• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një President në boshllëk

by Skënder Minxhozi
12/09/2019 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Predikon qetësi me fjalë, por me vepra dëshmon krejt të kundërtën. Thotë se nuk e shqetëson fare hetimi parlamentar për ta shkaruar nga posti i Presidentit, dhe e kalon gjysmën e ditës (pjesa tjetër i bie të jetë jashtë orarit zyrtar) duke u marrë vetëm me hallin e vet. Në fakt, përtej çdo ironie të rastit, Ilir Meta nuk ka faj që është investuar me të gjitha kapacitetet në betejën e hetimit parlamentar. Situata për të duket komplekse, megjithëse historia i jep të drejtë në një pikë kreu të shtetit: nuk jemi ai tip demokracie që e zbresim nga froni të parin e vendit!

Edhe dje pasdite Presidenti mbajti një konferencë urgjente shtypi. Reporterët e Presidencës duhet ta falenderojnë që nuk zgjodhi orën gjashtë të mëngjesit, por ky është vetëm një detaj kronologjik i dramës presidenciale që po shohim të shpaloset këto orë. Cilido qoftë fati hetimit parlamentar, e sigurt është se ai e ka destabilizuar kreun tonë të shtetit. E ka detyruar të thotë sofizma të tipit “nuk anullova zgjedhjet, vetëm sa shpalla një dekret të rradhës”, siç u shpreh para gazetarëve të mërkurën pasdite. Pra, me fjalë të varfëra, Ilir Meta nuk mban përgjegjësi për atë që përmbajnë dekretet, ai vetëm sa i firmos ato!

Pozita e vështirë përballë hetimit për shkarkim, e ka tjetërsuar Ilir Metën. S’e kemi parë kurrë të tillë. Kemi parë Edi Ramën me brekushe apo Sali Berishën që pluskonte në ujin e Dhërmiut në rekordin e rradhës, por kurrë Metën me Tëitter dhe Facebook! Nëse kishte një trajtë të qëndrueshme të formatit të tij si politikan, ishte ajo e të qenit i rezervuar. Sot e shohim me mace në prehër, majë Korabit, duke përkëdhelur domatet e papjekura, duke pirë kafen te lagja apo duke filmuar veten teksa noton në Lalz.

Ky çekuilibrim i sjelljes publike pasqyron një gjendje të brendshme që është kryekëput e trazuar dhe kaotike. Nga njëra anë i deklaron gazetarëve se mësoi një skenar për djegien e Kuvendit, nga ana tjetër e quajti artificiale situatën në fjalë. Nga një anë thotë se u krijua precedenti i braktisjes së mandateve, nga ana tjetër vendos shenjën e barazimit me precedentin e zgjedhjeve me një parti. A thua se nuk e kupton dot se ishte rrethana e parë që polli të dytën, jo anasjelltas.

Meta predikon paqen politike me çdo kusht, duke ofruar edhe mandatin e tij (!), por nga ana tjeter nuk le rast pa shënjeshtruar çdo premisë sado të ndrojtur që shfaqet mes Ramës dhe Bashës për një fillim dialogu. Thotë se është vetëm për respektimin e ligjit dhe përbetohet (siç bëri edhe dje), se nuk do të dalë nga zyra deri në korrik të vitit 2022! Akuzon sot Edi Ramën se ka shkelmuar reformën në drejtësi dhe harron që në vitin 2016 partia e tij propozonte që edhe LSI të kishte anëtarët e saj në Gjykatën Kushtetuese!

Deklaratat e Ilir Metës për zgjedhjet e fundit të kësaj vere janë pasqyra besnike e paqartësisë në të cilën endet kreu i shtetit, që ditën kur pranoi të linte partinë, për të marrë në dorë presidencën. Ato janë fryt dhe pasojë e alarmit të brendshëm të tij për gjendjen pesimiste ku noton opozita e sotme, reparti politik të cilit ai i përket. Por janë edhe produkti i drejtpërdrejtë i afrimit të zbatimit të disa prej hapave më delikate të reformës në drejtësi, ndaj të cilave siç dihet, Meta ka qenë i ndjeshëm prej “Ditës 1”, kur reforma ka startuar. Për të mos folur për armiqësinë në rritje që ka krijuar e duart e veta me një pjesë të madhe të komunitetit ndërkombëtar. Aq sa të shtyhet të ndërtojë me seriozitet dhe pa ju dridhur qerpiku, lloj-lloj skemash me të huaj që duan të uzurpojnë demokracinë shqiptare dhe të luajnë bixhoz me fatet e saj.

Këto rrethana kanë bërë që një ndër politikanët me zhguallin më të trashë, të dalë nga guacka e tij dhe të na shfaqet si një nënvariant i Edi Ramës, me postime të çuditshme në rrjetet sociale, lakuriq në plazh, ose me barcaleta me dy apo më shumë kuptime apo batuta të huazuara, që nuk i kanë lezet pikërisht se janë të marra borxh nga miqtë ose armiqtë e tij. Hetimi ndaj Ilir Metës ka prodhuar një Ilir Metë të ri, një President që endet në boshllëkun që ka krijuar vetë. Në qoftë ky fundi i karrierës së tij politike, i keq paska qenë…

Next Post
Digjet kabina në Fushë-Krujë, OSHEE: E ndërtuar 40 vite më parë, me pajisje të vjetra

Digjet kabina në Fushë-Krujë, OSHEE: E ndërtuar 40 vite më parë, me pajisje të vjetra

Comments 2

  1. yzeirajclirim@gimel.com says:
    7 years ago

    Një shkrim i brilant si gjithmon nga Skender Minxhozi

    Reply
  2. Anonymous says:
    7 years ago

    Bravo Skender…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com