• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me vendin që ofron turizëm për seks! Lagjet me drita të kuqe që kthehen në…

by
21/08/2022 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë turistë kërkojnë aventura seksuale dhe janë të gatshëm të paguajnë për to. Viktima të kësaj bëhen edhe minorenet. Shumë destinacione turistike i druhen konfrontimit me këtë temë.

Kur bëhet natë, Playa de Palma zgjohet dhe jeta e natës në zonën më të rëndësishme të pushimeve të Majorkës gjallërohet. Gra, që vijnë kryesisht nga Nigeria ofrojnë shërbimet e tyre vetëm njëqind metra larg plazhit, larg syrit të publikut. Klientët e tyre janë vetëm pushuesit. “Turistët e rrisin shumë kërkesën për seks që shitet e blihet në Majorkë”, thotë Rocío López nga organizata humanitare Médicos del Mundo, e cila prej vitesh merret me çështjet e prostitucionit në ishull. Kështu shifrat rriten në muajt e verës me 50 përqind.

Lagjet me drita të kuqe kthehen në pika turistike

Ekspertët theksojnë se turizmi i seksit është një dukuri me shumë plane, që ekziston praktikisht në të githa vendet e botës, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pushuesit e Majorkës, për shoferët e destinacioneve të largëta në SHBA, për udhëtarët e biznesit në Berlin, Manila dhe Rio de Zhaneiro ose për turistët e anijeve në Republikën Domenikane. Fenomeni përfshin edhe europianët që kërkojnë një të dashur në plazhet e Mombasës. “Erotika dhe aventurat seksuale janë vërtet motive udhëtimesh”, thotë Antje Monshausen nga qendra eksperte Tourism Watch e organizatës Bukë për Botën, Brot für die Welt. “Jo më kot, lagjet me drita të kuqe, si për shembull ajo e Amsterdamit, kthehen në vende turistike”. Vetëm në Spanjë, prostitucioni është një biznes që sjell miliarda, në gjithë vendin dhjetëra mijëra gra punojnë si prostituta. Sa janë vërtet nuk e di askush, sepse kemi të bëjmë me një aktivitet që nuk rregullohet me ligj. Sipas organizatës humanitare, APRAMP, në asnjë vend europian nuk përfitohet kaq shumë nga shërbimet e prostitucionit sa në Spanjë, në rang botëror Spanja ndodhet në vend të tretë, pas Tailandës dhe Puerto Ricos. Turizmi luan një rol jo të vogël për këtë gjë, siç e tregon edhe Majorka.

“Shfrytëzimi i varësisë nuk është etik”

“Në udhëtime shpesh normat etike vlejnë më pak,” thotë Monshausen. “Kontrolli social është më i vogël, pihet alkool dhe nuk tregohet shumë kujdes.” Shumë vetë duan që kur shkojnë me pushime të dalin nga darat e jetës së përditshme, të jenë pak më të lirë nga konvencionet. “Pikërisht në turizëm kemi të bëjmë me hendek të madh ekonomik midis udhëtarëve dhe popullsisë lokale. Shfrytëzimi i varësisë që krijohet nuk është etik.”

Çfarë formash mund të marrë kjo u pa kur policia e Majorkës zbuloi para ca kohësh aktivitetet e tregtarëve të mishit të bardhë, të cilët kontrollonin jetën e natës në Playa de Palma. Me premtime false, kontrabandistët fusnin në vend gra që detyroheshin të prostituonin për të paguar borxhet prej disa dhjetra mijëra eurosh. Sipas Médicos del Mundo, rreth 95 përqind e gjithë prostitutave në Spanjë janë migrante, që nuk kanë leje qëndrimi, prandaj nuk mund të gjejnë punë të rregullt. “Që këto gra vendosin të lira për të prostituuar është përrallë,” thotë Rocío López. “Sepse sikur të ishte kështu ato do të kishin mundësi të zgjidhnin.”

Pandemia e Koronës rrit rreziqet për fëmijët

Një problem i veçantë është turizmi i seksit, kur shfrytëzohen minorenë, siç ndodh në shumë vende të botës. Sipas Josephine Hamann-it nga organizata në ndihmë të fëmijëve, ECPAT, në këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm me keqbërës pedofilë. “Ka një numër të madh udhëtarësh që nuk kanë prirje të tilla, që kthehen në anonimitetin e vendit të huaj në keqbërës të rastit”, thotë ajo. Hamann mendon, se për shkak të pandemisë së Koronës pritet të ketë shtim të fenomenit. Situata ekonomike e shumë familjeve është keqësuar shumë vitet e fundit. Presioni për të shtuar të ardhurat është në rritje. “Kështu rreziqet për fëmijët rriten,” thotë ajo.

Në sektorin e turizmit vetë sensibilizimi për këtë temë është i madh ndërkohë. “Shfrytëzimi seksual është ende temë aty ku shumë vetë nuk duan të shohin,” thotë Hamann. “Kur kemi të bëjmë me minorenë, shumë vetë nuk duan të merren fare me këtë gjë.” Edhe Antje Monshausen nga Tourism Watch sheh shumë për të bërë. “Asnjë vend, asnjë destinacion turistik nuk do që të merret në mënyrë ofensive me këtë temë,” thotë ajo. Askush nuk do që të rrezikojë duke u stigmatizuar si destinacion për turizmin e seksit.

Klientët e prostitutave mund të gjobiten në të ardhmen në Majorka

Në Majorkë kjo temë nuk diskutohet në publik. Lokalet gjysmë lakuriq dhe lokale të tjera bëjnë në Playa de Palma reklama të shumta dhe të pambuluara për tërhequr klientë. Policia kufizohet vetëm me kontrollin herë pas here të prostitutave që ndodhen në rrugët e jetës së natës. “Mungon krejtësisht puna sqaruese,” thotë Rocío López nga Médicos del Mundo. “Sidomos për pushuesit.” Por së shpejti do të ketë një ndryshim të madh: Qeveria spanjolle ka planifikuar të ndryshojë të drejtën penale, në mënyrë që në të ardhmen kush pranon shërbimet e prostitutave të ketë parasysh edhe gjobat e larta që mund të marrë./DW

/e.d

Next Post

Duhet të jemi më seriozë se spiunët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

“Hidratim dhe shmangie të ekspozimit gjatë pikut”, ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

June 24, 2026
Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Inspektorët e OKB-së hyjnë në Iran? SHBA dhe Teherani me deklarata kontradiktore për Hormuzin dhe programin bërthamor

June 24, 2026
Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

June 24, 2026
Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

June 24, 2026
“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

June 24, 2026
Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

June 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rama nuk është i korruptuar. Sloganet nuk janë fakte

June 24, 2026
“Bëhu ushtar i prokurorisë”, përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit: S’ka pasur ndikim nga ana ime!

“Bëhu ushtar i prokurorisë”, përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit: S’ka pasur ndikim nga ana ime!

June 24, 2026
Vala ekstreme e të nxehtit godet Europën, Franca regjistron 45 viktima

Vala ekstreme e të nxehtit godet Europën, Franca regjistron 45 viktima

June 24, 2026
“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In