• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nuk gjykohet përkthyesi, por ministri…

by Ardit Rada
10/11/2020 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Me dërgimin për gjykim të ‘kokave’ të UÇK-së në Hagë, Tirana është përfshirë nga një debat i brendshëm politik. Përtej solidariteti dhe bindjes tek pafajësia e Thaçit, Veseli, Krasniqit e Selimit, detajet e të shkuarës së Lulzim Bashës kur ai as e njihte dhe as e njihnin në PD, janë kryefjalë e retorikës së përditshme kundër tij. Sigurisht këto akuza të formuluara dhe më parë erdhën pikërisht nga rrjedhja e ngjarjeve të “Speciales” me Kosovën. Për t’i kujtuar Bashës se ai është implikuar në përpilimin e dosjeve kundër UÇK , mazhoranca dhe mediat ‘rrëmuan’ në arkivat e 10 viteve më parë dhe më tej. Fjala bie, dëshmia e ish-ekspertit të OKB që udhëtoi i kamulfuar drejt ‘Shtëpisë së Verdhë’, po i tundet si flamur i kuq kreut aktual të demokratëve për t’ia errësuar më tepër karrierën atij.

Në fakt, sikurse e pranon vetë Basha, ai ka qenë një i punësuar i UNMIK. Fakti që e bën Bashën ‘të pandershëm’ në këtë ngjarje është pretendimi i tij se ka qenë i ngarkuar për të themeluar Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës të sapodalë nga lufta. Fakti tjetër që e rrëzon atë, por edhe ata kundër tij, është ajo që vërtetohet nga pamjet filmike të kohës. Në një takim me ish-kryeministrin Pandeli Majko, Basha shoqëron dikë nën cilësinë e përkthyesit. Bëhet fjalë për vitin 1999. Lulzim Basha ishte vetëm 25 vjeç… Pra, faktori ndërkombëtat që kish dalë garant për të ndërtuar shtetin më të ri në botë, zor se ia kishin besuar një të sapodiplomuari formimin e ministrisë më të rëndësishme që do të hetonte krimet e Serbisë, por edhe ato penale që do të ndodhnin në vazhdim, e më gjerë.

Të gjithë ata që sot kanë drejtuar gishtin ndaj një përkthyesi mund të kenë të drejtën e tyre që të përdorin dëshminë e Jose Pablo Baraybar se është ndihmuar si ilegal nga Lulzim Basha për të depërtuar në Shqipëri. Por ama, nëse akuzat ngrihen në planin patriotik, kreu aktual i PD i ka dosjet pirg për ngjarje më të freskëta. Që nga marrëveshja e detit me Greqinë kur firmosi buzagaz me Dora Bakojanis, ashtu edhe te rruga e Kombit. Ky personazh i rëndësishëm i politikës shqiptare të sotme, që në borderonë e UNMIK ka figuruar si një nga dhjetëra përkthyesit e tjerë, rezulton i përfshirë në të gjithë skandalet e këtij vendi ku nuk u zhdukën vetëm miliarda lekë, por u vranë edhe njerëz.

Si ministër i Jashtëm ai hodhi firmën që Greqia të merrte sa i hante syri në det. Mundësisht përtej horizontit në të tri krahët. Si ministër i Transporteve, rrugën që do të na lidhte me Kosovën e bëri ‘krahë e kofshë’. Me letra Prokurorie, dëmi është 230 milionë euro.

Si ministër i Brendshëm iu vranë katër protestues nga armët e Gardës që drejtohej prej tij. Po të doni, ka mjaft akuza penale në kurriz edhe si ish-kryetar Bashkie i Tiranës, edhe si udhëheqës i opozitës me flakë e molotovë. Madje, madje, edhe gjatë pandemisë kur mblidhte qindra durrasakë pa maska kur të tjerët nuk dilnin dot nga shtëpia për të blerë një gjysmë buke, se kishin dalë një herë në mëngjes. Por fakti është se në të gjithë rastet, ai u ka shpëtuar akuzave duke iu shmangur gjyqeve herë në emër të imunitetit, e herë me raporte. Siç tha një ish-themeluesi i PD: Edhe me leje lindje madje, teksa priste vendimin e gjyqit në një parking. Por për të mos u magjepsur pas detajeve qesharake në marrëdhëniet e Lulzim Bashës me Drejtësinë, rastet janë kokëforta. Sidomos për ata që duan të shohin drejtësi në këtë vend.

Ndaj, mos u merrni me të si një ish-përkthyes, por si një ish-ministër. Për të ngritur komision hetimor parlamenatar, siç ishte kërkuar sot nga socialistët, ka boll materiale përtej UÇK. Si për kredo politike, ashtu edhe për të vënë drejtësi.

Next Post
Epidemiologu Alimehmeti: Masat izoluese nuk do të kenë një impakt të madh!

Epidemiologu Alimehmeti: Masat izoluese nuk do të kenë një impakt të madh!

Comments 1

  1. Marko says:
    5 years ago

    Kompelt shkrim nivel Mira Kazhani

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

March 7, 2026
Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In