA-ve të ndalojë cdo veprimtari politike të Sorosit, që dublon politikën e jashtme të SHBA-ve në Ballkan. Ne mblidhemi sot këtu si qytetarët më të vjedhur, më të rrjepur, më të varfëruar të kontinetntit.

Këto 8 vite ne u vodhëm, u plaçkitëm më shumë se të gjithë qytetarët e tjerë të Evropës dhe botës. Pasuria publike u shndërrua në pasuri të ministrave kleptokratë. Afera 3 mln euro e djegësit të Elbasanit është thjesht një kafe mëngjesi për narko-qeveritarët. Lefter Koka është një hajdut i dobishëm në këtë aferë të madhe. Paratë që të gjitha i dispononte firma e Edi Ramës. Ligjet u shkelën një nga një.

SPAK-u të cilën tani Lulzim Brava po i thur apoteoza, kërkun t’i vërë kapak aferës 430 milionë me tre milionë të vjedhur. Miq që jeni këtu të betoheni para njëri-tjetrit dhe vetes së nuk do ta ndërpresim kurrë protestën derisa regjimi i klepto-kracisë të vendoset para ligjit dhe në si shqiptarë të votojnë të lirë për veten dhe vendin tonë”, tha Berisha./m.j

Next Post
FOTOT/ Mediat serbe në delir për protestën e Berishës: Ekstremistët zhysin Tiranën në kaos, po djegin…!

FOTOT/ Mediat serbe në delir për protestën e Berishës: Ekstremistët zhysin Tiranën në kaos, po djegin...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

May 10, 2026
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

May 10, 2026
“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

May 10, 2026
Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

May 10, 2026
“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

May 10, 2026
Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

May 10, 2026
Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

May 10, 2026

Ambasadori Gonzato është caktuar “armik në dispozicion” të Berishës

May 10, 2026
Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

May 10, 2026
‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In