• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një president i akuzuar jo vetëm si i korruptuar, por dhe si vrasës, që për mediat shqiptare nuk është lajm

by Bledi Lumani
16/05/2022 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Lumani

Gazeta më e madhe e Austrisë “Kronen Zeitung”, ka botuar këtë të hënë një shkrim të rëndë për presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Sipas saj, ai ka paguar 700 mijë dollarë për lobim, në një kompani offshore.

Si të mos mjaftonte kjo, gazeta shkruan se njeriu që zbuloi faktet, kërcënohet me jetë dhe për këtë arsye, ka kërkuar strehim në Austri.

Nuk po përmendim pastaj paratë që paguan Monika Kryemadhi për ndërhyrje estetike në Vjenë, se ato janë shifra qesharake, në krahasim me këto të të shoqit.

Tani nuk është një gjë e re, që Ilir Meta të akuzohet për afera të tilla, që çuditërisht kanë gjithmonë brenda shifrën 7.

Ai perceptohet, dhe jo pa arsye e pa fakte, si politikani më i korruptuar në vend.

Por tani, akuzohet edhe si një njeri që të vret, nëse ti zbulon apo denoncon aferat e tij.

Vetëm se, nëse në çdo vend europian, ky shkrim do të trondiste nga themelet një vend, pasi flitet për presidentin, në Shqipëri lajmi ka kaluar në heshtje të plotë.

Me përjashtim të dy apo tri mediave, ai nuk është raportuar nga askush tjetër.

Më qesharake ishte se ndërsa 90% e tyre nuk e raportuan si lajm, ato publikuan të gjitha përgënjeshtrimin e Ilir Metës.

Pra publikuan një përgënjeshtrim, për një gjë që nuk e kishin raportuar fare.

Imagjoni tani se çfarë do të kishte ndodhur sot në mediat shqiptare, nëse në vend të Ilir Metës, emri në shkrimin e gazetës austriake do të ishte fjala vjen Edi Rama apo ndonjë nga ministrat e tij.

Do të kishim një furtunë të vërtetë histerike, siç edhe ka ndodhur në rastet e mëparshme.

Mjafton të kujtojmë këtu rastin e pak ditëve më parë, kur s’mbeti portal pa botuar një raportim të një gazete periferike italiane, e cila sillte rrëfimin e një krimineli italian, i cili pretendonte se ndihmohej nga një ministër shqiptar, për trafikun e drogës.

Ndërsa kur gazeta më e madhe austriake akuzon me emër dhe mbiemër presidentin shqiptar, për një aferë 700 mijë euroshe, dhe për më tepër, që kërcënon me jetë personin që ka zbuluar aferën, në Shqipëri nuk përbën lajm.

Tani shikoni kush e ka raportuar lajmin për Ilir Metën këtë të hënë, për të kuptuar se kush i kontrollon në të vërtetë mediat në këtë vend.

Se pastaj ankohen se e ka fajin Rama, që këtu s’ka gazetari të lirë e të ndershme, se i kërcënon kryeministri!

Next Post
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Berisha në Kukës: Rama veproi më keq se Ramiz Alia, luftuam kundër Bashës, Ramës dhe Sorosit. Donin të kthenin PD në një shoqe...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

September 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

September 23, 2026
Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

September 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Shtator 2026

September 23, 2026
Makina bie në humnerë, dy të plagosur në aksin Shkodër-Koman

Aksident i rëndë në Bulqizë, fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në humnerë! Dyshohet për një viktimë, Policia në vendngjarje

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com