• #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 5, 2021
  • Login
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një përgjigje për Kastriotin dhe gjithë skotën e bullistëve

Dritan Hila by Dritan Hila
15/01/2021 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Nëse ka punë më të bezdisur për një gazetar, është t’u përgjigjesh atyre që quhen në terminologjinë politike zagarë sulmi. Në Shqipëri janë një tufë rreth 100 vetë që operojnë në siglën Aleanca për Teatrin dhe merren me qira nga partitë politike.

Ka rreth dhjetë muaj që më sulmojnë qysh nga manifestimi që bënë kundër karantinës dhe për këtë pretendojnë të quhen edhe dishepuj të lirisë, pavarësisht se bota e qytetëruar i quan minimalisht të papërgjegjshëm, normalisht idiotë.

Së fundmi më është risulur Kastriot Çipi, fans i stilit fejsbukian të Elona Casllit. Nuk e njoh veprën e tij dhe ka të ngjarë nuk ka, derisa rri gjithë ditën rrugëve dhe lexon Casllin në Facebook.

Nuk do të merresha asfare me Kastriotin e kallamkusurin, por duke qenë se janë pjesë e një grupi sulmi që kafshojnë çdokënd që nuk u mban ison apo mendon ndryshe dhe shpifja është një ndër armët e tyre, e bëj për hir të atyre qindra intelektualëve të vërtetë që stepen kur kjo skotë i sulmon, i bullizon, duke lënë një boshllëk të madh dhe lejuar që dritat t’i marrin deficentët.

Tani dy fjalë për Kastriotin e kallamkusurin.

Kastriot, unë kam mbaruar ekonomist, dega Sferë Qarkullimi. Nuk e di ku e ke lexuar përkthimin anglisht të saj në CV time pasi nuk e kam përkthyer ndonjëherë, por po të sqaroj se në kushtet aktuale ngjason me profilin planifikim biznesi. Ka qenë një degë e re që u hap nga vitet ‘82 dhe komunizmi po përpiqej të përshtatej me ekonominë e tregut. Ishim një degë elitë ku merreshin ata që kishin mbaruar me mesatare të lartë gjimnazin. Na jepnin leksione pedagogët më të mirë të kohës si Selim Belortaja, Bardh Çeku, Kol Prenga, etj. Bënim merceologji, statistikë, kontabilitet, industri, ekonomi politike, histori doktrinash ekonomike, tregti të jashtme, matematikë, etj. Ndjesë që të ngarkoj trurin me të tilla terma, pasi i mbaj mend që ca tipa si ty, tek artet, lëndën më të vështirë kishit Historinë e PPSH-së, jo si desidencë por aq ju mbante truri. Ne e kishim si çlodhje.

Nuk kam qenë kurrë sekretar rinie. Genc Ruli që kam pasur ca kohë pedagog kujdestar e dinte ç’hiqte me mua, pasi kam qenë zevzek dhe vetëm për i tillë nuk bëja. Dilja gjithmonë për vjeshtë në ushtarake si i padisiplinuar.

Kur mbarova më emëruan në Vaun e Dejës dhe jo në Teatrin Kombëtar. Ishte një vend më shumë për të internuar dhe zona ime shtrihej nga Hajmeli në Vig. Udhëtoja me autobus pa xhama çdo ditë.

Kur u shkrinë ndërmarrjet tregtare në vitin ‘92, më emëruan në Drejtorinë e Shërbimit Parësor, si ekonomist plani. Më emëroi PD-ja. Dola privat me dëshirë pas disa muajsh, pasi isha i zoti ta nxirrja bukën vetë dhe jo t’i vija vërdallë godinave të shtetit dhe përdorja politikën për të vënë gjoba.

Në vitin 2000 kam filluar punë në Ministrinë e Jashtme si specialist i thjeshtë. Kam qenë konsull në Bari dhe Milano në periudhën 2002-2006, dhe jam pushuar nga puna në vitin 2011, pasi isha kundër marrëveshjes për detin, kundër votimit pro që i bëri qeveria e kohës raportit të Dik Martin; qëndrimit kapitullant të MPJ-së dhe arrogancës së konsullit grek në Korçë që pretendonte varre ushtarësh grekë atje dhe e quante Korçën, Vorio Epir. Shkrimet e mia i ke edhe sot e kësaj dite të botuara në gazetat “Shqip” dhe “Gazeta Shqiptare”. Jam akoma në gjyq me MPJ-në, megjithëse i kam fituar nja pesë të tilla, në të Shkallës së Parë, Apel, Administrative, pasi drejtoresha juridike e Ministrisë së Jashtme, një militante e LSI-së kujdeset që ta ndjekë çështjen përtej kompetencës së ligjit. Ndaj thuaji drejtorit të personelit të atij dikasteri, që ta japë dosjen e plotë.

Unë Kastriot e kallamkusur, kam bërë beteja për parime dhe jo lëmoshë që të bëhem deputet.

Kam dhënë dorëheqjen nga zëvendësministër i Ramës 15 muaj pasi ishte vendosur qeveria e tij, për mospërputhje mendimesh e parimesh dhe jo se më zunë duke vjedhur. Në ato kohë radha e këtyre opozitarëve të sotëm që prisnin të begeniseshin nga Rama, ishte deri në Durrës.

Kam qenë në çadrën e Lulzim Bashës për t’i shprehur përkrahjen time dhe inkurajuar të largonte të vjetrën. Aso kohe, ata që e nxitën Bashën të dilte nga Parlamenti, e lanë në baltë. Unë që nuk kam qenë kurrë mik i tij dhe nuk kisha asnjë premtim prej tij që të bëhesha deputet, i shkova në çadër dhe do t’i shkoja prapë për një kauzë morale. Por mesa duket edhe ai e ka të vështirë reformimin e asaj partie, kur rrethohet nga tipa që kanë kënaqësi t’i lëpihen një 80-vjeçari.

Kam qenë përkrahës i kauzave që kundërshtonin lodrat te Liqeni Artificial, e cila u shit nga një tip që nuk i mbaj mend emrin.

Kam qenë me kauzën e Teatrit dhe i pari që kam shkruar për aferën financiare pse duan ta prishin. Por u tërhoqa kur pashë ca tipa si puna jote që sulmonin ikona të teatrit si Robert Ndrenika, vetëm se nuk ishin me bandën tuaj.

Para dy vjetësh vetë Rama më sulmoi duke më quajtur mua dhe disa gazetarë të tjerë me termin pezhorativ “kadri”.

Ndërsa sot qenkam me Ramën! Në fakt nuk jam. Por përballë tipave si ju, Rama ngjan burrë shteti. Dhe ky është dëmi real që po i bëni çdo opozitari serioz dhe nderi për Ramën duke i dhënë mandatin e tretë.

Next Post
Dita e 5-të e vaksinimit në Shqipëri, asnjë efekt anësor tek 344 mjekët që kanë marrë dozat

Dita e 5-të e vaksinimit në Shqipëri, asnjë efekt anësor tek 344 mjekët që kanë marrë dozat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

Alergjia nga thinjat e profesoreshë Luljetës

Alergjia nga thinjat e profesoreshë Luljetës

March 5, 2021
Vëllai i Admir Muratajt padit prokurorin e SPAK

Vëllai i Admir Muratajt padit prokurorin e SPAK

March 5, 2021
Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 25-vjeçari

Krim i rëndë brenda familjes, djali vret babain në Roskovec

March 5, 2021
BE: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të enjten pasdite

Miratohet raporti, Parlamenti Evropian kërkon nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe RMV

March 5, 2021
“Vlera 103 milionë euro”, kompania e Pacollit do të ndërtojë aeroportin e Vlorës

“Vlera 103 milionë euro”, kompania e Pacollit do të ndërtojë aeroportin e Vlorës

March 5, 2021
“The making of Albanians”

Të drejtosh Shqipërinë e pas-Prillit 2021…pa utopi

March 5, 2021
Po i ikte policisë, shqiptari përplas me makinë familjen me 4 anëtarë

Po i ikte policisë, shqiptari përplas me makinë familjen me 4 anëtarë

March 5, 2021
Vazhdon debati për Kardiokirurgun: Sa duhet të paguhet?!

SPAK kërkon rikthimin në burg të mjekut Prifti, rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit

March 5, 2021
Listë humbëse quhet ajo që kryetari e mbush me “anonimë pa personalitet”

Listë humbëse quhet ajo që kryetari e mbush me “anonimë pa personalitet”

March 5, 2021
“Rindërtimi nuk ndalet”, Veliaj: Legjendat urbane, dëshpërim i atyre që tek rrënojat po lënë edhe partitë

“Rindërtimi nuk ndalet”, Veliaj: Legjendat urbane, dëshpërim i atyre që tek rrënojat po lënë edhe partitë

March 5, 2021
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In