• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

by E B
26/02/2026 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siguria e bukës dhe e miellit në treg ishin në fokusin e një tryeze teknike që mblodhi bashkë prodhues, importues dhe institucione shtetërore në Tiranë.

Takimi i organizuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Këshilli Ekonomik Kombëtar (KEK), u mbajt në “Shtëpinë e Biznesit’. Në tryezë, krahas përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit ishin edhe prodhuesit e bukës e të brumërave, si dhe importuesit e miellit.

Diskutimi u ndal te mënyrat e reja të inspektimit, certifikimet dhe sfidat që sjell përshtatja me tregun e përbashkët evropian. Qëllimi i tryezës ishte i qartë: rritja e standardeve dhe afrimi i praktikave të punës me ato të Bashkimit Evropian.

Gjatë bisedës për zbatimin e ligjit, drejtoresha e përgjithshme e AKU-së, Blerina Gjylameti, foli për rolin e institucionit si filtër kontrolli, sidomos në Pikat e Inspektimit Kufitar. Sipas saj, forcimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi i ngushtë me biznesin mbeten thelbësore për të garantuar produkte sa më të sigurta për konsumatorët.

Tryeza synon të mbajë të hapur dialogun mes shtetit dhe sektorit privat, me fokus përmirësimin e vazhdueshëm të sigurisë ushqimore në vend.

Next Post
Sezoni i virozave sapo ka nisur, mbushen qendrat shëndetësore me fëmijë

Bie kurba e gripit/ ISHP: Piku ishte në janar, humbi jetën një i sëmurë kronik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com