• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha në Kukës: Rama veproi më keq se Ramiz Alia, luftuam kundër Bashës, Ramës dhe Sorosit. Donin të kthenin PD në një shoqe…!

by Java News
16/05/2022 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur takimin në Qarkun e Kukësit në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij në çelje të takimit, ish-kryeministri ka rreshtuar rrethanat në të cilat Partisë Demokratike i është dashur që të punojë në mënyrë që të arrijë rithemelimin e partisë.

Berisha ka theksuar se iu është dashur që të luftojnë jo vetëm kundër qeverisë dhe ish kryetarin Lulziim Basha, por edhe kundër George Soros, i cili kërkoi dhe kërkon sipas tij që Partinë Demokratike të kthejë në një shoqe besnike të qeverisë dhe jo të qytetarëve dhe demokratëve.

“Ju përshëndes dhe ju shpreh ju demokratë të Kukësit, mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë PD për qendrimin tuaj të pagabueshëm ndaj interesit kombëtar, për atdhetarinë tuaj të palëkundur dhe tu garantoj se mblidhemi sot në këtë sallë më të fuqishëm se kurrë ndonjëherë më parë pasi për muaj të tërë së bashku udhëtuam në një rrugë plot vështirësi, plot pengesa por bëmë gjithçka para së gjithash dhe mbi të gjitha që të ishim opozitë e vërtetë e këtij vendi.

Në rrugën tonë kaluar vështirësi. Asnjë opozitë në Europë nuk ka njohur e kaluar vështirësitë që kaloi PD nga shtatori deri sot.

Përpjekje të mëdha djallëzore antikombëtare antidemokratike u bënë që kjo forcë politike të mbetej opozitë e rreme, pseudo opozitë dhe shqiptarët të kalonin nga pluralizmi i vërtetë politik në pluralizmin burokratik fals. Në këtë përpjekje kreu i qeverisë së sotme nuk kurseu asgjë, për realizimin e projektit të Shqipërisë me opozitë false. Nuk kurseu asgjë për mposhtjen përfundimtare të PD.

Ai përdor çdo mjet të një shteti pa ligj e moral të gjitha format e joshjes e presioneve, një qendrim të tillë nuk mbajti as diktatori i fundit shqiptar Ramiz Alia pas themelimit të PD.

Në udhën tonë, kundra nesh u rreshtuar lidershipi, ish kryetari i PD, por jo vetëm ai. Të cilët të lidhur me një mijë fije me qeverinë, pas shpinës tuaj, në kurriz tuaj, bënë gjithçka që të mposhtin përpjekjen tonë për të rithemeluar PD.

E vërteta e pamohueshme është se në krah të tyre qendroi fuqishëm edhe mafia e George Soros që kërkoi dhe kërkon që të djathtës shqiptare t’i emërojë kryetarin e saj e ta shndërrojë në një shoqe besnike të qeverisë, jo të qytetarëve.

U ndala në këto rrethana për të theksuar se në çfarë kushtesh ne dolëm të ngrihemi. Ne ecëm pandalshëm dhe sot ne finalizojmë së shpejti procesin e rithemelimit të PD të bazuar në votën tuaj të lirë, në vullnetin e lirë të bazuar në vlerat kombëtare për të cilat shqiptarët kanë punuar e sakrifikuar më shumë se kombet e tjera./m.j

Next Post
Spitali Infektiv drejt boshatisjes; bien shtrimet, pacientët zhvendosen tek ish-kirurgjia e QSUT

“Zhduket” Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: Vetëm 6 persona të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

September 23, 2026
Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

September 23, 2026
Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

September 23, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

September 23, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com