• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një libër i ri kritikon ashpër Trump: Nuk e çan kokën, rrezikon sigurinë botërore

by Java News
04/09/2018 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një libër i ri për Presidentin Donald Trump e përshkruan udhëheqësin amerikan si injorant deri në rrezikshmëri ndaj çështjeve botërore ndërsa administratën si jofunksionale dhe të përfshirë nga grindjet e brendshme.

Libri i ri i gazetarit Bob Woodward titullohet “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë” dhe bazohet në qindra orë intervista me aktorë të dorës së parë në presidencën tashmë 20-muajshe të zotit Trump.

Ai e përshkruan udhëheqësin amerikan si të fiksuar me hetimin penal të prokurorit të posaçëm Robert Mueller mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës dhe mbi mundësinë që Presidenti Trump të jetë përpjekur të pengojë hetimin.

Woodward shkruan se në një moment, në fillim të këtij viti, ish-avokati i Presidentit Trump John Dowd organizoi një sesion për të praktikuar presidentin që të përgatitej nëse merrej në pyetje rreth lidhjeve të mundshme të fushatës së tij me Rusinë, por zoti Trump u ngatërrua aq shpesh me faktet saqë më në fund shpërtheu në zemërim.

“E gjitha kjo është një mashtrim i çmendur”, tha ai dhe në fund shtoi: “Nuk dua të dëshmoj.” Dowd, sipas librit, i tha presidentit se do të përfundonte në burg nëse dëshmonte para zotit Mueller.

Muaj më vonë, tregon Woodward, Presidenti i tha avokatit Dowd: “Do të jem një dëshmitar vërtet i mirë.”

“Ju nuk jeni dëshmitar i mirë”, u përgjigj Dowd. “Zoti President, kam frikë se nuk mund t’ju ndihmoj dot”.

Të nesërmen në mëngjes, Dowd u largua nga puna si avokat i Presidentit.

Avokatët e tanishëm të presidentit kanë negociuar prej muajsh me ekipin ligjor të zotit Mueller për organizimin e një interviste me Presidentin por nuk kanë arritur dot marrëveshje. Avokati i zotit Trump Rudy Giuliani ka thënë në mënyrë të përsëritur se ka frikë se nëse presidenti dëshmon nën betim, ai do të kapet në dëshmi të rreme, pra se ka gënjyer autoritetet.

Bob Woodward, dekada më parë, kur ishte gazetar i ri i “Uashington Postit” u mor me hetimin e korrupsionit brenda në Shtëpinë e Bardhë dhe shkrimet e tij çuan në dorëheqjen e Presidentit Riçard Nixon.

Në librin e tij, ai citon zyrtarë të tanishëm dhe të mëparshëm të Shtëpisë së Bardhë, që sipas tij flasin me përçmim për Presidentin Trump duke thënë se ai nuk e çan kokën se veprimet e tij si president mund të rrezikojnë sigurinë botërore.

Negociatat e zotit Woodward për një intervistë me Presidentin Trump nuk patën sukses. Më pas, presidenti u përpoq vetë për të folur me gazetarin, por ishte tepër vonë, sepse dorëshkrimi ishte përfunduar.

Autori citon shefin aktual të stafit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly ta ketë quajtur Presidentin Trump “idiot” dhe “të paparashikueshëm”. Sipas Woodward, Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis e përshkruan zotin Trump si njeri me nivelin e një nxënësi të “klasës së pestë apo të gjashtë” për nga mënyra se si i kupton gjërat.

“Ai është një idiot, nuk ka kuptim të përpiqesh ta bindësh për ndonjë gjë, ai ka dalë nga shinat, jemi në një qytet të çmendurish”, shkruan Woodward duke cituar gjeneralin Kelly në një takim të stafit në zyrën e tij. “Nuk e kuptoj përse rrimë akoma këtu, kjo është puna më e keqe që kam pasur ndonjëherë”.

Woodward shkruan se ndihmësit shpesh i hiqnin dokumentet nga tavolina e Presidentit Trump në Zyrën Ovale, për të mos lejuar që ai të nënshkruante ndonjë gjë që ndihmësit mendonin se do të rrezikonte sigurinë e botës ose interesat e SHBA. Autori e quan këtë “një grusht shteti administrativ” dhe një “shkatërrim nervor” të degës ekzekutive.

Woodward shkruan gjithashtu se zoti Trump shpesh tallej pas shpine me ndihmësit e tij. Në një rast ai thoshte për ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, HR McMaster se duket “si shitës birre”, për nga kostumet e lira që mban. Ndërsa për shefin e mëparshëm të stafit Reince Priebus thoshte se i ngjan një miu të vogël që vetëm vrapon andej-këtej./VOA

a.ç

Next Post
Veseli: Kosova nuk do të kushtëzohet kurrë nga Lista Serbe

Veseli: Kosova nuk do të kushtëzohet kurrë nga Lista Serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

October 23, 2026
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

October 23, 2026
Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

October 23, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

October 23, 2026
“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

October 23, 2026
Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

October 23, 2026
Edhe Greqia i ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi nga 1 janari i 2027!

Edhe Greqia i ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi nga 1 janari i 2027!

October 23, 2026
Anarkistët kërcënojnë Italinë, Milano blindohet për protestën e nesërme! Meloni angazhon edhe parashutistët

Anarkistët kërcënojnë Italinë, Milano blindohet për protestën e nesërme! Meloni angazhon edhe parashutistët

October 23, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Dhuna me maska gjatë kaosit në Tiranë, arrestohet një protestues, shpallet në kërkim një tjetër!

October 23, 2026
Trazirat në Itali, hetim edhe rrjeteve sociale! Hidhen thirrje për mobilizim për tubime dhe dhunë në protesta!

Trazirat në Itali, hetim edhe rrjeteve sociale! Hidhen thirrje për mobilizim për tubime dhe dhunë në protesta!

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In