• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk e dinim se Malltezi ishte trashëgimtar”/ Dosja e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’, Fatmir Mediu e Genc Ruli

by Java News
22/10/2023 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’, aferë për të cilën është arrestuar dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi si dhe është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin si dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Ish-ministrat e Sali Berishës, Fatmir Mediu dhe Genc Ruli të thirrur në SPAK për hetimet për aferën e privatizimit të klubit Partizani kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se trashëgimtar ishte dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi.

‘I pyetur më datë 21.09.2022, shtetasi Fatmir Mediu deklaron se Komisioni i mësipërm, është ndërtuar mbi një bazë të akteve ligjore. Në kujtesën e tij, pas kaq kohësh, nuk ka dijeni se kush e ka përcaktuar përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes. Praně Ministrisë së Mbrojtjes, ka pasur një drejtori dhe sektor përkatës e cila merrej me pronat dhe kombinonte bazuar në ligj me ministritë e tjera, dhe veçanërisht me METE-n. I pyetur nëse i është kërkuar nga ndokush, qe te fillonte procedurat për privatizim ne lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, për terrenet dhe objektet e tij, deklaron se, është bazuar vetëm mbi aktet shkresore dhe ligjore ne lidhje me veprimtarinë e tij, te korrespondencave te mëparshme dhe te kohës qe ka qene ministër. Nuk ka pasur dijeni që trashëgimtar një pjese te tokës ku shtriheshin terrenet sportive dhe objektet e Klubit te Futbollit Partizani, ka qene shtetasi Jamarbër Malltezi.’- ka dëshmuar Mediu.

Genc Ruli deklaron se përshpejtimi i procedurave të privatizimit u bë pas kërkesës së pronarëve

‘11 pyetur me datë 27.09.2022 shtetasi Genc Ruli ka deklaruar: “…Pas vitit 2007 vijuam me procedurën e dytë që është vlerësimi dhe sipas ligjeve vlerësimi behej nga një komision i pavarur, me persona të licencuar dhe me një përfaqësues nga Ministria përkatëse. Përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes e caktonte normalisht Ministria e Mbrojtjes. Ekspertet u zgjodhën nga një listë e miratuar.” I pyetur nëse i është kërkuar nga ndokush, përshpejtimi i procedurave të privatizimit në lidhje me këtë objekt, apo ndonjë ndërhyrje tjetër në lidhje me këtë privatizim, shtetasi Genc Ruli është shprehur se beson se pronarët kanë bërë disa letra kryesisht në vitet 2005, 2006 ku sqaronin gjendjen e pronësisë dhe për të përfituar sipas ligjit, të drejtën e parablerjes. Person tjetër nuk ka pasur. Deklaron se në atë kohë, nuk ka qenë në dijeni që një ndër trashëgimtarët e familjeve që kishin pronësi në këto territore ka qenë shtetasi Jamarbër Malltezi, por sot nga mediat e di këtë fakt. Ai e ka ditur që kanë qenë pronare katër-pesë familje, një ndër të cilat familja Begeja. Personat që nënshkruanin në emër të kësaj familje ishin kryesisht ose Fatmir ose Bashkim Begeja.’- është shprehur Ruli, para prokurorisë./m.j

Next Post
Përdhunuan në grup 26- vjeçaren në sy të bashkëshortit, merret vendimi ekstrem ndaj autorëve

Emrat/ Tre të rinjtë drogojnë 26-vjeçaren në Vlorë dhe e përdhunojnë

Comments 1

  1. Lilo says:
    2 years ago

    Hahahaha, keta nuk kane ditur azgje! Nuk eshte cudi te thone qe privatizimin e ndryshimin e destinacionit te kompleksit “Partizani” e ka bere Putini me sherbimet e tij sekrete. Ashtu si Gerdecin. Cfare plehrash!

    Reply

Leave a Reply to Lilo Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

February 18, 2026
“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

February 18, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In