• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Notis Sfakianakis vjen në Tiranë për muzikë, jo për politikë

by Denis Dyrnjaja
21/05/2018 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Yxhymi turk kundër një këngëtari grek është pa sens. Në Tiranë pas pak ditësh ekzaktësisht të enjten do të performojë një nga këngëtaret më të famshëm të muzikës greke, Notis Sfakianakis. Orët e fundit një valë dalldie e pakuptueshme dhe për më tepër e pashpjegueshme ka shpërthyer duke e etiketuar dhe anatemuar këtë legjendë të muzikës greke, si njeri ekstremist, nazist apo antishqiptar.

Nëse Notis Sfakianakis vjen në Shqipëri besoj se e di mirë se ku po vjen e përballë kujt do këndojë, ndaj kjo histeria me nacionalizma imagjinarë shqiptare dhe me armiq të kombit, nuk bën shumë sens ndërkohë që i kemi ulur brekët nga mëngjesi deri në darkë për çështje vërtetë kombëtare, që as nuk na i prish e as nuk na i rregullon një këngëtar grek. Kombëtarinë është mirë ta tregojmë aty ku duhet dhe si duhet në dinjitetin dhe prosperitetin e shtetit. Se duke qenë dinjitare si shtet e si popull edhe të huajt, madje edhe ata që janë vërtetë armiq të trajtojnë me respekt.

Arti nuk duhet përzierë me politikën, politikën le ta bëjnë politikanët, artin, artistët dhe ekstremizmin anadollakët. Personalisht nuk më pëlqen qasja që një pjesë e grekëve, serbëve apo maqedonasve kanë ndaj shqiptarëve, por kjo vetëm sa i bën ata arkaikë, të verbër dhe demode. Të bëhemi si ata është më e thjeshta, të jemi ndryshe nga ta është diferenca. Rrëmbimi për të kapur flamurin e nacionalizmit të sëmurë vetëm se na tregon të dobët dhe na bën më të dobët në sytë e njëri tjetrit dhe në sytë e tyre që na përçmojnë. Le të mos bëhemi si ata që shajmë dhe le të mos bëhet një grek sebep pa shkak për përçarjen e shqiptarëve.

Ta presim e shoqërojmë Notis Sfakianakis me duartrokitje për muzikën dhe artin e tij, sepse në fund të fundit duartrokitjet janë një shuplakë moderne për çdo nacionalist, pavarësisht kombësisë së tij. Arti i shuan ndasitë, muzika i qetëson shpirtrat. Le t’i shuajmë edhe ndasitë e le ti qetësojmë edhe shpirtrat nën melodinë hyjnore të Notis Sfakianakis dhe perlave të tij muzikore. Të enjten në mbrëmje unë do të duatrokas për të gjitha sa thashë!

Next Post
Luana tregon dramën: Humba babain kur isha foshnjë, punoja që 14-vjeçe

Luana tregon dramën: Humba babain kur isha foshnjë, punoja që 14-vjeçe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In