• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Veseli: Kosova nuk do të kushtëzohet kurrë nga Lista Serbe

by Java News
04/09/2018 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme do të vazhdojë nesër (të mërkurën) në orën 14:00, pasi bojkoti dhe mungesa e gatishmërisë së opozitës ka krijuar edhe një situatë të mungesës së konsensusit të marrjes së vendimit për ekipin negociator në dialogun me Serbinë në Bruksel.

Në një konferencë për mediet pas dështimit të seancës së sotme për miratimin e delegacionit qeveritar për dialogun me Serbinë, ai foli edhe sa i përket deklaratës së shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kishte thënë se do ta pamundësojnë ndarjen e Kosovës.

“S’ka mbet Kosova ta mbrojë Avdullah Hoti e për ta copëtuar ne. Kosova është strehë ku jetojmë bashkërisht. Sot është dashur që LDK dhe Avdullah Hoti të jetë në sallë që ne bashkërisht të marrim vendim që pozita dhe opozita të ishin në ballafaqim me Serbinë. Nuk është serioze, ndoshta është një lojë e fitimit të pushtetit përmes manipulimit të tillë, por hairin nuk ka me ia pa Kosova”, ka thënë ai.

Kreu i Kuvendit tha se duhet të ishin partitë shqiptare në Kuvend për të marrë vendim për Kosovën, por mos pjesëmarrja e opozitës ishte ajo që ndikoi që seanca e sotme të mos vazhdojë punimet.

“Mos pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë sallë po shkakton këtë ndarje, e cila dëmton shtetin tonë dhe do të duhej të ishim bashkërisht të mos çonim mesazh të përçarjes te qytetarët”, ka thënë Veseli.

I pyetur se a ka pasur vota për vazhdim të seancës për shkak të kushtëzimit të deputetëve të Listës Serbe, kryeparlamentari Veseli ka hedhur poshtë një gjë të tillë, duke thënë se asnjëherë nuk do t’i nënshtrohen asnjë kushtëzimi.

“Kurrë nuk do të ketë në Kosovë kushtëzime nga Lista Serbe, sepse s’na ka bërë përshtypje kurrë Serbia, por i respektojmë kolegët e Listës Serbe, i thërrasim të marrin në vendimmarrje, por më shumë se të tjerët, sot është dashur që shqiptarët të jenë bashkë dhe nuk do t’i nënshtrohemi asnjë kushtëzimi”, tha Veseli.

Ai ka kërkuar që shqiptarët të jenë më të bashkuar, për një vendimmarrje në interes të qytetarëve, ndërsa premtoi se nëse bëhen 61 deputetë do të kthehet në seancë.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Një selfie të lutem! Mbreti i xhunglës përqafon dhe lëpin turistët…

FOTOT/ Një selfie të lutem! Mbreti i xhunglës përqafon dhe lëpin turistët...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

October 24, 2026
Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

October 24, 2026
Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

October 24, 2026
Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

October 24, 2026
Çupi me akuza të forta ndaj Arlind Qorit: Kobure në dorën e Berishës! Rekruton studentë për Antifa, duhet izoluar

Çupi me akuza të forta ndaj Arlind Qorit: Kobure në dorën e Berishës! Rekruton studentë për Antifa, duhet izoluar

October 24, 2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

October 24, 2026
Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

October 24, 2026
Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

October 24, 2026
Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

October 24, 2026
Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In