• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një incident mund të cënojë gjithë sezonin: Sigurimi që mbron biznesin, klientët dhe reputacionin

by E B
18/08/2026 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sezon i suksesshëm në turizëm, ndërtohet çdo ditë. Një klient i kënaqur lë një vlerësim pozitiv, rikthehet vitin tjetër dhe ua rekomandon eksperiencën të tjerëve. Por mund të ndodhë edhe e kundërta. Një incident çfarëdo, mund të kthehet në një histori që përhapet shpejt dhe të ndikojë në mënyrën se si perceptohet një biznes.

Një rast incidenti me një klient nuk mbetet domosdoshmërisht vetëm një çështje mes klientit dhe biznesit. Në epokën e rrjeteve sociale, një eksperiencë negative mund të publikohet brenda pak minutash dhe të arrijë te qindra apo mijëra persona.

Prandaj, menaxhimi i riskut nuk lidhet vetëm me mbrojtjen financiare të biznesit. Lidhet edhe me mënyrën se si ai është përgatitur për të përballuar situatat e papritura.

Kur një klient pëson një dëm gjatë përdorimit të shërbimit, biznesi duhet të përballet njëkohësisht me disa aspekte si: të kujdeset për klientin, të vlerësojë situatën, të përmbushë përgjegjësitë që i takojnë dhe të kufizojë ndikimin që ngjarja mund të ketë mbi aktivitetin.

Nëse situata keq-menaxhohet, një incident që mund të ishte zgjidhur në mënyrë profesionale mund të kthehet në konflikt, humbje besimi dhe dëmtim të imazhit.

Kjo është arsyeja pse sigurimi i përgjegjësisë duhet parë edhe si pjesë e një qasjeje më të gjerë për menaxhimin e biznesit. Ai nuk zëvendëson kujdesin, standardet e sigurisë apo përgjegjësinë e biznesit, por krijon një mbështetje kur ndodh e papritura.

Një biznes nuk mund të kontrollojë çdo situatë që mund të ndodhë gjatë një sezoni. Pikërisht këtu sigurimi merr një tjetër dimension. Përveç mbrojtjes financiare, ai mund t’i japë biznesit më shumë siguri për të menaxhuar një situatë të vështirë dhe për të vazhduar aktivitetin e tij.

Për Albsig, kjo marrëdhënie nuk përfundon me momentin kur klienti merr policën. Trajtimi i dëmeve dhe pagesa në kohë janë pjesë e rëndësishme e shërbimit dhe e besimit që një kompani sigurimi ndërton me klientët e saj.

Në një sektor ku reputacioni mund të ndikojë drejtpërdrejt në zgjedhjen e klientit, kjo ka një rëndësi të veçantë.

Një hotel apo restorant nuk shet vetëm një shërbim dhome apo tavoline. Ai shet një eksperiencë. Prandaj kur diçka nuk shkon sipas planit, mënyra se si menaxhohet situata bëhet pjesë e po asaj eksperience.

Mbrojtja e biznesit është edhe mbrojtje e besimit

Sigurimi i përgjegjësisë nuk duhet parë vetëm si një masë për momentin kur ndodh një dëm. Ai është pjesë e përgatitjes së një biznesi që e merr seriozisht klientin, aktivitetin dhe reputacionin e tij.

Në një sezon me fluks të lartë, bizneset turistike duhet të mendojnë jo vetëm për numrin e rezervimeve dhe klientëve që do të presin, por edhe për mënyrën se si do të përballojnë situatat e papritura.

Me zgjidhjet e sigurimit të përgjegjësisë dhe fokusin tek trajtimi dhe pagesa në kohë rekord e dëmeve, Albsig synon t’u japë bizneseve një mbështetje që shkon përtej një police sigurimi.

Më shumë siguri për biznesin, më shumë përgjegjësi ndaj klientit dhe më shumë besim për të vazhduar përpara.

 

Next Post
Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil trondit pushuesit: Jemi me fëmijët, si t’u themi se është vrarë dikush (VIDEO)

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil trondit pushuesit: Jemi me fëmijët, si t’u themi se është vrarë dikush (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com