Pas inaugurimit të godinës së re, Banka e Shqipërisë çeli “Muzeun e Parave” e valutës shqiptare ndër shekuj.
“Përurimi i ndërtesës ishte rasti më i mirë për të përuruar edhe një tjetër jubile modest të punës tonë në këto vite.
Ashtu siç është traditë kudo në botë, më në fund edhe Banka e Shqipërisë do të ketë muzeun e saj, të cilin zyrtarisht po e çelim sonte. Në thelb të muzeut qëndron paraja, në të gjitha dimensionet e saj.
Aty janë pasqyruar jo vetëm transaksionet fizike dhe roli i saj në periudha të ndryshme të zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe forma se si ky aset i çmuar ka evoluar fizikisht, nga forma e çuditshme që ajo kishte në lashtësi, tek sofistikimi i saj përgjatë shekujve, deri në formën e sotme të dukshme dhe atë të padukshme përmes transaksioneve dixhitale”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko.