• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

by A. Q
23/10/2026 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votuesit amerikanë do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e mesmandatit.

Partia Demokratike synon t’ia marrë Partisë Republikane të Donald Trumpit kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe kështu t’ia vështirësojë presidentit zbatimin e agjendës gjatë dy vjetëve të fundit të mandatit të tij.

Çdo dy vjet, amerikanët votojnë për anëtarët e dy dhomave të Kongresit amerikan: Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

Kur këto zgjedhje mbahen në gjysmën e mandatit katërvjeçar të presidentit, ato quhen zgjedhje të mesmandatit.

Rreth 250 milionë shtetas amerikanë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2026, që është një rritje prej 8.4 milionë votuesish krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022, sipas Qendrës Kërkimore Peë, një organizatë jopartiake.

Për Dhomën e Përfaqësuesve bëhet garë për 435 vende, pasi anëtarët e saj zgjidhen për mandate dyvjeçare.

Senatorët, nga ana tjetër, shërbejnë për mandate gjashtëvjeçare. Çdo dy vjet, anëtarët e njërës prej tri klasave të senatorëve, afërsisht një e treta e tyre, përballen me zgjedhje ose rizgjedhje. Më 3 nëntor, garë do të ketë për 35 nga 100 vendet në Senat.

Këtu përfshihen edhe dy zgjedhje të posaçme, pasi republikanët Marco Rubio nga Florida dhe JD Vance nga Ohajo hoqën dorë nga vendet e tyre në Senat në janar të vitit 2025, për t’iu bashkuar administratës së Trumpit.

Përveç kësaj, votuesit do të zgjedhin guvernatorë në 36 shtete dhe në tri territore të SHBA-së. Në disa shtete do të votohet edhe për poste lokale e gjyqësore, si dhe për çështje të veçanta që u paraqiten votuesve për vendimmarrje në nivel shtetëror.

Republikanët aktualisht e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë prej pesë vendesh. Ky avantazh i ngushtë lë të hapur mundësinë që demokratët të fitojnë mjaftueshëm vende për ta marrë kontrollin e saj.

Një rezultat i tillë do ta pengonte, por nuk do ta pamundësonte, ushtrimin e pushtetit nga Trumpi, pasi demokratët kanë premtuar t’i zhbëjnë disa prej vendimeve të tij politike në fusha, si: kujdesi shëndetësor, tarifat doganore dhe lufta me Iranin.

Udhëheqësit republikanë kanë thënë se, nëse e ruajnë kontrollin, amerikanët duhet të presin vazhdimin e politikave të ndjekura gjatë dy viteve të fundit të presidencës së Trumpit.

Në Senat, republikanët zotërojnë 53 nga 100 vendet, pra një shumicë relativisht të ngushtë.

Senati ka kompetencën ekskluzive për të konfirmuar emërimet presidenciale në poste të caktuara, për të miratuar ose refuzuar traktatet dhe për të shpallur fajtorë ose për të liruar nga akuzat të pandehurit në proceset e shkarkimit të presidentit, të nisura nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Numri i vendeve që i takojnë secilit shtet në Dhomën e Përfaqësuesve përcaktohet nga popullsia e tij, përmes një procesi të quajtur ndarja e vendeve. Ndërkaq, secili prej 50 shteteve ka nga dy vende në Senat, pavarësisht numrit të banorëve. Për shembull, Pensilvania ka aktualisht 17 përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Kansasi ka katër; të dyja shtetet kanë nga dy senatorë.

Partia e presidentit, pavarësisht nëse është Republikane apo Demokratike, shpesh humb vende në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë zgjedhjeve të mesmandatit, por kjo nuk ndodh patjetër edhe në Senat.

Sondazhet e publikuara aktualisht nga shumica e mediave të mëdha tregojnë se demokratët pritet të fitojnë vende në Dhomën e Përfaqësuesve, çka ka gjasa t’ua mundësojë marrjen e kontrollit të saj. Ndërkaq, rezultati i garës për Senatin mbetet i pasigurt.

Përballueshmëria e kostos së jetesës është shndërruar në çështjen kryesore për votuesit. Inflacioni i vazhdueshëm, i theksuar nga rritja e ndjeshme e çmimeve të karburanteve, si dhe pagat që kanë mbetur kryesisht në vendnumëro, po dominojnë debatin. Gjysma e votuesve të regjistruar, që janë anketuar në një sondazh rishtazi nga Reuters/Ipsos, e përmendën koston e jetesës si faktorin më të rëndësishëm që do të ndikojë në votën e tyre.

Republikanët kanë vënë në pah ekonominë e fortë, miratimin e zgjatjes së lehtësimeve tatimore dhe rritjen e vrullshme të tregut të aksioneve, si dëshmi se politikat e tyre po e çojnë vendin në drejtimin e duhur.

Demokratët kanë përmendur rritjen e ndjeshme të çmimeve të benzinës dhe naftës që nga nisja e sulmeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit në shkurt, si dhe shtrenjtimin e produkteve ushqimore, si arsye për të votuar kundër republikanëve.

Edhe imigracioni ka qenë në qendër të shumë debateve gjatë fushatës. Republikanët kanë vënë në pah forcimin e kontrolleve kufitare dhe dëbimin e qindra mijëra personave që ndodhen ilegalisht në SHBA qëkurse Trumpi e mori detyrën.

Demokratët janë përqendruar te mënyra se si është zbatuar kjo politikë, duke theksuar rastet me pasoja fatale në përballjet me agjentët federalë të imigracionit, si dhe taktikat që ata i konsiderojnë të ashpra në identifikimin dhe ndjekjen e personave që dyshohet se ndodhen ilegalisht në vend.

Inteligjenca artificiale dhe qendrat e të dhënave, kriptovalutat, aborti, si dhe çështjet e politikës së jashtme, përfshirë luftën me Iranin dhe mbështetjen e SHBA-së për Izraelin, mund të ndikojnë gjithashtu në mënyrën se si do të votojnë qytetarët.

The post Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA? appeared first on Euronews Albania.

Next Post
Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

October 23, 2026
Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit, autoritetet: Ngjarje terroriste

Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit, autoritetet: Ngjarje terroriste

October 23, 2026
Zbulohet “bunkeri” i drogës në Maliq

Ktheu magazinën në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptari në Itali! Zbulohet plantacioni me mbi 1200 bimë kanabisi, vlera 1 milionë euro

October 23, 2026
Momentet kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja (VIDEO)

Momentet kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja (VIDEO)

October 23, 2026
Shuhet në moshën 74-vjeçare shkrimtari i njohur japonez, Ryu Murakami!

Shuhet në moshën 74-vjeçare shkrimtari i njohur japonez, Ryu Murakami!

October 23, 2026
Bajerni në alarm, tekniku Vincent Kompany pëson kolaps gjatë stërvitjes! Dërgohet menjëherë në spital, zbulohen detajet e para

Bajerni në alarm, tekniku Vincent Kompany pëson kolaps gjatë stërvitjes! Dërgohet menjëherë në spital, zbulohen detajet e para

October 23, 2026
Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

October 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Revolucioni që fsheh “heronjtë” e vet

October 23, 2026
Turqia kundër sulmeve të reja ndaj Iranit, samiti diplomatik në Stamboll bën thirrje për dialog

Turqia kundër sulmeve të reja ndaj Iranit, samiti diplomatik në Stamboll bën thirrje për dialog

October 23, 2026
Arti kosovar në zi, shuhet në moshë të re artistja Rinesa Qeriqi! Mesazhi prekës i familjes: Mëngjesi i sotëm erdhi pa ty…

Arti kosovar në zi, shuhet në moshë të re artistja Rinesa Qeriqi! Mesazhi prekës i familjes: Mëngjesi i sotëm erdhi pa ty…

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In