• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk e përsëris dot 2017-ën, timonier

by Astrit Patozi
03/11/2020 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Mos prisni një fushatë qytetare, me alternativa, programe apo me ekipe dinjitoze prej 3 kuajve të lodhur të skenës sonë politike, se do të zhgënjeheni prapë. Nuk keni për të gjetur asgjë nga këto, por vetëm gallatë, barcaleta dhe batuta të ndryshkura, që gjithçka të mbetet si më parë. Ky në fakt, ka qenë edhe qëllimi i marrëveshjes famëkeqe të 5 qershorit, të cilën dikush po thotë se i qëndron deri në vdekje dhe tjetri po bën sikur po e qan.

Nuk ka nevojë të jesh profet për ta parashikuar fushatën e atyre që përfaqësojnë stanjacionin me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës, dhe të tjerëve, që po tundin flamurin e rreckosur të vetëm rotacionit, me argumentin se nuk lejohet të humbasësh më shumë se 8 vjet rresht.

Ndaj zero kërshëri dhe zero vëmendje ndaj atyre, që i kanë dhënë të gjitha provat dhe argumentet në këto 30 vjet, se nuk mund të vijë më asgjë e mirë prej tyre për Shqipërinë. Ashtu siç e kanë nisur do ta bitisin edhe këtë fushatë, me sharje dhe akuza, me fyerje dhe linçime, me mashtrime dhe kërcënime, duke i konsideruar zgjedhjet si frontin e një beteje për jetë a vdekje për vazhdimësinë e pushtetit të tyre personal.

Ndaj përgatituni që tani të zini veshët dhe hundët me duar, kur të dëgjoni dhe shikoni se si do t’i vërsulen njëri-tjetrit me një tërbim, që do të vijë në ngjitje me afrimin e datës së zgjedhjeve. Terminologjia që përdorin për të etiketuar njëri-tjetrin, si kur dalin nga takti, ashtu edhe kur duan të tallen, është një arsye më shumë se përse duhen refuzuar në bllok më 25 prill.

Vrasës, hajdut, xhahil, artist, gjumash, i metë, i shkalluar, imoral, delenxhi etj, mund të ngjajnë epitete të lehta, pas disa ditësh, kur ethet e fushatës të rriten. Jënë të gjitha shenjat se po tentohet të përsëritet 2017-a dhe ëështë jashtë çdo dyshimi që prej kësaj déjà vu-je përfituesi kryesor, në mos i vetmi, është Edi Rama. I cili, me sa duket, është udhëheqësi dhe orkestruesi i kësaj tendence të neveritshme për të marrë peng opinionin publik dhe për ta trajtuar atë si të dënuar me vendim të formës së prerë për të ndjekur apo votuar njërën prej 3 partive të stërkonsumuara, që i kanë bërë gjëmën Shqipërisë, në të gjitha format e mundshme të aleancave të qelbësirave, sipas Mustafa Nanos.
Ndaj edhe ata duhen ndalur në tufë, duke e nisur nga kryetimonieri lundërthyer, që po e ndjen më shumë se kushdo tjetër se po i fut ujë nga të gjitha anët anija e “Rilindjes”. Duke i lënë vetëm në logorenë e tyre, që duket sikur del nga basifondet më të errëta të shoqërisë apo nga mejhanet më të pistave të qytetit.

Ata nuk e kanë zgjedhur kot që të kacafyten kaq shëmtuar dhe të tallen me njëri-tjetrin, duke qenë unikalë në Europë dhe më gjerë për këtë “shpikje” made in Albania. Sepse i tremben përballjes me të vërtetat e mëdha për skandalet dhe zullumet e qeverisjeve të tyre, ndaj edhe u shmangen temave serioze të një fushate normale për një vend të lirë dhe demokratik.

Vetëm një apo disa alternativa të reja, që synojnë realisht ndryshimin, mund ta shmangin neverinë dhe boshllëkun, që shkakton përleshja dhe kërleshja e 3-4 gjelave të politikës primitive, të ciët gjithë këtë luftë e kanë për karriget e tyre. Le t’i lëmë ata në zanatin e tyre të vjetër dhe t’u drejtohemi përulësisht dhe me seriozitet shqiptarëve për t’u shpjeguar dhe mbrojtur projektin e vetëm, që e nxjerr Shqipërinë nga kriza e thellë ku e kanë zhytur ata, të cilët po tregojnë se gjënë më të mirë që mund të bëjnë sot është të na kthejnë kaër vjet mbrapa.

Next Post
Konferenca Botërore e Internetit do të mbahet në Kinë më 23-24 nëntor

Konferenca Botërore e Internetit do të mbahet në Kinë më 23-24 nëntor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In