• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Internimi, droga dhe vuajtjet e 46-vjeçares: Si e martova vajzën 14 vjeç (ajo e mer në telefon LIVE)

by Java News
07/11/2016 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drama në jetën e Fatmirës nisi në vitin 1980-të kur familja e saj u internua në Lushnje, atje ku për herë të parë u përball me skamjen që e detyroi të kërkonte ushqim nëpër kazane.

Ajo tregoi se i ati rrinte i alkoolizuar, ndërsa fill pas kthimit në Tiranë kalvari i vuajtjeve u shtua, babai i vdes, nëna po ashtu, një vëlla i vritet në ’97, ndërsa një tjetër i vdes nga përdorimi i drogës. Fatmira e gjen veten jetime, me një martesë të lënë pas, nga e cila kishte edhe një vajzë, që u detyrua ta “braktisë” në Shtëpinë e Fëmijës.

“E mbaj mend si sot kur erdhi polici tek dera e klasës dhe i tha mësueses, Fatmira do iki në internim në fshatrat e Lushnjes…se babi pinte raki, rrihte edhe mamin. Atje jeta ishte shumë e vështirë, mamin e babin i futën në punë për të bërë kanale. Unë shkoja me mamin. Atje kishte vetëm gurë. Një ditë ishim pa bukë, mami nuk kishte bërë grosh. Vura një mushama në kokë shkova në kazan, kur doja të merrja bukën rashë në kazan…”,- tregon 46-vjeçarja.

Sot ajo është 46-vjeçe dhe ka arritur të shkëputet nga droga dhe jeta e rrugës. Ka vendosur të rrëfejë historinë e saj të dhimbshme në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 për të treguar se ka gjithmonë një dritë në fund të tunelit. “Ishte vëllai im ai që ma ofroi drogën. Ai e pinte me cigare dhe e zinte gjumi, isha kurioze pse atë e zinte gjumi dhe kështu e fillova edhe unë…Jeta e rrugës të çon tek droga, por tani kam ndryshuar”,- tha ajo më tej.

Por ndërsa tregonte me lot në sy, arsyet që e detyruan të braktiste vajzën për 14-vjet dhe pastaj ta detyronte të martohej në moshën 14-vjeçare, e bija telefonon në studion e emisionit dhe e fal për çdo gjë.

“Pasi u ktheva nga internimi u martova, isha e vogël. Nuk desha të martohesha po ishte shok i ngushtë i vëllait tim, ishte kosovar…Ndejta 8 muaj, mbeta shtatzënë, por na nxorën nga banesa ku jetonim. Ai mbeti pa shtëpi dhe unë po ashtu. E linda Mirandën në rrugë, e lashë në jetimore… I them të më falë nëse mundet. E martova kalama, ishte 14-vjeçe kur e martova, kur shkoi tek burri luante me kukulla”,- tregoi Fatmira më tej.

“E kam falur se ajo ka vuajtur shumë! Unë kam një jetë të mirë. Mamin e dua shumë”. Këto fjalë të vajzës i ngrohen zemrën dhe e bënë më të fortë, ndërsa kërkon të përmirësojë diçka në jetë.

Ajo kërkoi sot që Bashkia e Tiranës ta ndihmonte me një punë. “Kam 7 muaj pa drita në kasollen që jetoj, lahem me ujë të ftohtë, Sado që kam kërkuar nuk kam gjetur një punë. Të vëjë dorën në zemër Erjon Veliaj të më gjejë një punë…’,- apeloi ajo sot në News 24.

Fatmira thotë se është vullnetare në qendrën e rehabilitimit “Aksion Plus”, ndërsa përfiton vetëm 17 mijë lekë të vjetra nga asistenca. /BalkanWeb/

Next Post
De Biasi në versionin Gani Abazi, me fustanellë e kobure në brez

De Biasi në versionin Gani Abazi, me fustanellë e kobure në brez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it

September 15, 2026
Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

September 15, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

GJL vendosi 3-0 ndaj Erion Veliajt/ Ja çfarë thoshte një vit më parë për këtë masë…

September 15, 2026
Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

September 15, 2026
UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com