• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një president si Alfred Moisiu!

by Dritan Hila
06/05/2022 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Për herë të parë kam pasur kontakt nga afër me Alfred Moisiun kur sapo ishte zgjedhur president. Kam qenë në Bari si diplomat dhe detyra ime si ushtar i vogël i perandorisë administrative ishte të përgatisja nga ana infrastrukturore vizitat e tij në zonat e arbëreshëve.

Erdhi bashkë me vajzën e vogël e cila luante rolin e Zonjës së Parë pasi bashkëshortja i kishte vdekur.

Presidenca e tij edhe pse në ditët e para ishte një risi pasi stafi që e shoqëronte, qoftë teknik apo ushtarak, ishin me ngjyra të përziera partiake.

Do të më mbetet në mendje që udhëtimi i tij në ato zona shoqërohej nga entuziazmi i banorëve që e prisnin karvanin e makinave deri në orët e vona të natës për ta përshëndetur.

Më vonë të njëjtën gjë kam bërë kur isha në Milano dhe ai erdhi për të shkuar në Zvicër, Morcote, që të vendoste një tufë me lule në varrin e kushëririt të tij, aktorit Aleksandër Moisiu.

Hera e tretë ishte në prag dhe pas intervistës që dha për Dritare TV. Dhe kjo ishte hera kur munda ta dëgjoj dhe pyes më qetë dhe pa doreza.

Ajo që mendoj sot, është se prerja e Alfred Moisiut ishte ajo e një burri shteti të tipit perëndimor. Koncepti i tij mbi shtetin, karrierën, politikën dhe politikanin, janë të formatit të De Gasperit, Adenauerit apo ca më afër nisur edhe nga karrierat e ngjashme me De Golin. Është burri që doli nga presidenca me po atë pasuri që hyri por me një barrë të madhe të respektit nga shqiptarët që e kërkojnë atë model edhe sot e kësaj dite. Është modeli që mendon të ruajë shtetin dhe institucionet e tij dhe që pasuri quan trashëgiminë morale që lënë pas dhe jo metrat katrorë të tokës apo llogaritë bankare.

Alfred Moisiu është një model që për shkak të mungesës së zullumit, përflitet vetëm nga zullumqarët klasikë të këtij vendi. Jeta e tij ka pak të ngjashëm në historinë tonë. Ndoshta Sulejman Delvina apo vetë Ismail Qemali janë modelet që ai përngjasin. Fakti që në prag të zgjedhjeve presidenciale njerëzit kërkojnë një model të ngjashëm, nuk është një kthim në të shkuarën por një dëshirë e të qeverisurve që të qeverisen nga njerëz që mendojnë përtej interesit të ngushtë. Është një model që i kërkohet Edi Ramës që të vendosë në presidencë me shpresën se nga zgjedhja e parë që bëri e cila na ofroi më shumë modelin sesi nuk duhet të jetë një president, të korrigjojë gabimin e së shkuarës dhe të mendojë përtej rehatisë së qeverisjes dhe të na ofrojë një person që në mos ta tejkalojë Alfred Moisiun, të paktën ta barazojë./dritare.net

Next Post
Ranë në krye të detyrës 3 vite më parë / Peleshi kujton dëshmorët major Tanushi e nëntetar Hasanaj

Ranë në krye të detyrës 3 vite më parë / Peleshi kujton dëshmorët major Tanushi e nëntetar Hasanaj

Comments 1

  1. leka says:
    4 years ago

    Eshte e vertete zoti Hila qe shqiptaret kerkojne mdel presidenti zotin Alfred Moisiu . Soji i mire i tille mbetet gjithmone

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In