• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Një propozim fiskal më i sheshtë se i Bashës”

by Lorenc Vangjeli
18/01/2016 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Eduard Zaloshnja

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha bëri publik një propozim fiskal, i cili do të jetë në themel të programit të ardhshëm elektoral të partisë së tij, i cili synon një taksë të sheshtë 9% për të ardhurat dhe 15% për TVSH-në. Para disa muajsh kam sugjeruar në respublica.al një skemë edhe më të sheshtë – tatimin 12%-12%-12%-12%-1%. Sot, pas komentesh të ndryshme nga lexues e të njohur të mij, e risugjeroj këtë skemë me një ndryshim të vogël: 12%-12%-12%-12%-0.5%. Lexoni më poshtë:

Në vendet e përparuara, debati mbi tatimin përqendrohet rreth progresivitetit të tij.

Pyetjes se cila shkallë progresiviteti është më e drejtë, të majtët i përgjijen me argumentin se sa më të kamur të jenë shtetas të veçantë, aq më e lartë duhet të jetë përqindja e të ardhurave të tyre që shkon në arkën e shtetit në formën e tatimit. Ndërsa të djathët i përgjigjen me argumentin se kontributi i shtetasve në arkën e shtetit duhet të jetë sa më në përpjestim me nivelin e të ardhurave/pasurisë së secilit.

Pyetjes se cila shkallë progresiviteti është më e favorshme për ekonominë, të majtët i përgjigjen me argumentitn se shtetasit me të ardhura të ulta e të mesme duhen tatuar me një përqindje sa më të ultët në krahasim me të tjerët, sepse kështu atyre u mbeten më shumë para në duar për të konsumuar. Dhe kërkesa e tyre për konsum stimulon ekonominë. Ndërsa të dajthtët i përgjigjen me argumentin se sa më shumë para të kenë në duar të pasurit, aq më shumë ata do të investojnë për hapje dhe zgjerim biznesesh, duke stimuluar kështu ekonominë.

Debati mbi argumentet e mësipërme ka një shekull që zhvillohet në vendet e përparuara, dhe ndoshta do të vazhdojë edhe për një shekull tjetër.

Ndërsa në vende të prapambetura, si Shqipëria për shembull, debati përqendrohet rreth efikasitetit të administratës fiskale në mbledhjen e tatimeve.

Historia ka treguar se sa më e thjeshtë të jetë skema e tatimit në vendet e prapambetura, aq më efikase ka qenë mbledhja e tij. Në Shqipëri, shembulli më i freskët është ai i kalimit nga tarifa progresive (me dy shkallë) e energjisë elektrike, në tarifën e sheshtë. (Tarifa e energjisë është e ngjashme me një tatim konsumi në Shqipëri, pasi ndërmarrja shtetërore është e vetmja furnizuese me pakicë e energjisë elektrike).

Kur tarifa ishte shkallëzuar (deri në 300 KËh 7.5 lekë dhe mbi 300 KËh 13.5 lekë), shumë konsumatorë abuzonin, duke lidhur 2-3 sahatë elektrikë në një shtëpi – në këtë mnyrë ata paguanin 600-900 KËh me çmimin e fashës deri 300 kËh (7.5 lekë). Me kalimin në tarifën e sheshtë 9.5 lekë për KËh, u pakësuan abuzimet, ndërsa ata që kishin përfituar me ndershmëri nga fasha 300 KËh, ndihmohen me kompensim mujor të drejtëpërdrejtë nga shteti (pra, subvencionohen).

Një thjeshtëzim i sistemit të tatimit në Shqipëri do të ndihmonte në efikasitetin e mbledhjes së tatimeve. Gjithashtu, do të inkurajonte edhe investitorë të rinj, të cilët do ta vlerësonin një sistem të thjeshtuar tatimi.

Duke gjykuar nga niveli i parashikuar i të ardhurave në buxhetin afatmesëm të Shqipërisë, një skemë 12%-12%-12%-12%-0.5% do të ishte e përshtatshme për të realizuar parashikimin dhe për ta bërë Shqipërinë konkuruese për tërheqjen e investitorëve të rinj.

12% tatimi mbi të ardhurat personale të çdo lloji (paga, qera interesa, dividend, honorare, etj). Familjet me të ardhura të ulta (që mbahen sot me rroga nën 300 mijë lekë të vjetër në muaj) mund të kompensohen në mënyrë të ngjashme si më sipër.

12% tatimi mbi fitimet e bizneseve, pavarësisht nga madhësia apo rëndësia e tyre. Skema subvencioni jashtë tatimit mund të hartohen për disa biznese që mund të konsiderohen prioritare nga ligjvënësit.

12% tatimi mbi konsumin (ose ndryshe mbi vlerën e shtuar), pa përjashtuar asnjë lloj malli apo shërbimi. Segmente të caktuara të popullsisë mund të kompensohen për produkte farmaceutike etj, si më sipër.

12% tatimi mbi trashëgimitë/dhurimet e pronave/aksioneve etj., pa asnjë përjashtim.

0.5% tatimi vjetor mbi vlerën e godinave sipas çmimeve të tregut, pavarsisht qëllimit të përdorimit të godinave.

Një sistem i tillë i thjeshtëzuar, përveçse mund të rrisë efikasitetit e mbledhjes së tatimeve dhe të tërheqë invetitorë të rinj, do të shërbente edhe për një balancim të barrës fiskale mes shtresave të ndryshme të popullsië. Kështu, shtresave të varfëra do t’u rritej barra nga tatimi mbi të ardhurat personale, por do t’u lehtësohej nga ulja e tatimit të konsumit (nga 20% në 12%) dhe, në raste të veçanta, edhe nga skema e kompensimeve. Nga ana tjetër, shtresat e pasura do të përfitonin nga ulja e tatimit mbi fitimin e dividendin, por do të mbingarkoheshin nga taksa e trashëgimisë/dhurimit dhe nga taksa e godinave të tyre, që janë shumë më të shtrenjta se e të tjerëve.

Shënim për ata që e dinë ndryshimin midis fjalëve “policy” dhe “politics”: në lidhje me “policy”, autori i ketyre rrjeshtave ka bindje të djathta, ndërsa në lidhje me “politics” është i qendrës.

Next Post

Wilder shkatërron polakun Szpilka, më pas konfrontohet me Furyn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In