• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nobelisti Engle: Takimi Trump-Xi spektakël, problemet reale s’morën zgjidhje

by A R
31/10/2025 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eugenio Eccorsio, la Repubblica

Ekonomisti amerikan Robert Engle, fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi (2003) dhe profesor në Universitetin e Nju Jorkut (NYU), ka komentuar në një intervistë për shtypin europian, takimin e zhvilluar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut.

Sipas Engle, samiti prodhoi më shumë imazh mediatik sesa rezultate reale, duke lënë në hije çështje thelbësore si Tajvani, Ukraina dhe armët bërthamore.

Engle foli nga Abu Dhabi, ku Instituti i tij “Volatility and Risk Institute” sapo ka hapur zyrën e dytë jashtë SHBA-së, pas asaj të Shangait.

Intervista

Profesor Engle, si e vlerësoni samitin mes Trump dhe Xi?

Nga pikëpamja tregtare, takimi mund të konsiderohet një sukses dhe ky është një lajm i mirë. Por, nëse e zgjerojmë vështrimin drejt aspektit gjeopolitik, asnjë problem i rëndësishëm nuk u zgjidh.

Madje shumica e problemeve nuk u prekën fare, me Tajvanin që mbetet pika më e nxehtë.

Trump bëri shfaqjen e zakonshme, por në thelb është sikur ky samit të mos kishte ndodhur fare. Ai la pas dore çështjet më delikate.

Megjithatë, në fushën tregtare, duket se ka pasur disa hapa përpara?

Po, por këtu ndalemi. Kina ka hequr kufizimet për eksportet e mineraleve të rralla, ndërsa SHBA-ja do të lejojë shitjen e çipave për inteligjencë artificiale dhe do të shtojë eksportet e sojës. U ra dakord që kontrolli ndaj fentanylit të jetë më i rreptë dhe tarifat për substancat paraardhëse të opioideve të ulen në 10%.

Çfarë mbetet problematike, sipas jush?

Në total, tarifat ndaj Kinës mbeten mesatarisht në nivelin rekord prej 47%. Kjo është shumë e lartë.

Dhe të mendosh se kjo situatë, e nisur më 2 prill në Shtëpinë e Bardhë me një seri deklaratash dhe kundërdeklaratash që tronditën ekonominë botërore, duhej shmangur.

Është e paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën amerikane. Edhe nëse Gjykata e Lartë i shpall të pavlefshme këto masa, dëmi tashmë është bërë dhe është i madh, madje i përhershëm.

Mendoni se brenda një viti diplomacitë mund të arrijnë një balancë të re mes SHBA-së dhe Kinës?

Jo. Tensionet janë shumë të thella, edhe pse ka pasur një hap të vogël përpara. Problemet me Kinën nuk filluan me Trump.

Ka vite që sektorë si industria automobilistike, çeliku dhe gjysmëpërçuesit kërkojnë zgjidhje. Por Trump i shndërroi këto çështje ekonomike në një furtunë globale, duke keqinterpretuar konceptin e sanksionit tregtar.

Kujtoni Brazilin, i ndëshkuar për procesin ndaj Bolsonaros, apo Kanadanë, që u godit sepse Trump nuk pëlqeu një reklamë nga Ontario.

Kështu, lufta e ftohtë ekonomike me Kinën, jo vetëm që nuk ka mbaruar, por do të vazhdojë. Ndryshe nga ajo e shekullit të kaluar, tani të dyja palët varen nga njëra-tjetra për të vazhduar zhvillimin.

Ndërkohë, Trump ka paralajmëruar rifillimin e testeve bërthamore. Pse tani?

Koha e njoftimit nuk ishte rastësore. Kina deri tani ka qenë jashtë marrëveshjeve për armët bërthamore sepse arsenali i saj ishte shumë më i vogël se ai i SHBA-së dhe Rusisë. Por kjo po ndryshon. Pekini po ecën me ritme të shpejta drejt fuqizimit bërthamor.

Trump, me deklaratën e tij, deshi të tregojë se Amerika mbetet më e forta dhe t’i paralajmërojë rivalët të mendojnë dy herë para çdo hapi të rrezikshëm.

Megjithatë, sinqerisht, mendoj se nëse një luftë bërthamore duhej të shpërthente, ajo tashmë do të kishte ndodhur, duke parë tonin e kërcënimeve, sidomos nga Rusia.

Në samitin e Busanit nuk u fol as për Rusinë, as për Ukrainën. Një rast i humbur për paqen në Kiev?

Nuk u fol me qëllim, për të shmangur gafa diplomatike. Luftërat shpërthejnë shpesh për keqkuptime ose deklarata të gabuara. Në këtë rast, udhëheqësit preferuan të shmangnin çdo rrezik.

Më mirë heshtje e kujdesshme sesa një fjalë që mund të ndezë zjarrin.

Next Post
Ballkani i Hapur/ Pacolli thirrje Kurtit: Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

May 15, 2026
Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

May 15, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Drejtësia, “porta e Herkulit” për të hyrë në BE

May 15, 2026
Arrestohet shefi i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje vrasjeje dhe zhdukje trupi

Arrestohet shefi i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje vrasjeje dhe zhdukje trupi

May 15, 2026
Ambasadori i BE-së takim me kryeprokurorin Olsian Çela: Bashkëpunim me KLP për standarde të larta etike

Ambasadori i BE-së takim me kryeprokurorin Olsian Çela: Bashkëpunim me KLP për standarde të larta etike

May 15, 2026
Mbi pushtetin, kapelën dhe keqpërdoruesit

Mbi pushtetin, kapelën dhe keqpërdoruesit

May 15, 2026
Rama nga Estonia: U desh ardhja në pushtet e Trump dhe agresioni në Ukrainë i Putinit që Europa të zgjohej

Rama nga Estonia: U desh ardhja në pushtet e Trump dhe agresioni në Ukrainë i Putinit që Europa të zgjohej

May 15, 2026
Netanyahu: Kemi treguar forcën e shtetit tonë! Izraeli kontrollon 60% të Rripit të Gazës

Netanyahu: Kemi treguar forcën e shtetit tonë! Izraeli kontrollon 60% të Rripit të Gazës

May 15, 2026
Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro

Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro

May 15, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Si të mësojmë në erën e inteligjencës artificiale?

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In