• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një krizë (jo) e habitshme aleatësh

by
29/09/2015 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Dita e sotme duket se ka prodhuar çarjen më të lexueshme mes aleatëve të majtë, të cilët qeverisin prej dy vitesh Shqipërinë. Në një lajm të orëve të para të mëngjesit, kreu i deputetëve socialistë Gramoz Ruçi citohej të kishte thënë se PS duhet të tregojë kompaktësi, përballë rrezikut të rënies së kuorumit të votave në Kuvend. Aludimi për mungesën e mbështetjes numerike nga ana e LSI, duket i qartë dhe nuk ka nevojë për shumë koment.

Pak orë më pas, kreu i LSI takonte kryetarin e PDIU dhe kreun e shtetit, në një demarsh të qartë për të treguar publikisht se po ruan dhe po krijon kontakte dhe komunikim të nivelit të lartë, me krerët politikë dhe institucionalë të vendit. Objektivi i këtyre lëvizjeve, të cilat në kushte të tjera do të ishin thjesht protokollare dhe pa ndonjë peshë, është rritja e presionit mbi të gjithë ata faktorë që Ilir Meta i llogarit si të dëmshëm apo edhe armiqësor ndaj pozitës së tij politike.

Por Meta nuk është kufizuar vetëm tek takimet me Nishanin dhe Idrizin. Ai ka dërguar edhe mesazhe të qarta ndaj Bashës e, me gjasë, edhe Ramës, teksa ka përkrahur pozicionin e Berishës ndaj hetimit të CEZ, përkundrejt atij të kreut zyrtar të opozitës. Jam me Berishën, jo me të “pafajshmin” Basha, ka thënë Meta, duke u rikthyer virtualisht dy vjet pas në kohë. Atëhere kur frazën “jam me Berishën” e përsëriste shumë më shpesh sesa sot.

Ndërkaq, brenda të majtës po merr formë një krizë e habitshme aleatësh. Asnjë deklaratë zyrtare nuk ka dalë deri më sot nga PS për hetimet në CEZ, asnjë frazë nuk i ka shpëtuar Edi Ramës, që të aludojë apo prekë sadopak pozitat e aleatit të tij në këtë aferë. Megjithatë, në një ambjent ku thashethemi ecën me shpejtësinë e dritës, qëndrimet e palëve pasqyrojnë qartë dhe dukshëm hendekun që po hapet mes tyre. Sot LSI dyshon se pas heshtjes së Ramës fshihet një skenar i tij për të goditur Ilir Metën.

Kësisioj, ajo që pak javë më parë ishte një ftohje verore, e shkaktuar më shumë nga shija e hidhur që lanë pas zgjedhjet dhe rezultatet e tyre jo të kënaqshme për të majtën në disa bashki të vogla, sot duket se po zgjerohet me të tjerë faktorë që acarojnë marrëdhëniet mes krerëve të shumicës.

Hetimi i CEZ është në fakt një histori që ka të bëjë me të shkuarën, me qeverisjen paraardhëse. Si i tillë, ai meriton të hetohet dhe gjykohet nga konjuktura e asaj periudhe kohore. Transplantimi i asaj historie në ditët e sotme, është thjesht një demarsh politik i opozitës për të dëmtuar qeverinë, ndërkohë që konflikti brenda maxhorancës ka një tjetër sfond. Që është ai i dyshimeve dhe i rivaliteteve mes liderëve politikë të së majtës, të cilat, mes të tjerash, lidhen edhe me vetë hetimin e CEZ.

Shpëtim Idrizi fliste mbrëmë për zgjedhje të mundshme të parakohshme. Një mundësi që as mund të përjashtohet, as mund të konsiderohet si e pashmangshme, në një moment kur sherri i CEZ nuk është përkthyer ende në dënie dhe përgjegjësi konkrete (madje duket e vështirë që diåka e tillë të ndodhë dikur). Po asistojmë në një moment matjeje forcash brenda të majtës, mes të majtës dhe të djathtës e ndoshta edhe brenda të djathtës, me mjete “rrethanore”. Ditët e ardhshme do të na provojnë nëse kemi të bëjmë me një stërvitje ku operohet me fishekë manovre, apo nëse kjo vatër e vogël zjarri, do të kthehet në një cunami politik që do të na çojë në zgjedhje të parakohshme. Më së paku…

Next Post

Skandal/Dosjet e pjesëtarëve të FSK-së në dorë të shërbimeve sekrete serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In