• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bie kurba e gripit/ ISHP: Piku ishte në janar, humbi jetën një i sëmurë kronik

by E B
26/02/2026 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kurba e infektimeve me grip në vend ka rënë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, numri i infeksioneve respiratore ka zbritur në rreth 13 mijë raste në javë, ndërsa përgjysmim ka pasur edhe të shtrimeve spitalore.

Megjithatë, epidemiologu Artan Simaku,  thotë se gripi nuk ka ikur ende, dhe parashikohet të zgjasë  deri nga mesi i muajit mars. Sipas Simakut në Janar është shënuar edhe rasti i parë për këtë vit i humbjes së jetës nga gripi, te një pacient i rënduar nga sëmundjet bashkëshoqëruese i infektuar nga gripi.

“Numri i ifeksioneve ka pësuar rënie duke shkuar në 13 mijë raste në javë. Kemi përgjysmim të shtrimeve, rreth 60 shtrime javore tek të rriturit në QSUT, por, megjithatë, gripi nuk ka ik nga qarkullimi. Fatalitet 1 rast, i cili ishte me probleme të theksuara kronike,”- u shpreh Simaku.

Edhe pse me një rënie të numrit të infektimeve, epidemiologët kërkojn vëmendje të shtuar për grupet e riskut.

“Nuk ka vend për relaksim, sidomos për grupin me risk për popullatën, theksohet vëmendja dhe kujdesi i shtuar”, tha mjeku.

Në vend po qarkullojnë infeksione të ndryshme që prekin rrugët respiratore të sipërme dhe të poshtme, por, ajo që po mbizotëron është variantit A, dhe nëntipet e tij.

“Në qarkullim veç tipi A me dy nëntipet, bashkë me viruset e gripit edhe covidi dhe sinsincial”, u shpreh ai.

Epidemiologët vazhdojnë të bëjnë thirrje për vaksinimin, dhe shmangien e grumbullimeve.

Next Post
Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com