• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një lajm i mirë për prindërit, Bashkia e Tiranës nis projektin ‘Çerdhe dhe kopsht pranë vendit të punës’

by
03/08/2021 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë ata prindër që kanë merak për të gjetur një çerdhe apo një kopsht për fëmijët e tyre, do të marrin një zgjidhje, pasi Bashkia e Tiranës ka gati projektin, i cili synon ngritjen e tyre pranë bizneseve apo kompanive.

Këshilli Bashkiak miratoi këtë të hënë dhe marrëveshjen e parë me Bankën Kombëtare Tregtare në kuadër të nismës “Çerdhe dhe kopsht pranë vendit të punës”, referuar praktikave më të suksesshme perëndimore. Ky projekt pilot do të mbështesë jo vetëm fëmijët dhe familjen, por njëkohësisht do të sigurojë shtrimin e terrenit për ofrimin e një modeli alternativ të shërbimit parashkollor publik, në funksion të mirërritjes dhe edukimit të fëmijëve, si dhe do të mundësojë një rishpërndarje të fluksit gjithnjë në rritje të kërkesave për regjistrimin e fëmijëve sistemin parashkollor publik.

Bashkia e Tiranës do të ofrojë mbështetjen e saj teknike për ndjekjen e të gjitha procedurave të hapjes së “Çerdhe dhe kopsht pranë vendit të punës”, përzgjedhjen e stafit, planifikimin dhe ngritjen e shërbimit të kujdesit dhe edukimit, si dhe monitorimin e aktivitetit të çerdheve dhe kopshteve pranë vendit të punës.

Ndërkaq, kompanitë dhe bizneset do të sigurojnë shërbimin parashkollor sipas të gjitha standardeve për fëmijët e stafit të tyre, duke marrë përsipër financimin e të gjitha kostot kapitale dhe çdo shpenzim tjetër financiar e operacional, nëpërmjet një kontrate të detajuar me Bashkinë Tiranë, që ka të bëjë me ndërtimin dhe pajisjen e godinës për “Çerdhe dhe kopsht pranë vendit të punës”, sipas standardeve të miratuara, deri te pagesat për ushqimin e fëmijëve dhe pagat e punonjësve të përzgjedhur nga Bashkia Tiranë.

Edukimi dhe mirërritja e fëmijëve brenda standardeve të miratuara është një nga objektivat prioritarë të Bashkisë Tiranë. Kjo politikë ne nivel vendor synon shtrirjen dhe rritjen e infrastrukturës të arsimit parauniversitar dhe shërbimit në çerdhe në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës dhe në përputhje të plotë me nevojat e grupeve të gjitha kategorive sociale dhe specifikisht atyre të margjinalizuara, në zbatim të standardeve kombëtare dhe ato europiane të miratuara.

/b.h

Next Post
E rëndë! E mitura 9-vjeçare përdhunohet, vritet dhe më pas digjet

E rëndë! E mitura 9-vjeçare përdhunohet, vritet dhe më pas digjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In