Edicioni i dytë i koncertit “Një natë për Kosovën” do t’i prezantojë para audiencës gjermane dy instrumentistë të rinj kosovarë.
Pianisti Bimi Milla dhe kitaristi Endrit Xërxa janë të përzgjedhurit që do të ngjiten në skenën e sallës së Filarmonisë së Berlinit, shkruan “Koha Ditore”. Violinisti Blerim Grubi, kritikja e muzikës Isabel Herzfeld dhe violonçelisti Frank Dodge ishin pjesë e jurisë që për dy ditë vlerësoi kandidatët që u bënë pjesë e audicionit.
Iniciativa për këtë koncert nisi vitin e kaluar falë punës dhe interesimit të Dodges me kompaninë e tij “Spectrum Conecerts Berlin”.
Skena për “Një natë për Kosovën” ndodhet në objektin e vjetër 50 vjeç. Ky vend do të jetë i rezervuar për koncertin që do të mbahet më datën 31 të muajit maj të vitit të ardhshëm… (b.an)