• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një paralajmërim zyrtar, për mungesën e të ardhmes së opozitës me Sali Berishën

by Mero Baze
04/04/2023 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

SHBA paralajmëruan zyrtarisht votuesit shqiptarë të mbajnë distancë nga personat që SHBA kanë dizajnuar si “non grata”, duke ju referuar me emër Sali Berishës, udhëheqësit publik të një lëvzije anti-amerikane në vend, si dhe politikanëve të tjerë “non grata”, të cilët kanë deleguar ndikimin e tyre në politikë tek njerëz të afërm apo të besuar të tyre, duke nënkuptuar persona që kandidojnë në listën e qeverisë.

Paralajmërimi i SHBA përmes ambasadores në Tiranë, vjen në një kohë kur Sali Berisha ka shtuar retorikën kundër SHBA dhe po përpiqet të instrumentalizojë betejën elektorale, edhe si betejë kundër SHBA.

Një gjë të tillë e bëri një vit më parë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, në gjashtë bashki, ku faktin që ai triumfoi mbi Partinë Demokratike zyrtare të mbështetur nga SHBA, e konsideroi si një fitore të tij ndaj SHBA, edhe ps humbi thellë në raport me qeverinë.

Një vit më pas PD zyrtare është dobësuar dhe më shumë nga presioni i Berishës për të rekrutuar deputetët e mbetur dhe betejat e vogla brenda tyre, kështu që Berisha çdo rezultat që do të arrijë, i cili pritet të jetë negativ në raport me qeverinë, do ta paraqesë si rezultat kundër SHBA.

Qëndrimi i qartë publikisht i SHBA kundër tij, është një paralajmërim për mungesën e perspektives politike të opozitës me Sali Berishën.

Luftërat e brendshme në opozitë dhe përpjekjet e Berishës për të krijuar një monopol së bashku me Ilir Metën, nuk është një përpjekje për të fituar pushtet, por përpjekje për të pasur një imunitet politik kundër SHBA, me shpresë që do të konsiderohen faktorë nëse fitojnë disa bashki.

Shpresa e tyre e vetme janë disa fitore të vogla, por të vetme të opozitës, që sipas logjikës së tyre do gjunjëzojnë Perëndimin para tyre.

Paralajmërimi është i qartë. SHBA nuk do të bashkëpunojnë kurrë me Sali Berishën, por as me kandidatë të qeverisë që mbështeten nga persona “non grata”, njësoj si Berisha. SHBA nuk po paralajmëron votuesit kundër Berishës dhe shokëve të vet, se ka frikë se mos ata fitojnë.

SHBA po u del borxh qytetarëve shqiptarë, që të marrin parasysh pasojat që do ketë Shqipëria dhe ata vetë, në rast se mbështesin armiqtë e SHBA në Shqipëri.

Nuk është një luftë mes Berishës dhe SHBA që mund ta fitojë edhe Berisha. Nuk ka një luftë të tillë. Lufta ka mbaruar dhe Sali Berisha është vrarë politikisht nga kjo luftë dhe nuk ngjallet më. Tani thjesht po u thonë, mos vdisni bashkë me të, po shikoni jetën tuaj.

Next Post
“14 maji”/ Kandidati i Berishës për bashkinë e Shijakut rezulton i dëbuar nga Zvicra për lëndë narkotike

"14 maji"/ Kandidati i Berishës për bashkinë e Shijakut rezulton i dëbuar nga Zvicra për lëndë narkotike

Comments 1

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    Dikur, dikur në vaktin e Mao Ce Dunit, Kina i bënte paralajmërime serioze Amerikës, duke theksuar “p.sh se ky është paralajmerimi i 649 serioz)
    Duke ardhur në kohët sot, më duket se edhe Amerika është bërë si Kina e asajë kohe, duke i bërë Sali Berishës dhe Ilir Metajt, paralajmërime serioze, por ata nuk e vrasin mëndjen, mbasi e dinë që janë vetëm publicitet propagandistik nga ambadadorja Juri Kim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

October 31, 2026
Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

October 31, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

October 31, 2026
Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia

Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia

October 31, 2026
Të besosh të pabesueshmen

Lista studentore e Serbisë, mungesë entuziazmi për rrugëtimin në Bashkimin Europian

October 31, 2026
Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

October 31, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Evropa në protestë, revoltë e qytetarëve apo një krizë e demokracisë?

October 31, 2026
Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

October 31, 2026
Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rritje, mediat zbulojnë planin e Trump: Pritet rifillimi i sulmeve një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit

October 31, 2026
“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In