• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vit pa Dhimitër Anagnostin, filmat e regjisorit të mirënjohur në kujtesën e shqiptarëve

by A R
01/09/2026 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit më parë, arti dhe kultura shqiptare humbën një prej figurave të tyre më të shquara, Dhimitër Anagnostin. Në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, kujtimi i tij mbetet i gjallë përmes veprës së pasur që ai la pas dhe gjurmës së thellë që la në kinematografinë shqiptare.

Dhimitër Anagnosti ishte një emër që i dha ekranit shqiptar një gjuhë të veçantë, të ndërtuar mbi humanizmin, vëzhgimin e hollë të jetës dhe dashurinë për njeriun. Si regjisor, skenarist dhe një prej mjeshtërve të kinemasë sonë, ai krijoi vepra që nuk i përkasin vetëm kohës kur u realizuan, por vazhdojnë të flasin edhe sot.

Në filmat e tij jetojnë njerëz të zakonshëm, me ëndrra, dhimbje, heshtje, përballje dhe shpresa. Përmes tyre, Anagnosti dinte të tregonte Shqipërinë dhe shqiptarët me një ndjeshmëri të rrallë, duke i dhënë historisë sonë artistike një pasuri që do të mbetet gjatë.

Pranë tij, për dekada, ishte Roza Anagnosti. Dashuria e tyre nuk ishte vetëm ajo që shihet në fotografi. Ishte edhe bashkëudhëtimi. Ishte mirëkuptimi i dy njerëzve që ndanë jo vetëm jetën, por edhe pasionin për artin.

Në historinë e tyre, Dhimitër dhe Roza Anagnosti janë dy emra që shfaqen pranë njëri-tjetrit. Dy artistë. Dy jetë të lidhura. Dhe një histori familjare që vazhdoi përtej skenës dhe ekranit.

“Ai, me sa duket, ishte përgatitur për këtë ditë, por unë nuk isha përgatitur dhe ky vit ka qenë tepër i vështirë, dhe kam ruajtur çdo gjë, si të thuash, në jetën time. Po një gjë nuk ka ndryshuar: që unë kam qenë gjithë kohën me të, në studion e tij, në veprat e tij, në korrespondencat e tij, në skenarët e tij. Që nga skenari letrar shikoj vetëm se sa kanë shkruar me dorë atëherë. Ai nisej nga një e vërtetë për të thënë pastaj, për të zbërthyer gjithë karakteret e ndryshme të filmit dhe bazohej në kulturën tonë. Dhe ai e ka thënë vetë që unë kam folur shqip, domethënë, kuptimin që kjo është vlera që ne edhe në Evropë do të sjellim diçka të re.Në qoftë se ma pëlqen, thotë populli im, atëherë jam i bindur që do ta pëlqejë edhe jashtë thoshte ai.”, tha Anagnosti.

Një vit pas ikjes së tij, mungesa ndihet, por vepra mbetet. Dhe ndoshta ky është ngushëllimi më i madh për një artist të madh: të vazhdojë të jetojë përmes asaj që krijoi.

Dhimitër Anagnosti nuk është më mes nesh, por është ende në ekranet tona, në kujtesën tonë dhe në historinë e kinemasë shqiptare.

Next Post
Katastrofa në Nepal tejkalon 1,000 viktima, kërkimet vazhdojnë për mijëra të zhdukur

Katastrofa në Nepal tejkalon 1,000 viktima, kërkimet vazhdojnë për mijëra të zhdukur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In