Ajo çfarë e bën dikë të parezistueshëm nuk është pamja, por mënyra se si ky person njëherësh mund të ta marrë mendjen, të t’i shpeshtojë rrahjet e zemrës dhe të ta bëjë shpirtin të buzëqeshë.
”Të gjithë njerëzit duan që të jenë të parezistueshëm një herë në disa kohë.Të jesh i parezistueshëm mund të vijë natyrshëm tek disa, por për pjesën tjetër prej nesh, është diçka me të cilën duhet të punojmë. Sepse nuk ka gjithmonë të bëjë me mënyrën se si dukemi.
Sigurisht, ka disa aspekte fizike për të qenë i parezistueshëm, por për pjesën më të madhe, e gjitha ka të bëjë me qëndrimin. Ka sjellje të caktuara që mund ta bëjnë çdokënd të tillë.
Këtu janë disa nga mënyrat më të mira për t’ju bërë të parezistueshëm, pavarësisht se kush jeni.
Mos krijoni situata dramatikeNegativiteti tërheq njerëz negativë.
Shumica e njerëzve nuk duan të qëndrojnë me dikë që është gjithmonë i rrethuar nga negativiteti dhe drama.Sipas ekspertit të marrëdhënieve Tony Chatman, “… Nëse “lidheni” me dikë për një çështje negative, ata do të ndjejnë se kanë gjetur një partner në fatkeqësinë e tyre dhe ata do të kërkojnë çdo herë që ndihen keq”.Kur ju rrini larg situatave dramatike, ju jeni duke u dhënë njerëzve të tjerë një hapësirë të sigurt rreth jush dhe ata do të duan të qëndrojnë në praninë tuaj.Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të flasin me ju dhe të hapen.
Kur mbani qëndrime pozitive dhe largoni negativitetin, do të jeni të parezistueshëm për të gjithë.Tregojeni dobësinëPër të qënë të parezistueshëm, duhet të lidheni me njerëzit në një nivel personal. Nëse jeni të mbyllur në vetvete, nuk do të jeni në gjendje të jeni të tillë. Për t’u lidhur me njerëzit, duhet të lejoni veten të jeni të prekshëm.Hapuni dhe ndani ndjenjat tuaja dhe flisni për gjërat që besoni. Kur keni dobësi, njerëzit e tjerë do t’ju shohin si një krijim i realizuar plotësisht.Ju bëheni tre dimensionalë sapo të tregoni anën tuaj të ndjeshme. Dhe për shumicën e njerëzve, ndjeshmëria është tepër e parezistueshme. Njerëzit duan të jenë rreth atyre me të cilët mund të lidhen në një nivel të thellë dhe shpirtëror.Përqëndrohuni tek njerëzit e tjerë.
Zakoni më i rëndësishëm për ta bërë veten të parezistueshëm është të përqendroheni tek njerëzit rreth jush.
Sigurisht që mund të merrni kohë për veten tuaj kur keni nevojë, por njerëzit e parezistueshëm përpiqen të përqëndrohen në ndihmën ndaj të tjerëve. Ky për më tepër është një zakon i mirë.Kaloni më pak kohë duke menduar se çfarë mund të bëjnë njerëzit për ju dhe shpenzoni më shumë kohë duke menduar për atë që mund të bëni për njerëzit e tjerë.Duhet të siguroheni që të dini të thoni “jo”.
Fokusohuni tek njerëzit rreth jush dhe ata do të ndjejnë se prania juaj është e parezistueshme.Kujtohuni: Jini gjithmonë vetvetjaSigurisht, të gjithë e kemi dëgjuar frazën “Ji vetvetja” aq shumë sa nuk numërohet dot, por është një ide e mirë që këtë frazë ta kthejmë në një zakon.
“Ta pranoni veten ashtu siç jeni në të vërtetë është hapi i parë i të qënit vetvetja,”thotë eksperti i gjuhës së trupit Robert Phipps.Të jesh autentik është një mënyrë për ta bërë veten të parezistueshëm për njerëzit e tjerë. Kur përpiqemi të jemi dikush që nuk jemi, ne priremi të dalim nga vetja.Është më mirë vetëm të jeni autentikë dhe të vërtetë për veten.
Kur jeni vetvetja, ju tërhiqni llojin e njerëzve që ju pëlqen për atë që jeni, jo për dikë që po përpiqeni të jeni.Jini të respektueshëmRespekti për veten dhe për njerëzit e tjerë është një sjellje kyçe për të qënë të parezistueshëm. Njerëzit që janë të parezistueshëm i trajtojnë të gjithë me respekt.
Asgjë nuk është më e parezistueshme sesa të shohësh dikë që trajton një kamerier apo një baristi si një qenie njerëzore.
Duke respektuar veten është një mënyrë tjetër për të qënë absolutisht të parezistueshëm. Kjo do të thotë të kujdesesh për veten, mendjen, trupin dhe shpirtin.Gjithashtu do të thotë të njihni caqet tuaja. Mos lejoni që njerëzit e tjerë të ecin mbi ju.
Të qënit i parezistueshëm është më shumë se sa thjesht pamje e jashtme. Të bësh një model flokësh apo të veshësh rroba të bukura mund të ndihmojnë, por nuk do të shërbenin për asgjë nëse dikush nuk ka qëndrimin si bazë për këto.Nëse doni që të jeni të parezistueshëm, këto janë sjelljet dhe zakonet më të mira për të zgjedhur.
Duke qënë të respektueshëm, të sjellshëm, jo dramatik dhe të ndjeshëm do t’i shfaqë pjesës tjetër të botës se çfarë lloj personi jeni në të vërtetë.