• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Normalizimi i spiunëve dhe “non gratave” në politikë

by Mero Baze
20/10/2022 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë është duke miratuar një ligj për hapjen e dosjeve dhe lejimin e korrigjimit të certifikatave të pastërtisë dhënë nga Komisionet “Bezhani” e “Mezini”, dosja e Ilir Meta/Metaj po qarkullon lirshëm nëpër portale.

Në dosjen e qytetarit Filip Talo duket qartë se Ilir Meta/Metaj është personi që me teknikë operative ka siguruar dëshmitë se ai ka folur për t’u arratisur jashtë shtetit. Ligji jonë parashikon se personat që kanë dhënë dëshmi të fshehta në gjyqe politike, konsiderohen bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Ilir Meta/Metaj i plotëson gjithë kushtet për këtë status dhe do ta marrë. Por kjo nuk zgjidh më asgjë. Për tridhjetë vjet, Ilir Meta/Metaj është personi që ka arritur të marrë dhe të gëzojë gjithë postet e mundshme politike në një vend.

Ai u bë deputet 22 vjeç, kryeministër 28 vjeç, kryetar parlamenti 44 vjeç, president 48 vjeç dhe tani sillet rrugëve të Shqipërisë pasi i ka ndërruar emrin partisë së tij të vjetër.

Dekomunistizimi i shoqërisë dhe mbajtja larg e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit nga jeta publike dhe politika, ka kuptim kur arrihet ky qëllim. Ilir Meta/Metaj, që bazuar në këtë ligj, mund të lejohej të ishte vetëm peshëngritës, për tridhjetë vjet ka arritur të marrë gjithçka çfarë mund të marrë një politikan nga postet më të larta publike në vend, duke qenë rekordmeni i Shqipërisë.

Tani shpallja e tij bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ngjan më tepër si grada e fundit që duhet të merrte, dhe jo si ndëshkimi i parë.

Tani me qesëndi ai do të thotë se ka qenë deputet, kryetar partie, kryetar FRESH, kryetar Parlamenti, kryeministër, president dhe… bashkëpunëtor Sigurimi.

Dëmi më i madh që i ka bërë Ilir Meta dhe Sali Berisha standardeve poshtëruese në Shqipëri, është normalizimi i tyre.

Ilir Meta e normalizoi të qenit bashkëpunëtorë Sigurimi në politiken shqiptare. E normalizoi jo aq duke mos e pranuar akuzën për dosjen që po i del sheshit, por e normalizoi duke e konsumuar atë si një normalitet që ja tregojnë pas betejës.

Në të njëjtën mënyrë Sali Berisha po normalizon statusin e tij “non grata” në Perëndim. Pasi u shpall “non grata” nga sekretari Blinken për korrupsion madhor familjarisht dhe minues i demokracisë, ai nisi një lëvizje politike anti-amerikane, duke e konsideruar suksesin politik si sukses anti-amerikan.

Të njëjtën gjë bëri dhe me Britaninë e Madhe, e cila po ashtu e futi në listën e personave “non grata” për korrupsion dhe lidhje me njerëz të inkriminuar që i përdor politikisht. I ra shkurt dhe akuzoi ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri si të korruptuar dhe thotë gënjeshtra të cilat tani duken normale.

Për shembull thotë ‘Damir Fazliç nuk ka qenë kurrë në zyrën time’. Unë personalisht e kam takuar tre herë në jetë Damir Fazliçin në zyrë të tij. Gjithë shqiptarët e kanë parë bashkë me të në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe vet është mburrur në Parlament më 2008 se e ka mik dhe është armik i socialistëve. Vajza e tij ishte “de facto” pronare e kompanive te të tij, me bazë në Qipro, përmes te cilave pastronin leket e fituara këtu.

Por duke thënë gënjeshtra të reja për çdo akuzë të rëndë, duket sikur krijohet një gjendje normale dhe për këtë çështjen e “non gratës”, duke e konsideruar dhe atë sikur është gënjeshtër.

Është historia e dy njerëzve të cilët deformimet e thella të jetës së tyre politike dhe pushtetit, po përpiqen t’i paraqesin si normalitet, duke na imponuar të gjithëve standardin e pranimit të bashkëpunëtorit të Sigurimit të shtetit, standardin e pranimit të një familje të korruptuar si familja Berisha, pranimin e një grupi politikanësh që njihen si shantazhues të drejtësisë etj. Pra po përpiqen të na imponojnë normalizimin e së keqes. Për të bashkëjetuar përjetësisht me të.

Kjo është arsyeja që më shumë se sa Berishës e Metës, duhet të na vijë turp ne, që pas 30 vjetësh ata kanë bërë çfarë kanë dashur, kanë vjedhur, kanë vrarë, kanë spiunuar, kanë shantazhuar dhe tani këtë gjë duan të na e imponojnë si normalitet. Ky është rasti kur të turpëruarit mbetemi ne. Ata nuk kanë faj që u duket normale çfarë kanë bërë, derisa nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë.

Next Post
“Ndjesë”/ Alibeaj për hapjen e plotë të dosjeve: Simbolizmi i ndarjes me diktaturën, litar në këmbët e kësaj shoqërie. Ta shohim cullak…!

“Ndjesë”/ Alibeaj për hapjen e plotë të dosjeve: Simbolizmi i ndarjes me diktaturën, litar në këmbët e kësaj shoqërie. Ta shohim cullak...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In