• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk flas”/ Deputeti Bllako thirret për inceneratorët, por largohet nga Komisioni: Kam dëshmuar 5 orë në SPAK, çdo gjë është sekret hetimor!

by Java News
22/02/2022 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS-së Alqi Bllako është një tjetër dëshmitar i thirrur në Komisionin Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve.

Bllako theksoi se ka dhënë deklaratën e tij për rreth 5 orë në Prokurorinë e Posaçme dhe në kuadër të kësaj theksoi se çdo gjë që ka dëshmuar është sekret hetimor.

Me pas Bllako është larguar nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët pa dhënë dëshminë e tij, nën argumentin se duhet të ruaj sekretin hetimor pasi është marrë në pyetje nga SPAK.

Tabaku: keni mbajtur pozicione të ndryshme dhe jeni thirrur si dëshmitar. SPAK po kryen hetim, jeni thirru nga organi i akuzës?

Bllako: Sa i përket objektit të hetimit të këtij Komisioni unë në kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për 5 orë pranë përfaqësuesve të Prokurorisë së Posacme dhe në përfundim jam bërë me dije se çdo gjë që unë kam deklaruar përbën sekret hetimor , ndaj në saj edhe të praktikës të shëndetshme ligjore të vendosur nga ky komision mendoj se jam në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar rreth këtyre procedurave duke qenë se kam dëshmuar pranë këtij organi.

Bllako: Të nderuar kolegë deputetë, më lejoni tju informoj se s ai përket objektit të hetimit të këtij komisioni, unë kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për gati 5 orë përpara përfaqësuesve të SPAK. Gjatë dëshmisë, dhe në fund, jam vënë në dijeni se këto janë secrete hetimore. Ndaj në saj edhe të praktikës ligjore të vendosur nga ky komision, mendoj se jam në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar lidhur me këto procedura, pasi çdo gjë që di e kam dëshmuar përpara SPAK. Jam i gatshëm që të nënshkruajë deklaratën përkatëse në fjalë., Do ju lutesha të bëja disa sqarime për disa të pavërteta që kanë përbaltur emrin tim. Kjo do të ngelet në dorën tuaj.

Tabaku: Zoti Bllako, kemi vendosur një standart për të mos cenuar hetimet. Për personat që kanë një akuzë, apo që janë thërritur në një status të veçantë, është në vullnetin e tyre të dëshmojnë. Patëm një eksperiencë të shëndetshme me zotin Subashi, që u përgjigj. Këtë duam ta kemi për ju, për të sqaruar të gjitha pretendimet. Nëse doni të fillojmë pyetjet përgjigjet, mund të fillojmë. E gjykoj që kjo do jetë në të njëjtin standart.

Bllako: Të jem i sinqertë do kisha dëshmuar në këtë komision përpara SPAK. E ndoqa zotin Subashi, di mbase të vendosë qartë mbivendosjes së deklaratave në këtë komision, dhe me organin e akuzës.

Bllako: Zonja Tabaku sapo përmendët konfliktin e rëndë të interesit meqë e përmendët. Më keni akuzuar me pa të drejtë për konflikt interesi dhe unë e bër të qartë që do firmos deklaratën.

Tabaku: Deklaratë këtu nuk mund të bëni këtu, duhet t’i përgjigjeni pyetjeve

Çupi: Jeni ju i bindur që nuk përbën sekret hetimor sqarimi për konfliktin e interest?

Bllako: Do të doja të më jepni 3 minuta kohë për të folur për konfliktin e interesit

Unë jam sot i angazhuar në politikë dhe kur u angazhova e mora parasysh baltën që mund të hidhej ndaj meje, por familja ime nuk e ka borxh të përbaltet në këët mënyrë. Është përmednur disa herë në ëktë komision. Megjithatë është në diskrecionin tuaj për ta vendosur, ka dhe medium të tjera për ta bërë këtë gjë.

Tabaku: Zoti bllako nëse doni mund t’ju bëj disa pyetje, deklaratë nuk bëni dot këtu

Bllako: Atëherë unë po largohem./m.j

Next Post
Vizita e kreut të sigurisë së Putin në Beograd, për ‘mercenarët’ apo për diversionin në Ballkan?

Vizita e kreut të sigurisë së Putin në Beograd, për 'mercenarët' apo për diversionin në Ballkan?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In