• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndjesë”/ Alibeaj për hapjen e plotë të dosjeve: Simbolizmi i ndarjes me diktaturën, litar në këmbët e kësaj shoqërie. Ta shohim cullak…!

by Java News
20/10/2022 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj nga Foltorja e Kuvendit u shpreh se do duhet të gjejë kurajo gjithsecili që nuk është i kapur dhe nuk ka skelete në dollap për sa i përket hapjes së dosjeve.

Sipas Alibeajt, e gjithë klasa politike sot duhet të jetë kokulur para të burgosurve, atyre që kanë vuajtur, por edhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e regjimit komunist.

Alibeaj: Asgjë triumfaliste nuk ka në diskutimin e kësaj çështje. Nuk do bëj asnjë falënderim, madje unë vetëm jam kokulur në arritjen nëse do të arrihet hapja e dosjeve. Klasa politike sot duhet të jetë kokë ulur 31 pas rënies së diktaturës. Duhet të jetë kokë ulur para të burgosurve dhe atyre që kanë vdekur në burgjet e komunizmit.

Secili prej nesh duhet të bëjë një gjë, të heshtë dhe të ulë kokën. Hapje e plotë e dosjeve për këdo dhe pa asnjë kusht nuk është vetëm simbolizmi i ndarjes me diktaturën, por edhe me tranzicionin.

Historia është ajo që nesër duhet të na falenderojë. Nuk bëhet vetëm hapja e dosjeve për të parë kush kanë qenë bashkëpunëtorët e sigurimit, por për të parë kush kanë qenë punëtorët, prokurorët, gjyqtarët, ekspertët dhe gardianë burgjesh që vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kanë pasur në bukën e tyre të përditshme. Do të duhet të gjejmë kurajën për të gjetur kush nuk është i kapur dhe kush nuk ka skelete në dollap.

Në 2022 vendi i cili kërkon integrimin në Evropë do duhet ta kishte bërë të parën. Është fillimi i një procesi purifikues të kësaj shoqërie. Ne do duhet ta shohim cullak si ka qenë e shkuara e afërt e këtij vendi për të kuptuar se cilat ishin shkaqet e kësaj ngjarjeje që jemi sot. Çdo gjë që ka ndodhur në 50 vite diktaturë dhe 30 vite tranzicion. Litarë në këmbët e kësaj shoqërie dhe nuk e lë të shkojë përpara.

Asnjë lloj triumfalizmi nuk ka. Besoj se historia do të jetë ajo që do të na vlerësojë nesër. Na falni shqiptarë, ju që keni vuajtur, ju që nuk gjeni eshtrat, ju që keni hequr të zitë e ullirit nga punëtorë dhe bashkëpunëtorë të sigurimit që kaq vonë u kujtuan për ju. Ndjesë!/m.j
Next Post
Do të vriste biznesmenin e njohur në Elbasan/ Kush është Rigers Spahiu, çfarë e lidh me Erion Alibejn

Do të vriste biznesmenin e njohur në Elbasan/ Kush është Rigers Spahiu, çfarë e lidh me Erion Alibejn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In