• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Njohja e viteve të punës, nis firmosja e marrëveshjeve me shtetet e huaja

by A R
26/01/2017 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Austrinë për njohjen e pensioneve, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi deklaroi sot se Qeveria shqiptare ka arritur të realizojë marrëveshje me disa vende, dhe është në përpjekje për të ecur më tej, edhe me vende të tjera.

Gjatë një interviste televizive, ministri Klosi ka folur për ecurinë e deritanishme si dhe bisedimet e bëra në këtë drejtim me Italinë dhe Greqinë, dy vende ku jeton pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë.

“Në duam të mbyllim këto marrëveshje me të gjitha vendet e BE. Mendojmë se do ecim mirë në Francë e Angli, jemi gati të firmosim edhe me Kanadanë brenda muajit mars. Do të realizojmë edhe me Kosovën”, ka deklaruar ai.

Interesi më i madh për njohjen e viteve të punës është me Greqinë e Italinë ku ka më shumë emigrantë shqiptarë dhe ministri sqaron se vijojnë bisedimet me palët përkatëse për finalizimin e marrëveshjeve.

Përsa i përket Italisë, Klosi thotë se administrata atje po llogarit sesa është efekti financiar për ta.” Ky nuk është një debat thjesht ekonomik, por është më shumë politik. Njohja e viteve të punës, bën që qytetarët shqiptarë të përfitojnë vitet e punës si në Shqipëri, ashtu edhe në vendin ku kanë emigruar. Me Italinë shpresonim shumë ta kishim arritur këtë gjë në këtë mandatin tonë të parë qeverisës. Shpresojmë që në muajt në vazhdim t’i japim rrugë hapave të parë. Së shpejti do të përmbyllim me Kanadanë”, ka deklaruar Klosi.

Gjatë një vizite zhvilluar në shtator të një viti më parë në Itali, ministri Klosi i kërkoi zv/kryeministrit italian, Tommaso Nannicini ecjen më shpejt me njohjen e marrëveshjes së kontributeve shoqërore, marrëveshje që do tu vijë në ndihmë mijëra shtetasve shqiptarë që vitet e punës  kanë ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë, sikundër edhe qindra qytetarëve italianë që gjithashtu kanë ndarë vitet e punës mes të dyja shteteve.

Next Post
Doomsday Clock, ora që llogarit fundin e botës

Doomsday Clock, ora që llogarit fundin e botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com