• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një nismë në interes të kryeqytetasve

by Plator Nesturi
04/08/2021 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Një nismë e fundit e Bashkisë së Tiranës na kthen vëmendjen jo mbi temat e rënda e plot plot përplasje të botës së politikës, por për çështje më të thjeshta që gjithësesi ndikojnë direkt në jetën e përditshme të qytetarëve.  Fjala është për projektin e saponisur që sjell një frymëmarrje të re në sistemin parashkollor dhe që shton në mënyrë të ndjeshme mundësitë për femijët të moshave për çerdhe dhe kopshte. Në një qytet si Tirana që zmadhohet dita ditës, pavarësisht shtimit të numrit të shkollave e kopshteve në këto vite, jemi realistë se kur vjen koha e shtatorit për sisteminin e fëmijeve, për prindërit ka shumë kokëçarje për të siguruar vendet në kopshte e çerdhe. Madje dhe ndërhyrje. Me inisiativën e re të Bashkisë së Tiranës, ky fenomen jo vetëm zbutet ndjeshëm por jep një zgjidhje më optimale për vetë prindërit ndërsa fëmijët e tyre mund të sistemohen pranë qendrës së punës ku janë të punësuar. Këshilli Bashkiak miratoi para dy ditësh marrëveshjen e parë me një kompani private në kuadër të nismës “Çerdhe dhe kopsht pranë vendit të punës”, referuar praktikave më të suksesshme perëndimore. Dhe ky projekt pilot synon së pari lidhjen e kontratave të ngjashme fillimisht me kompanitë e mëdha të bisnesit në Tiranë dhe do të mbështesë jo vetëm fëmijët dhe familjen, por njëkohësisht do të jetë një model alternativ i shërbimit parashkollor publik, në funksion të mirërritjes dhe edukimit të fëmijëve. E gjithë kjo do të sjellë një shfryrje të trysnisë në një qytet gjithmonë në rritje dhe kështu mund të ketë një rishpërndarje më efikase e më në interes të qytetarit për regjistrimin e fëmijëve sistemin parashkollor publik. Sipas projektit, këto ambiente do të jenë nën menaxhimin e Bashkisë së Tiranës që me përzgjedhjen e stafit, planifikimin dhe ngritjen e shërbimit të kujdesit dhe edukimit, si dhe monitorimin e aktivitetit të çerdheve dhe kopshteve pranë vendit të punës. Ndërkaq, kompanitë dhe bizneset do të sigurojnë shërbimin parashkollor sipas standardeve për fëmijët e stafit të tyre, duke marrë përsipër financimin dhe çdo shpenzim tjetër operacional, nëpërmjet një kontrate të detajuar me Bashkinë Tiranë, që nga ndërtimi dhe pajisja e godinës, deri te pagesat për ushqimin e fëmijëve dhe pagat e punonjësve të përzgjedhur nga Bashkia Tiranë./ fjala.al

Next Post
Horoskopi 8 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi 4 Gusht/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

November 1, 2026
Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

November 1, 2026
Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

November 1, 2026
Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

November 1, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In