• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Një raport që tregon luftën e dështuar të Ilir Metës kundër shtetit

by Mero Baze
16/09/2019 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Komisioni i Venecias, i cili po shqyrton kërkesën e Parlamentit të Shqipërisë për shkarkimin e Ilir Metës, ka marrë një raport prej 55 faqesh nga Ilir Meta, i cili e përshkruan situatën para 30 qershorit, jo vetëm në mënyrë tërësisht të njëanshme, por duke censuruar ngjarjet kryesore politike dhe qëndrimet ndërkombëtare, që bënë të mundur të realizohej 30 qershori. Dhe kur një president gënjen zyrtarisht në një raport të publikuar në faqen e vet zyrtare, atëhere nuk ke çfarë kërkon më tej në arsyet për ta shkarkuar atë.

Së pari, Ilir Meta nuk ka përfshirë në raportin e tij zyrtar, faktin që ai ishte palë me opozitën për mos pjesmarrje në zgjedhje. Ai jo vetëm që nuk ishte mbi palët, por ishte frymëzuesi i mos pjesmarrjes në zgjedhje. Përpara se të fillonte fushata zgjedhore, ai ishte angazhuar në beteja personale kundër qeverisë, në lojëra politike antikushtetuese për mos dekretim ministrash dhe mos dekretim të shkarkimit të ministit të Jashtëm, në përpjekje për ta përdorur postin e presidentit, si mjet për luftë politike dhe diversion kundër shumicës.

Këtë nuk e ka në raport.

Së dyti, Ilir Meta e paraqet vendimin e tij për shtyrje të zgjedhjeve, si një përpjekje për të shmangur dhunën, ndërkohë që ishte e kundërta. Dekreti për shtryrjen e zgjedhjeve u përdor si krye-arsye për dhunën e opozitës dhe vetëm pas 8 qershorit, kur Ilir Meta bëri dekretin e anulimit të 30 qershorit, opozita me dekretin e tij në dorë, ju sul KZAZ-ve, dogji shkolla dhe sulmoi materialet zgjedhore, duke e konsideruar dhunën legjitime. Pra Ilir Meta nuk shmangu dhunën, por frymëzoi dhe legjitimoi dhunën politike me dekretin e shtyrjes së zgjedhjeve. Dhe këtë nuk e ka në raport.

Së treti, Ilir Meta nuk përshkruan në raport mbështetjen ndërkombëtare për 30 qershorin. Ai i referohet vetëm një lobisti të PD, që është kryetar i grupit parlamentar të CDU, që paska thënë se shtyrja e zgjedhjeve nga Ilir Meta mund të krijojë hapësirë të re, por ai ka censuruar në raport qëndrimin zyrtar të SHBA, qëndrimin zyrtar të Bashkimit Europian, përfshi dhe kancelares Merkel, dhe qëndrimin zyrtar të OSBE, që kërkonin që zgjedhjet të bëheshin më 30 qershor.

Ai po ashtu ka harruar të pasqyrojë faktin që ka sulmuar hapur SHBA, Bashkimin Europian dhe OSBE, si president i Shqipërisë, dhe banda të tij kanë terrorizuar dhe ambasadorin e OSBE në Tiranë, duke i shkuar tek shtëpia.

Kjo tregon shumë për betejën e tij personale dhe politike kundër 30 qershorit dhe keqpërdrimin e postit të presidentit, duke shpallur aleatët strategjikë të Shqipërisë, si armiq të saj.

Falë këtij qëndrimi perëndimor të SHBA, BE e OSBE, Ilir Meta u trajtua si Maduro dhe u injorua, duke shpëtuar Shqipëria. Kjo mungon në raport.

Së katërti, Ilir Meta ka harruar të pasqyrojë në raport faktin që të gjitha arsyet që ai thotë pse nuk mund të bëheshin zgjedhjet më 30 qershor, vlenin dhe për të mos u bërë më 13 tetor, pasi edhe ato do të ishin zgjedhje të njëanshme, vetëm nga njëra palë dhe ishte një datë e vendosur pa marrë konsesusin e palëve.

Kjo tregon se presidenti nuk po kujdesej për konsensusin, por për t’i vënë flakën Shqipërisë, me shpresë se pas kësaj do të mbaronte makthi i tij për gjërat që po shkonin jashtë kontrollit të tij dhe Sali Berishës.

Së pesti, çka është dhe më e rëndësishme, në të njëjtën ditë që Ilir Meta bën publike gënjeshtrat e veta për 30 qershorin si president “konsensual”, në të njëjtën ditë publikon në faqen e tij zyrtare thirrje për përmbysje politike në Shqipëri nën moton “O sot, o kurrë”, që pasqyron më shumë gjendjen e tij depresive dhe makthin politik, se sa pozicionin e presidentit të Republikës.

Ndaj mendoj se raporti që ai ka bërë publik është një arsye më shumë për ta shkarkuar, pasi reflekton edhe përpjekjen për të gënjyer zyrtarisht, duke fshehur të vërtetën që është ende e freskët.

Dhe i bën nder ta shkarkosh si president që i ka shpallur luftë shtetit. Se realisht, nëse e shikon si është katandisur, atë mund ta shkarkosh edhe si presidnet që turpëron shtetin.

Do të mjaftonte videoja e tij me qenin nga Bosnja, videon me macet nga Lalzi, videot me brekë me Çim Pekën nëpër male, apo paralajmërimin për tërmetin apokaliptik, dhe çdo gjë që dëshmon lajthitjet e tij psiqike, për ta shkarkuar si president që na turpëron.

Por kjo do ta rëndonte më shumë shtetin shqiptar. Më mirë të iki si njeri që tentoi të vrasë shtetin, se sa siç është realisht, një njeri që nuk e përballoi dot qënien në krye të shtetit. (tema) /l.m

Next Post
Drejtori i “Fondacionit Soros”: Basha përfitoi bursë si çdo …! Berisha: T’i kthejë paratë mbrapsht

Drejtori i “Fondacionit Soros”: Basha përfitoi bursë si çdo ...! Berisha: T’i kthejë paratë mbrapsht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Supreme e Rusisë përjashton përgjithmonë nga zgjedhjet partia kundër luftës “Yablako”

Gjykata Supreme e Rusisë përjashton përgjithmonë nga zgjedhjet partia kundër luftës “Yablako”

August 17, 2026
Rrëzohet helikopteri në ishullin grek, tymi dhe flakët mbulojnë zonën e Sifnos! Dyshohet edhe për viktima

Rrëzohet helikopteri në ishullin grek, tymi dhe flakët mbulojnë zonën e Sifnos! Dyshohet edhe për viktima

August 17, 2026
Kontrolle të rrepta ndaj hoteleve pas zjarrit dramatik në Vlorë! Ministri Gonxhja: Siguria e pushuesve është prioritet absolut!

Kontrolle të rrepta ndaj hoteleve pas zjarrit dramatik në Vlorë! Ministri Gonxhja: Siguria e pushuesve është prioritet absolut!

August 17, 2026
Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Trump për të mos i paguar 5.6 milionë dollarë gazetares Jean Carroll, e ngacmoi s*ksualisht!

Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Trump për të mos i paguar 5.6 milionë dollarë gazetares Jean Carroll, e ngacmoi s*ksualisht!

August 17, 2026
U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

August 17, 2026
“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

August 17, 2026
Eksportet kanë pësuar rënie në katër muajt e parë të 2019

“U rritën me 34 mld lekë në korrik”- Eksportet e mallrave “Made in Albania”, INSTAT: Tregtia me vendet e BE mban peshën kryesore

August 17, 2026
“Po çojnë ujë te mulliri i Ramës”- Përçarja e “revolucionit të flamingove”, Leka: Protesta ka degraduar, u kthye në përplasje mes klaneve! Tani politike, të mbyllet

“Po çojnë ujë te mulliri i Ramës”- Përçarja e “revolucionit të flamingove”, Leka: Protesta ka degraduar, u kthye në përplasje mes klaneve! Tani politike, të mbyllet

August 17, 2026
Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

August 17, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Pas katër dekadash diplomaci, Erdogan: BE nuk është më prioritet për Turqinë, humbet Evropa!

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com