• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kafe me Roland Bejkon! Kush janë personalitetet e njohura që mbështesin kandidatin demokrat

by Java News
25/04/2023 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reldar Dedaj

Një aspekt ndryshe, i panjohur për shumëkënd, i personalitetit të kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, po ndriçohet nga dita në ditë edhe më shumë, veçanërisht përmes takimeve të tij të përditshme me intelektualë, ish-funksionar të lartë të shtetit shqiptar, të gjithë, pa përjashtim, figura të shquara të jetës publike dhe kulturore të vendit. Rolandit, këto takime, në vende të ndryshme të qytetit, i kujtojnë shpeshherë se intelektuali është një njeri që jeton i lidhur me politikën, ndoshta jo si politikan, por si kundërpushtet. Ai është i bindur më shumë se kurrë se si intelektual, si qytetar por edhe si politikan nuk mund të jetojë asnjëherë ashtu si do të donte, nëse ai nuk jeton me të vërtetën. Takimet e tij të përditshme me këtë material njerëzor, me këtë fibër njerëzore, i kujtojnë atij më shumë se kujtdo tjetër, por edhe neve më rrallë, se ajo çfarë do dominojë nesër, mbi gjithçka, do jetë vetëm e vërteta.

Këto takime, krejt ndryshe nga një traditë negativiste që e ka përherë më të lehtë të shohë zi dhe dëshpërim kudo, Roland Bejko, ndonëse është i ndërgjegjshëm për fatin e subjektit të tij politik, gjeti kurajën të jetë deri në fund optimist. Themi pati kurajën, sepse dihet që pesimizmi konsiderohet më fisnik se shpresa dhe se optimizmi ka rrezik të merret si pazar politik. Kjo dritë shprese, e rendit atë jo thjesht në kahun e duhur të historisë, por i kujton atij, më shumë se kujtdo tjetër, se rruga që ka nisur nuk është e lehtë dhe duke mos qenë e tillë, si episodi, i vërtetë ose i sajuar, nuk ka rendësi, i mollës së Njutonit, Roland Bejkos i ndodh një gjë e tillë në moshën 19-vjeçare. Adoleshent, i tërhequr prej idesë “liri-demokraci”, mori pjesë në protestat e Dhjetorit, e më pas si themelues i Partisë Demokratike. Nga ajo kohë e deri më tani, Bejko ka qëndruar aty, në ditë të mira e të këqija.

Përveç Gjirokastrës ajo e çfarë e lidh më shumë atë është edhe një emër. Sadik Bejko! Poeti Bejko ka qenë profesori i tij i letërsisë në universitet dhe një nga frymëzimet e tij në politikë, duke e parë këtë të fundit gjithmonë e më shumë si mision.

Një tjetër emër i njohur i jetës universitare është edhe profesor Omer Stringa, një personalitet edhe i Partisë Demokratike, intelektual atipik dhe një nga kritikët më të ashpër të majtizmit politik në Shqipëri. Në kafen e tij me profesor Stringën, kandidati demokrat tregon se profesori ka vetëm një mendim në lidhje me betejën për Bashkinë e Tiranës: Qëndro, rezisto dhe fito. E vërteta është aleati më i madh. E vërteta nuk të braktis kurrë.

Takimeve të tij të përditshme për kryeqytetin nuk mund t’i mungonte edhe një qytetar që vjen nga tabani i këtij qyteti, Rudi Erebara. Një poet, shkrimtar dhe përkthyes. Ai është autori i dy librave me poezi Fillon Pamja, 1994 dhe Lëng Argjendi, 2013. Dy romanet e tij janë Vezët e thëllëzave, 2010, dhe Epika e yjeve të mëngjesit, 2016. Me romanin e fundit ai u nderua me Çmimin Evropian të Letërsisë më 2017.

Kafen e mëngjesin Bejko e ndaj sot me Alfred Serreqin, ish-ministrin e Jashtëm në qeverisjen e parë të PD-së, 1992-1996, dhe e konsideroi atë si, “një nga takimet me frymëzuese më frymëzuese me një nga mendjet me të iluminuar të politikës”. Bekjo konsideron Serreqin si një nga mendjet me të iluminuar të politikës shqiptare dhe me kontribut në politikën dhe diplomacinë shqiptare. Një ditë më parë, Bejko mëngjesin e kaloi në shoqërinë dhe miqësinë e psikiatrit të njohur Neli Demi, një demokrat i orëve të para!

Në takim doktor Neli i dha kandidatit për Bashkinë e Tiranës këtë mesazh: “Humbja e shpresës sjell ankth, depresion, apati, agresivitet. Ky vend ka humbur shpresën në të ardhmen. Rikthimi i shpresës është një proces i vështirë dhe merr kohë , por këtë gjë nuk mund ta bëjnë individë apo grupime që kanë kontribuar në humbjen e saj”!

Mëngjesin e të dielës, Roland Bejko e kaloi me Fatos dhe Anila Hoxhën. Fatosi ka qenë deputet i PD në dy legjislatura. Anila, zëvendësdrejtore e përgjithshme e Policisë së Shtetit. Fatosin e largoi nga politika Berisha sepse ishte i pakapur, me integritet dhe i vendosur. Anilën, ish-ushtaraken ekselente, e largoi nga puna Rama.

Një prej ditëve të fushatës, Roland Bejko e nisni me profesorin dhe diplomatin Edmond Trakon, një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Me ish-ambasadorin Trako, ndanë shqetësimin për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike, njëjtë me 1992. Të dy ranë dakord, se ky është një moment vendimtar për të ruajtur busullën euroatlantike në PD, dhe ta pastojnë atë nga mbetjet e fundit Ramiziste.

Next Post
Zgjedhjet/Celibashi u jep afatin e fundit bashkive për të caktuar vendet ku do të vendosen materialet propagandistike

Zgjedhjet/Celibashi u jep afatin e fundit bashkive për të caktuar vendet ku do të vendosen materialet propagandistike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paketa e Maleve, Koçiu: 1200 aplikime të miratuara deri më tani

Paketa e Maleve, Koçiu: 1200 aplikime të miratuara deri më tani

July 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

July 30, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kur bëhet fjalë për atdheun, të tjerat janë hiç

July 30, 2026
Dinamiti artizanal i shpërthen në dorë, humb jetën 65-vjeçari në Porto Palermo

Dinamiti artizanal i shpërthen në dorë, humb jetën 65-vjeçari në Porto Palermo

July 30, 2026
Marrëveshja me SHBA në Kushtetuese, Nufi: Siguria kombëtare nuk duhet të ketë kah politik

Marrëveshja me SHBA në Kushtetuese, Nufi: Siguria kombëtare nuk duhet të ketë kah politik

July 30, 2026
Qeveria serbe i mbijeton votëbesimit, opozitarët akuza për korrupsion

Qeveria serbe i mbijeton votëbesimit, opozitarët akuza për korrupsion

July 30, 2026
Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Berat

Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Berat

July 30, 2026
Vendimi i pazakontë: Katari blen gaz nga SHBA-të për të shmangur krizën

Vendimi i pazakontë: Katari blen gaz nga SHBA-të për të shmangur krizën

July 30, 2026
U gjet brenda një valixheje, telefoni i britanikes përdorej që të dukej se ishte gjallë

U gjet brenda një valixheje, telefoni i britanikes përdorej që të dukej se ishte gjallë

July 30, 2026
Avokati britanik i Veliajt: Paraburgimi është i paligjshëm, qëndrimet e gjykatave kanë cenuar prezumimin e pafajësisë

Avokati britanik i Veliajt: Paraburgimi është i paligjshëm, qëndrimet e gjykatave kanë cenuar prezumimin e pafajësisë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com