• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!

by A R
02/07/2025 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria sot nuk është vetëm një atraksion i bukur turistik, por së fundmi në hartat e udhëtimeve ndërkombëtare, ajo po njihet gjithmonë e më shumë edhe për energjinë europiane të qyteteve të saj. Traditat artistike, kulturore, historike, sociale, etj, janë formësuar me një qasje të re, duke u përshtatur çdo vit e më shumë me trendet moderne digjitale.

Në këtë kontekst u realizua edhe projekti veror, më i madh i vitit, #Paywithcard, mes dy brandeve Credins bank dhe liderit global Mastercard, duke sjellë një eksperiencë unike. Me një strategji të veçantë që ndërlidh individin, inovacionin dhe përfitimin real, #Paywithcard ishte një projekt fushatë, qëllimi i së cilës nuk ishte vetëm shpërblimi i klientëve besnikë, përmes mekanizmave të ndryshëm si giveaway, etj, por i një filozofie që shkon përtej ndërgjegjësimit të thjeshtë, atë të kryerjes së pagesave me kartë. Ishte një koncept edukues i një stili të ri jetese, i domosdoshëm për kohët moderne, një vizion i qartë dhe ambicioz që synon krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe të besueshëm, me përfitime afatgjata midis klientit dhe sistemit financiar digjital. Në këtë aspekt, realizimi i këtij projekti solli një valë energjie, inovacioni dhe gjithëpërfshirjeje, duke e vendosur kështu sërish Credins bank, në partneritet strategjik me Mastercard, në epiqendrën e ngjarjeve më të rëndësishme kulturore dhe shërbimeve bankare digjitale në Shqipëri. Ky ishte një vit i veçantë, duke e tejkaluar nivelin e një fushate të thjeshtë shpërblyese. Ishte një asocim konceptesh dhe vlerash mbi forcimin e reputacionit të markës, afrimin me klientin ekzistues dhe të ri me Credins bank, si një nga aktorët kryesorë dhe inovativë në tregun bankar shqiptar. Për herë të parë, Credins bashkëpunoi me agjenci eventesh prestigjioze, të cilat sollën artistët më në zë ndërkombëtarë, duke sjellë kështu një standard të ri si në aspektin konceptual të komunikimit, ashtu edhe në atë të biznesit.

Përmes një kalendari prestigjoz eventesh muzikore që tërhoqën vëmendjen vendase dhe ndërkombëtare, Credins bank & Mastercard realizuan me sukses skemën shpërblyese cashback për klientët që përdorën kartën Credins Mastercard. Ky mekanizëm erdhi si një shembull konkret ku produktet financiare mund të bëhen pjesë e jetës së përditshme të çdo klienti në mënyrë sa të thjeshtë aq edhe joshëse. Një përvojë muzikore spektakolare që nisi me DJ-n e famshëm ndërkombëtar Mahmut Orhan, i cili ndezi Sheshin Skënderbej me performancën e tij multidimensionale. Adam Port &Me e kthyen Tiranën në një skenë kozmopolite që zgjati deri në orët e para të mëngjesit. UNUM Festival, për disa ditë bashkoi DJ të famshëm botërorë si Black Coffee, Damian Lazarus, etj, në bregdetin e bukur shqiptar. Eagle Bit Festival, do të rikthente sërish emocionet e zjarrta muzikore përmes emrave të famshëm ndërkombëtarë dhe vendas si Dimitri Vegas & Like Mike, Elvana Gjata, Ledri Vula, Ylli Limani, DJ Hugel, duke e shndërruar edhe një herë Tiranën në metropolin më të dashur tashmë edhe për turistët e huaj. Përtej aventurave miks të eventeve muzikore, Credins bank & Mastercard sollën konceptin e zonave artistike dhe interaktive të dedikuara për publikun e gjerë, ku çdokush mund të përfitonte dhurata të ndryshme, benefite të personalizuara në shërbime digjitale bankare në kohë reale, etj. Një tjetër koncept strategjik ishte përdorimi i kanaleve të komunikimit, përmes të cilave u përzgjodh një komunikim modern dhe interaktiv i dedikuar për audiencën. Lojërat interaktive, giveaways dhe përfshirja e influencuesve më të njohur në vend në rrjetet sociale, sollën një frymë të re dinamike dhe autentike në strategjinë e marketingut të Credins bank. Në një kohë kur sfida më e madhe për çdo markë/korporatë është të mbetet relevante në jetën e çdo klienti, sot Credins bank ka dëshmuar se është modeli i një biznesi të suksesshëm, duke ndërthurur dëshirat dhe nevojat e klientëve në përputhshmëri edhe me modelet më të mira të biznesit ndërkombëtar, për të ofruar gjithmonë shërbimet dhe produktet më të mira bankare.

Next Post
Intervista e pabotuar e Alush Majkos, që ruajti varret e tre gjeneralëve në Vranisht të Lumit të Vlorës

Intervista e pabotuar e Alush Majkos, që ruajti varret e tre gjeneralëve në Vranisht të Lumit të Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dorëheqja e Bedri Hamzës, zbulohet kandidatja e propozuar për të qenë kryetare e PDK-së!

Dorëheqja e Bedri Hamzës, zbulohet kandidatja e propozuar për të qenë kryetare e PDK-së!

October 21, 2026
Pas ‘paqes vjen lufta’, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige! Sfidojnë Ramën: Hajde për dialog tani!

Pas ‘paqes vjen lufta’, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige! Sfidojnë Ramën: Hajde për dialog tani!

October 21, 2026
Shqipëria drejt një ligji të unifikuar për investimet, filtra sigurie për kapitalet e huaja dhe rishikim i statusit “strategjik”

Shqipëria drejt një ligji të unifikuar për investimet, filtra sigurie për kapitalet e huaja dhe rishikim i statusit “strategjik”

October 21, 2026
Do flemë më pak! Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas, kalohet në kohën dimërore

Do flemë më pak! Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas, kalohet në kohën dimërore

October 21, 2026
Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

October 21, 2026
42-vjeçari arrestohet sapo zbriti në Rinas, ja për çfarë dyshohet

Pavarësisht protestës, shqiptarët i vijojnë udhëtimet! Zani: Nuk kemi pasur anulime, udhëtarët shmangin zonat e protestave!

October 21, 2026
20 miliardë dollarë në ditë dëm nga sulmet kibernetike

Alarm për sigurinë kibernetike në të gjithë Evropën, mbyllen përkohësisht disa faqet online!

October 21, 2026
Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)

Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)

October 21, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Netanyahu paralajmëron iranianët: Teherani nuk ka nxjerrë mësime, po përpiqet që të zhvillojë armën bërthamore!

October 21, 2026
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In