• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk e more Nobelin, por…”, Rama: Ismail, s’ta tregoj dot ç’më panë sytë duke u marrë me funeralin tënd

by A R
03/07/2024 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në fjalimin e lamtumirës të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, amanetet e fundit të gjeniut të letrave.

Ai tha se Kadare i kishte lemeri tubimet ndaj përcjellja e tij e përkohshme në varrezat e Tufinës, do të bëhet me pjesëmarrjen vetëm të familjarëve.

“I dashur Ismail nuk ta tregoj dot sesa doja ta tregoja ç’më panë sytë e ç’më pa mendja duke u marrë me funeralin tënd. Në këtë novelë të pashkruar, më dhe atë përgjigjen që s’ta mora dot. Më thoshe nuk shkruaj më, i kam thënë të tëra. Më dukej mëkat që pena e tij ishte e shtrirë e pajetë, pro sot jam plotësisht i bindur që Ismail Kadare i tha vërtetë të tera çkishte për të thënë. Kurrë ky vend nuk do rresh së përsëritur me vete, gjithçka Ismail Kadare tha për të dhe për të jetoi apo do të jetojë.

Ndër të terët them unë, jo më në rolin e pakërkuar në personazhin e novelës por thjesht në zëdhënësin e qeverisë shqiptare, Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesë të fundit që te jetë vetëm e tij, jo te dëshmorët. Nuk ishte dëshmor dhe nuk ishte në dëshirën e tij për të rënë dëshmor. Jo bashkë me Naim Frashërin që ishin ndër të paktën që donte dhe respektonte. Nuk na kishte Ismaili t’ja ndalojmë vetminë e tij, për të na thënë atë “jo nuk duan e tij”.

Një vend i qytetëruar nuk i mban bashkë të gjallët me të vdekurit pa i ndarë me mure të lartë për të mos parë përditë njëri tjetrin. Kur mendon që Ismaili ikte sa mundte vendet ku qarkullonin njerëzit, kjo do të ishte një dënim fatal i barabartë me jetën në ferr. Ismail Kadare jetoi si dëshmitar i një fjale që mori lëvdatat dhe nderimet e mundshme të botës dhe të tërë smirën e mundshme.

Nuk e mori çmimin Nobel por mbeti në arkivat e Nobelit, i vetmi kandidat që ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij. Erdhi shkroi dhe iku. Ne i kemi një referim, të respektojmë ikjen duke i dhënë një banesë të fundit ku të mos ndihet i kërcënuar as nga dashuria e pa kërkuar, as nga fqinjësia e padëshiruar që e kishte lemeri, as nga tubimet e fjalimet që i kishte llahtari”-u shpreh Rama.

Next Post
Homazhet për Ismail Kadarenë, Presidenti Begaj: Lamtumirë, i madhi ynë!

Homazhet për Ismail Kadarenë, Presidenti Begaj: Lamtumirë, i madhi ynë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

November 1, 2026
Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

November 1, 2026
Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

November 1, 2026
Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

November 1, 2026
Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

November 1, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In