• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një intervistë e dështuar për interesin publik

by Artan Fuga
02/02/2024 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Dëshiron ta gjesh kush ta mori shaminë nga xhepi? Gjej se kush e ka shaminë!

Prita mbrëmë intervistën ku premtohej se i intervistuari do të shpërthente!!! Bëra kujdes se mos më dëmtohej ndonjë orendi e dhomës nga plasja e ekranit të televizorit!

Cfarë dëgjova? Në vend të fakteve ekskluzive që do t’u tregonin qytetarëve se çfarë ka ndodhur në majat ku bashkohet politika me paranë, ndoqa i zhgënjyer një intervistë ku i intervistuari ndërtoi promocionin e vet publik!

Bravo i qoftë, në fakt!

Mësova ideologji të përgjithshme të nivelit të vitit parë gjimnaz me Robespierin, revolucionin, demokracinë, që veç ndonjë shtetari të penduar që i paska zbuluar tani së fundmi të gjithë i thonë nëpër tavolina.

Mësova se si i intervistuari paska “agjentët” e vet nëpër të gjitha ambasadat e huaja në Tiranë!!! Hajde bir hajde!

Mora vesh se si financat e vendit tim qenkan administruar shumë mirë, ai ka ulur borxhin, zvogluar PPP, dhe ka bërë punë të hajrit.

Madje në një muhabet koti, në “retreat” të qeverisë, i intervistuari paska thënë se po u la droga të përhapet do të përfitojë krimi si në Bolivi!!! Hajde zbulim hajde! Uaaaaa si ja kanë pranuar!

Se ai ka dashur të lejë postin, por ka qenë posti që nuk e ka lënë atë! A thua se nuk e hidhte dot andej çantën me gjithë çelësa dhe të ikte në kokë të vet pa pyetur për njeri!

Mora vesh se nuk është i fshehur i drejtësisë, por është me pushime dhe strehohet në një vilë në pronësi të një bashkie, të një qyteti, të një vendi, të një kontinenti, por besoj se është në planetin tonë!

Se i intervistuar kërkon që si presidentët e mëdhenj, ta zemë si Shiraku, të respektohet dhe çështja e tij të çohet për gjykim në gjykatën e ndonjë vendi të huaj!!! Hajde bir bir!

Se ai është vetëm me një ndërgjegje morale të thyer, sepse në njëzet vjet që ka qeverisur, ka pasur pak besim të tepruar, paksa naiv, por ka qenë tmerr se në kongresin e një partie atë e paskan persekutuar se nuk e kanë lënë të diskutojë me qëllim që sukseset e mëdha në përballimin e tërmeteve, ku ai ka rolin drejtues, t’ja merrnin shokët e tjerë të birosë!

Dheeeeeeeeeeeeee, se për çështjen e incineratorëve ai paska sekretin si të zbulohet!

Paska formulën! Follow the money! Ndiq paranë!

A thua se këtë nuk e di çdo fëmijë kopshti që kur dikush i vjedh shaminë nga xhepi, shoku i thotë: Do ta gjesh kush ta morri shaminë e qyrreve? Ndiq shaminë! Kush ka shaminë, ai ta ka marrë!

Mos ishte shprehja në anglisht, çdo njeri do të thoshte se kjo shprehje është si ato trivialitetet : Do të mos jesh i uritur?, ha ndonjë gjë! Do të dehesh? , pi raki! etj, etj.

Mora vesh se edhe se mund të të paguajë dikush bileta dhe dhoma hoteli, dhe pastaj t’ja paguash ti cash, se ashtu është një muhabet!!!

Përfundimisht ishte një intervistë e kthyer në një event promocional nga i intervistuari. Bravo i qoftë, sinqerisht! Kishte një teknikë të përkryer. I premtoi gazetarit t’a linte të lirë nga pyetjet djegëse duke i premtuar se po ta bënte këtë, do të tregonte një gjë të llahtarshme!!!

Dhe në fund kur gazetari e i tha : hë tani, thuaje atë djegësen fare, atë shpërthyesen!

I intervistuari me zgjuarësi i tha: O xhurnalist shko investigo vetë! Unë po të jap metodën: Nëse do të gjesh kush e vodhi shaminë e qyrreve, gjej se kush e ka shaminë në xhep!

Cfarë dështimi!

Thënë të gjitha këto, unë nuk supozoj as se i intervistuari është i fajshëm, as i pafajshëm, as i dua të mirën, as i dua të keqen, në punë të vet, as se gënjeu as se tha të vërteta, por ato që dëgjova ishin krejt non sens, dhe pa asnjë vlerë për publikun.

Vura orenditë e dhomës në vend të vet, i kisha mbrojtur nga shpërthimi, dhe fjeta!

Veç u mboll frikë dhe tmerr publik!

Mendova se do ta pasuroja me një realitet të ri studimin për televizionin, por nuk ishte e thënë. Dështova edhe unë! Në fakt jo! Shkencat e komunikimit kanë hipotezën se modeli i medias së një vendi funksion gjithandej pak a shumë njësoj!

Shkenca t’i shëron iluzionet, edhe kur ti dëshiron që me iluzione të zëvendësish realitetin!

Next Post
Partia e Ilir Metës i qan hallin Arben Ahmetajt: I kanë bllokuar llogaritë, nuk po shkollon dot vajzën!

Partia e Ilir Metës i qan hallin Arben Ahmetajt: I kanë bllokuar llogaritë, nuk po shkollon dot vajzën!

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Ke te drejte profesir por nga njeri koti dhe mashtrues Rama e beri zv.kryeminister ,megjithese e keshilluan mos ta marri

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

June 7, 2026
Dy të arrestuar në Tiranë për shpërndarje heroine, sekuestrohet mbi 1 kg lëndë narkotike

Dy të arrestuar në Tiranë për shpërndarje heroine, sekuestrohet mbi 1 kg lëndë narkotike

June 7, 2026
Ilir Beqaj: Dilema që u bë trilemë

Ilir Beqaj: Dilema që u bë trilemë

June 7, 2026
Rama: Do të kemi lajme shumë të mira shumë shpejt për integrimin në BE

Rama: Do të kemi lajme shumë të mira shumë shpejt për integrimin në BE

June 7, 2026
Dita më e errët e Ilir Metës?/ Minxhozi: Nuk po e kamuflon hallin e vet, por po e shpërfaq

Në kërkim të një bashkëjetese të vështirë për Zvërnecin

June 7, 2026
Klubi i Elbasanit reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Në këto momente të vështira, lutjet shkojnë për familjen!

Klubi i Elbasanit reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Në këto momente të vështira, lutjet shkojnë për familjen!

June 7, 2026
Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjedhje!

Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjedhje!

June 7, 2026
Sqarim për Kryeministrin, që duket se nuk po kupton thelbin e revoltës rinore!

Sqarim për Kryeministrin, që duket se nuk po kupton thelbin e revoltës rinore!

June 7, 2026
Rama në “Flasim”: Liqeni i Shkodrës në UNESCO, dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Rama në “Flasim”: Liqeni i Shkodrës në UNESCO, dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

June 7, 2026
Shqipëria zgjidhet në krye të Forest Europe, Rama: Dikur në zonat e mbrojtura flamingot vriteshin dhe haheshin!

Shqipëria zgjidhet në krye të Forest Europe, Rama: Dikur në zonat e mbrojtura flamingot vriteshin dhe haheshin!

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In