• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nuk e duronte më të shoqin, ai e ndiqte kudo”/ Psikologia e Caroline dëshmon për 4 orë para Policisë të fshehtat e viktimës, pas vrasjes në klinikë i kishte shkuar dhe Babis

by Java News
22/07/2021 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Psikologia Eleni Milonopoulou ka ndarë detaje të tjera lidhur me seancat që zhvillonte me të ndjerën Caroline Crouch, e cila u vra në maj nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopoulos. Media greke “To Vima” ka ndarë detaje gjatë marrjes së saj në pyetje në Komisariat, e cila zgjati për më shumë se 4 orë.

Vajza 20-vjeçare kishte folur në detaje për marrëdhënien e saj me pilotin, duke deklaruar se sa manipulues ishte ai, ndërsa shprehte dyshimet e tij për gra të tjera në jetën e tij.

“Në janar, Caroline filloi të dyshonte se burri i saj mund të ishte kthyer tek gratë që kishte njohur para martesës. Ajo e dinte që me dy gra nga puna, 32-vjeçari kishte pasur marrëdhënie sentimentale. Së fundmi, asaj nisi që t’i bënte përshtypje se përse ai nuk ndodhej në shtëpi gjatë të dielave kur nuk punonte,”-tregoi ajo.  Seancat e Caroline filluan që në nëntor të vitit 2020, pas një telefonate që piloti bëri me pretendimin se gruaja e tij vuante nga depresioni pas lindjes.

“Ajo nuk mund të duronte më sa manipulues ishte. Jetonte në kontrollin e tij 24 orë në ditë dhe nuk shkonte askund pa lejen e tij, edhe kur ai ishte jashtë. Kur Caroline lëvizte dikur, merrte gjithmonë një taksi që ishte miku i tij. Madje kishte vendosur një aplikacion në celularin e tij për të kontrolluar se ku ishte Caroline. Ai e kishte shkëputur nga shoqet dhe e shoqëronte atë në çdo seancë. Madje kur fliste, kishte frikë se ai mund ta dëgjonte atë që ajo thoshte.”

Psikologia shtoi se seancat u ndërprenë papritur, pikërisht në kohën kur Caroline kishte filluar të hapej dhe të kërkonte këshillat e saj. Ajo beson se gjithçka ka ndodhur për shkak të pilotit. Por nuk mbaron këtu…

Ajo tregon se vrasësi kishte shkuar te ajo pas ngjarjes, gjoja për mbështetje. Mesa duket  piloti po përpiqej të “peshkonte” se çfarë kishte thënë Caroline për të, duke guxuar që ta pyeste se çfarë kishte ndërmend të raportonte tek autoritetet e policisë.

Në fund të rrëfimit të saj, Mylonopoulou dëshmoi se ajo kishte marrë kërcënime për jetën, të cilat dyshonte se i vinin nga piloti.

“Dikush më telefononte dhe më pyeste nëse kisha dëshmuar në Polici për atë që fliste Caroline me mua. Disa ditë më vonë, mora thirrje telefonike kërcënuese nga një i panjohur, i cili po më kërcënonte se do të më vriste duke më thënë “do të ma paguash”,”-e mbylli ajo rrëfimin e saj.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por në përvjetorin e vdekjes të së shoqes atij iu vunë prangat. Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift.

/m.j

Next Post
“Më dëgjoni mua se nuk flas kot”/ Rama merr bukën në dorë në Labovën e Kryqit: Duhet ta shijoni!

“Më dëgjoni mua se nuk flas kot”/ Rama merr bukën në dorë në Labovën e Kryqit: Duhet ta shijoni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com