• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nostradamusi i Ballkanit” kishte parashikuar infektimin e Donald Trump me Covid-19

by A R
04/10/2020 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Baba Vanga, gruaja e verbër bullgare që konsiderohet si “Nostradamusi i Ballkanit” dhe që besohet se ka parashikuar ngjarjet që do të ndodhin nëpër botë, kësaj radhe thuhet se kishte menduar edhe infektimin me Covid-19 të Presidentit amerikan Donald Trump.

Pretendohet se vite më parë, Baba Vanga të kishte parashikuar se Donald Trump do të vuante nga një sëmundje misterioze në vitin 2020, e cila do ta lërë të shurdhër dhe do t’i shkaktojë tumor në kokë.

Ajo që dihet është se më 2 Tetor, vetë Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se është prekur nga Covid-19 dhe ndodhet në një spital ushtarak për trajtim mjekësor. Gjendja e tij është e mirë, ka thënë mjeku i kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Disa nga parashikimet e tjera të Baba Vanga thuhet se kanë qenë sulmet e 11 Shtatorit ndaj kullave binjake në SHBA, dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian dhe cunami vdekjeprurës në Tajlandë. Thuhet gjithashtu se Baba Vanga ka bërë parashikime për ngjarjet që do të ndodhin në botë deri ditën kur ka vdekur në vitin 1996.

Baba Vanga lindi dhe u rrit në një fermë që sot është pjesë e Maqedonisë së Veriut, dhe më pas jetoi në Bullgari ku dhe vdiq. Thuhet se një stuhi pluhuri bëri që ajo të humbiste shikimin. Nga ana tjetër, fitoi një aftësi më të madhe, sipas gojëdhënave, që të parashikonte ngjarjet që do të ndodhnin në botë.

Në një parashikim që kishte bërë në vitin 1989, Baba Vanga kishte thënë: “Tmerr, tmerr. Vëllezërit amerikanë do të sulmohen nga zogjtë prej çeliku. Ujqërit do të ulërijnë dhe gjaku i të pafajshmëve do të derdhet”.

Këto fjalë të saj janë përkthyer si parashikim i sulmeve terroriste në SHBA, ku dy aeroplanë u përplasën në kullat binjake më 11 Shtator 2001.

Baba Vanga nuk ka shkruar kurrë asnjë nga parashikimet e saj. Por qeveria bullgare i mori aq seriozisht profecitë e saj, saqë e përfshiu Baba Vangën në listat e pagamarrësve shtetërorë. Një ekip u ngarkua me detyrën për të shkruar të gjitha parashkimet që kishte bërë Baba Vanga dhe të transkriptonin intervistat që ajo kishte bërë me qytetarë të ndryshëm.

Sidoqoftë, jo gjithçka që ka parashikuar ka qenë e saktë. Në një parashikim të vjetër të saj, Donald Trump do të duhej të sëmurej në vitin 2019, dhe një luftë bërthamore që kishte parashikuar në vitet 2010-2014 nuk ndodhi kurrë. 

/a.r

Next Post
I dënuar me 6 vite burg për drogë në Itali, arrestohet shkodrani me dy emra

Kërcënonte vjehrrën, rrihte fëmijët e saj dhe të kunatit, arrestohet 32-vjeçarja nga Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In