• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një i moshuar në zonën time vdiq pa marrë përgjigje për pensionin”/ Balla: “Bashkëqeverisja” zgjidh hallet e qytetarit të thjeshtë

by Java News
04/11/2021 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të ditës së sotme, renditi argumentet pro krijimit të Agjencisë për Bashkëqeverisje, si një institucion që i vjen në ndihmë qytetarëve për të zgjidhur problematikat e tyre.

Balla solli shembullin e një të moshuari në zonën e tij elektorale, i cili vdiq duke pritur të gjente një zgjidhje për pensionin e tij. Rast ky që sipas socialistit do të zgjidhej lehtësisht nëse do të ishte e krijuar Agjencia e Bashkëqeverisjes, e cila do të zgjidhte ngërçin mes institucioneve për caktimin e pensionit të qytetarit në fjalë.

Pasi renditi argumentet pro këtij projektligji, kreu i grupit parlamentar të PS-së, i ftoi dhe kolegët demokrat të votojnë.

“Shpeshherë përballem me qytetarët të cilët presin që ne deputetët të dalim nga Kuvendi për të na bërë të ditur hallet dhe problematikat e tyre.

Ju e dini fare mirë sa të shumtë janë njerëzit që nuk marrin përgjigje nga institucionet. Këto 30-vjet janë marrë lloj lloj iniciativash por pa efikasitet.

Shumë njerëz kanë ndërruar jetë në zyra duke pritur që të marrin zgjidhje për ankesat e tyre.

Po ju tregoj një rast në zonën time, një pensionist vdiq pa zgjidhjen e çështjet të pensionit të tij. Çështja vajti në gjykatë dhe u zgjat pafund, në Apel, riktheu në Shkallën e Parë, e kështu me radhë.

Secili prej nesh përpara se ti bindet krahut politik nga vjen duhet të shohë produktet e kësaj agjencie që thyejnë argumentet kundër. Të thuash pse duhet të ngrihet një agjenci për tu marr me problemet e qytetarëve, nuk është etike.

110 mijë familje kanë marrë përgjigje, 110 mijë kanë hequr një hallë që i mundonte prej vitesh. Shumë kanë zgjidhur problemet me pronën, shumë pensionistë kanë zgjidhur problemin me pensionet, për shkak të mosrakordimit të institucioneve me njëri tjetrin. Ky është ligji që ndihmon qytetarin e thjeshtë, i cili rri me muaj në dyert e institucionit për të marrë një përgjigje. Duke e kthyer në ligj ne i japim forcë këtyre zyrave që kanë pasur një zë, por nuk kanë qenë të rregulluara me ligj. Ka ligje që ne mund t’i bëjmë të gabuara, mendoni ju, te buxheti i shtetit jam dakord ta votoni kundër, por tek kjo që 55 mijë njerëz janë dëshmitarë të zgjidhjes së problemeve të, ku qindra studentë dhe maturantë kanë marrë zgjidhje për rishikimin e tezave të tyre, duhet të jeni pro.

Ka qenë një deputet këtu që tani ka hallin e foltores dhe rrinte ajo kutia e postës te Kuvendi plot. Ka qenë dhe kryeministër, kutia e postës rrinte plot se nuk i kthente përgjigje qytetarëve. Unë mendoj se ju keni qenë kundër dhe do të votoni kundër, atë që do t’i kërkoja ministrit përkatës që pas 6-muajsh të vinte të raportonte rastet e zgjidhura. Dhe atëherë ju do ta kuptonit se sa i rëndësishëm është ky ligj për zgjidhjen e halleve të qytetarëve. Do ta shihni ligjin për “Bashkëqeverisje”. Do të qëndroni për një kohë të gjatë në opozitë nëse nuk kuptoni se për çështje që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë te jeta e qytetarëve duhet të tejkalojmë ndasitë politike”, tha Balla./m.j

Next Post
Bëri shqiponjën me duar/ Miss Serbia nuk përballon presionet, shtrohet me urgjencë në spital

Bëri shqiponjën me duar/ Miss Serbia nuk përballon presionet, shtrohet me urgjencë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha ia dha detin Greqisë”, ngrihen tonet në studio, Kalaja-Nazarkos: S’pyes për partinë unë

“Berisha ia dha detin Greqisë”, ngrihen tonet në studio, Kalaja-Nazarkos: S’pyes për partinë unë

May 26, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit: SHBA-të nuk do të kenë më strehë të sigurt në Gjirin Persik

Udhëheqësi suprem i Iranit: SHBA-të nuk do të kenë më strehë të sigurt në Gjirin Persik

May 26, 2026
Frederiksen pranë mandatit të tretë, dështon tentativa për qeveri të djathtë në Danimarkë

Frederiksen pranë mandatit të tretë, dështon tentativa për qeveri të djathtë në Danimarkë

May 26, 2026
GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Veliajn, seanca e radhës më 10 qershor

GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Veliajn, seanca e radhës më 10 qershor

May 26, 2026
Zelensky kundër propozimit të Merz: Ukraina meriton të drejta të plota në BE

Zelensky kundër propozimit të Merz: Ukraina meriton të drejta të plota në BE

May 26, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

May 26, 2026
Operacioni i SPAK dhe Antimafias, kush është Ergys Kastrati, kreu i dyshuar i grupit kriminal?

Operacioni i SPAK dhe Antimafias, kush është Ergys Kastrati, kreu i dyshuar i grupit kriminal?

May 26, 2026
Goditja e rrjetit kriminal Itali-Shqipëri, Braho: 15 masa sigurimi, 1 mln euro cash të sekuestruara

Goditja e rrjetit kriminal Itali-Shqipëri, Braho: 15 masa sigurimi, 1 mln euro cash të sekuestruara

May 26, 2026
Nis zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, OBP hap procedurën për konsulencë ndërkombëtare

Nis zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, OBP hap procedurën për konsulencë ndërkombëtare

May 26, 2026
E pazakontë/ I moshuari merr mbesën e “gabuar” nga çerdhja, e dallon kur kthehet në shtëpi. Nis hetimi

Regjistrimet në çerdhe dhe kopshte, Beqiri sqaron procedurat dhe risitë: Online vetëm për një njësi bashkiake

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In