• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një luftë institucionale e munguar si e Erion Veliajt

by Java News
09/10/2025 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Hermes Kafexhiu 

U desh të kalonin më shumë se një shekull që të ndodhte kjo, një funksionar i lartë publik në Shqipëri, përballë një vendimi të papritur politik, të mos zgjedhë heshtjen, të mos zgjedhë viktimizimin, as dramën publike, por të zgjedhë institucionin. 

Erion Veliaj e çoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe bashkë me të, edhe dekretin e Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme. Ky në një pikëpamje nuk është një veprim personal. Nuk është “inati” i një politikani të lënë jashtë. Ky është akt institucional. 

Sepse ajo që ndodhi nuk ishte thjesht një “shkarkim”. Ishte një precedent që nuk u shoqërua me asnjë konsultim, asnjë analizë, asnjë proces të hapur.  

Veliaj nuk bëri zhurmë. Ai zgjodhi rrugën që politika shqiptare e ka injoruar sistematikisht institucionalizimin.  

Kjo është e re. Kjo është e fortë. Dhe kjo është e frikshme për ata që janë mësuar ta kenë shtetin si zgjatim të vetes. 

Në një shoqëri ku pushteti lëviz nga një tavolinë te tjetra, ku zyrat janë më të rëndësishme se ligjet, ku çdo institucion është thjesht një dekor për vendime të paraprera, Erion Veliaj ka vendosur të thotë “jo” jo me zë, por me sistem. 

Dhe më e rëndësishmja, nuk e ka bërë për të mbrojtur veten si individ, por për të mbrojtur institucionin që drejton. Nëse një kryebashkiak mund të shkarkohet me një vendim qeverie pa asnjë transparencë, atëherë asnjë pushtet vendor nuk ka më kuptim. Nëse një datë zgjedhjesh vendoset në ajër, pa u shqyrtuar legjitimiteti i vendimit që e provokon, atëherë ç’vlerë ka Kushtetuta? 

Veliaj nuk po përballet me Ramën si person. Nuk është përplasje karakteresh. Është përplasje standardesh. Për herë të parë, një përfaqësues i një institucioni të madh vendor po vendos në diskutim themelet e funksionimit të vendimmarrjes qendrore, dhe po thotë: “Kjo nuk është çështje vullneti politik, kjo është çështje ligji”. 

Që sigurisht Veliaj mbron dhe kauzën e tij politike dhe kjo nuk do shumë mend për ta kuptuar.  

Po, mund të jetë shumë vonë për të korrigjuar mënyrën se si është ndërtuar ky sistem. Por nuk është vonë për të mos heshtur përballë rrënimit të plotë të funksionit publik. Nuk është vonë për të ngritur një mur, një qëndresë minimale, jo për të shpëtuar një karrige, por për të shpëtuar sensin e ligjshmërisë dhe trajtimit. 

Ndaj po, kjo është një luftë institucionale, jo një krizë emocionale. Dhe nëse nuk e kuptojmë këtë sot, nesër çdo vendim që merret mbi ne qoftë ai për një qytet, për një drejtor, për një zyrtar, apo për një zgjedhje nuk do të ketë më nevojë as për procedurë, as për arsyetim. Mjafton të urdhërohet. 

 

 

 

Next Post
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria nis hetim për Elvis Shkambin dhe xhaxhanë e tij, rrezikojnë burg përjetë

Vrau gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit, flet avokati i Elvis Shkambit: Kërkojmë kontrolle për shëndetin e tij mendor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A i dëgjon ndokush sinjalet?

A i dëgjon ndokush sinjalet?

February 14, 2026
Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

February 14, 2026
“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

February 14, 2026
Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

February 14, 2026
T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

February 14, 2026
“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

February 14, 2026
Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

February 14, 2026
“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

February 14, 2026
Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

February 14, 2026
Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In