• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk është çështje organizimi, por besimi

by Flogert Muça
14/01/2018 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Viti i ri e ka gjetur të tensionuar politikën në Tiranë. Opozita e kryesuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë paralajmëruar një protestë në datë 27 janar, me kauzën e drogës. Kjo në fakt është një kauzë e cila u përdor në çadër e në zgjedhje dhe prodhoi atë rezultat numerik që kemi sot në parlament.

Si pasojë e protestës Basha dhe Kryemadhi më në fund kanë zbritur në terren, jo për të qarë hallet me popullin tonë hallemadh, por për të organizuar partitë respektive që në shesh në datë 27 janar të ketë sa më shumë të pranishëm.

Por edhe sikur PD dhe LSI, që nuk kanë shkuar kurrë mirë me njëra tjetrën, të binden dhe të dalin në protestë për Bashën e Kryemadhin, ka sërish një problem të madh që nuk do e mundësonte një frymë anti-qeveri. Dhe kjo nuk është fare çështje organizimi, por vetëm çështje besimi.

Për ta kuptuar këtë mjafton t’i hedhim një sy ekipit organizator dhe më pas të analizojmë secilin prej anëtarëve nga ana e imazhit, si një element kyç kur vjen puna te komunikimi politik publik. Natyrisht, që imazhi nuk është i vetmi, por brenda tij fshihet edhe filozofia politike në makro e atyre që na thërrasin në shesh.

Në ekipin që po organizon protestën bëjnë pjesë: Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu dhe ca kryetarë të partive të vogla që janë të papërfillshëm në numra.

Po e nisim me të parin, i cili është edhe kryetari i partisë së dytë me të madhe në vend, bazuar në zgjedhjet e fundit të 25 qershorit.

Lulzim Basha. Ai erdhi në qeveri në vitin 2005 dhe u katapultua në kabinet edhe pse nuk kishte asnjë kontribut në PD. U bë ministër Transportesh dhe ajo që mbahet mend nga opinioni është skandali i rrugës së Kombit ku avulluan mbi 230 milionë euro. Për këto para Basha nuk u përgjigj kurrë përpara prokurorisë, pasi arriti që të shmangej me procedurë duke çuar në organin e akuzës një fletë raporti mjekësor. Pra, nga pikëpamja e komunikimit mori damkën “hajdut”, siç e thotë populli në zhargon. Ose “i korruptuar” në gjuhën institucionale.

Fill pas kësaj ministrie kaloi në ministrinë e punëve të jashtme. Aty, me bekimin e ish-kryeministrit Berisha përkrah Dora Bakojanisit, firmosi faljen e detit shqiptar, Greqisë. Ishte Gjykata Kushtetuese që e rrëzoi këtë marrëveshje të Bashës, por aty ai mori damkën tjetër, atë të tradhëtarit. Të paktën kështu shihet në perceptimin publik të shprehet.

Pas ikjes nga kjo ministri, ai do të emërohej sërish ministër, por këtë herë do të merrte frenat e ministrisë së Brendshme. Ndoshta ishte momenti më i keq për të drejtuar këtë ministri, pasi në kohën kur ishte ai ministër, përveç Lazaratit që lulëzonte, ndodh edhe 21 janari. Katër të pafajshëm në mes të bulevardit vriten nga shteti. Ministri i Brendshëm dhe kryeministri ishin përgjegjesit kryesor si kupola eprore e ekzekutivit. Këtu merr damkën e vrasësit nga opinioni publik, duke vulosur një imazh të zymtë në 6 vjet jetë publike. Një rekord ky kur vjen puna te ezaurimi i imazhit në opinion publik.

Mirëpo nuk u ndal me kaq. Pasi mori bashkinë e Tiranës ashtu si e mori e që s’ka nevojë për tu zgjatur, në 2 vitet e para nuk bëri asnjë punë edhe pse kishte kryeministër Berishën. Edhe pse mund të justifikohet se dy vitet e fundit të mandatit e bllokoi Rama, siç Berisha kishte bllokuar më herët atë, nuk ka asnjë justifikim për 2 vitet e para të mandatit në krye të bashkisë Tiranë. Kjo i vuri damkën e katërt dhe të fundit, atë të dembelit.

Të katër këto damka që Lulzim Basha ka marrë nga opionioni publik në 10 vjet, nga pikëmaja e komunikimit janë aq të rënda sa mjaftojnë për të mos u rikthyer më kurrë si i besueshëm nga opinioni publik. Ndaj, edhe njëherë, nuk është çështje organizimi partie protesta, por është çështje besimi, që Lulzim Basha as nuk e ka dhe as nuk po e rikrijon dot më. Kjo sepse ai nuk është në gjendje të rikrijojë veten ndryshe.

Sa i përket zonjës Kryemadhi mund të themi se mjafton një çizme dhe fjala “President” për t’i përmbledhur të gjitha. Një parti e cila qëndron në këmbë me vende pune, sot që s’ka me pjesë në tepsi, po vdes politikisht. Aty nuk ka patur kurrë besim apo kauza, por vetëm interes dhe biznes. Ndaj, është një histori nga e kaluara.

I fundit që është edhe krahu i djathtë i Bashës në PD, është Fatmir Mediu. Do të mjaftonte emri i fshatit të vogël afër Rinasit i quajtur Gërdec, për t’i thënë të gjitha për Mediun, kur vjen puna të komunikimi publik politik. Njolla e Gërdecit e ka shumëzuar me zero gjithçka thotë ai në publik dhe ky perceptim matet lehtë teksa lexon në mediat e reja asociimet që bëjnë qytetarët.

Pra, kemi të bëjmë me një ekip drejtues që nuk mbjellin besim, ndaj edhe sikur të bëjnë super organizim, nuk kanë asnjë shans të mbjellin frymë anti-qeveritare. Ky është fati i keq i Shqipërisë që sot nuk ka opozitë. Basha, Kryemadhi dhe Mediu duhet të rikrijojnë veten politikisht, përpara se të kërkojnë besimin e popullit. Sepse me atë imazh që kanë, do të bëhen gaz i botës! (Lexo.al)

Next Post
The “Atlantic”: Djali i një picieri shqiptar, komandant i ISIS

The “Atlantic”: Djali i një picieri shqiptar, komandant i ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In