• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një virus kompjuterik prek 99 shtete, pasoja në administratë dhe biznese

by A R
13/05/2017 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 99 vende të botës janë goditur ditën e djeshme nga sulmi masiv kibernetik që fillimisht preku Britaninë e Madhe. Sulmi kibernetik preku shumë organizata në të gjithë botën, me qindra mijëra kompjuterë të bllokuar.

Sipas mediave, bëhet fjalë për një sulm përmes një programi që quhet “Ransomware” dhe që kërkon një pagesë prej 300 dollarësh në “Bitcoins” për t’i kthyer pajisjet në gjendjen fillestare. Mes vendeve te prekura ishin edhe SHBA, Kina, Rusia, Spanja, Italia, etj.

Shumë ekspertë sigurie thonë se, të gjitha këto incidente janë të lidhura bashkë dhe janë pasojë e një sulmi kolosal kibernetik.

Duket se problemet më të mëdha nga sulmi janë shkaktuar në Angli, ku virusi ka prekur rëndë Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, duke bllokuar mijëra kompjuterë në shumë zona të vendit. Shumë spitale dhe klinika në Angli lajmëruan njerëzit që të paraqiten pranë urgjencave vetëm për raste serioze, pasi shumë shërbime janë ndërprerë.

Një numër i madh infektimesh nga virusi kompjuterik janë regjistruar edhe në Rusi. Në Spanjë, mes viktimave duket se është edhe kolosi i telekomit “Telefonica”. Ekspertët nga kompanitë e sigurisë kibernetike, si “Kaspersky”, thonë se numri i infektimeve është gjithnjë e në rritje dhe se sulmit kolosal nuk i është parë ende fundi. /bw/b.d

Next Post
Fara luledielli, bidona e qese / Pamjet e Tiranës pas protestës së PD (GALERI)

Fara luledielli, bidona e qese / Pamjet e Tiranës pas protestës së PD (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

July 7, 2026
Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In