• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një hakmarrje e ftohtë ndaj SHBA për injorimin e “non grata”-s

by Mero Baze
02/06/2025 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha dhe ekipi i tij kanë ndërmarrë një fushatë të re ndaj SHBA, për t’u hakmarrë me cinizëm ndaj hezitimit që SHBA pati për t’i hequr Berishës sanksionet para zgjedhjeve, përkundrejt çmimit të lartë financiar që pagoi.

Prej disa ditësh, Berisha dhe shtypi rrotull tij, ka filluar të shikojë çdo ditë filxhanin e njoftimeve të ambasadës amerikane, dhe i interpreton ato sikur janë postime të paguara nga lobistët e tyre në SHBA, duke nxjerrë paragrafë apo fjali që, edhe pse janë për ngjarje botërore, i kontekstualizojnë për Shqipërinë. Fjala vjen, një artikull të Samuel Samson nga Zyra për Demokraci, të Drejta Njerëzore dhe të Punës, në Departamentin e Shtetit, nxirreshin rezervat që kishte zyrtari në fjalë ndaj demokracisë dhe lirisë së shprehjes në Gjermani dhe Rumani, duke iu referuar problemeve që hasën dy kandidatët populistë të ekstremit të djathtë dhe duke i akuzuar vendet perëndimore për minim të zgjedhjeve elektorale.

Tani ky përshkrim i cili është i adresuar qartë në artikull, që është për ato vende të Evropës, eksportohej sikur ishte për zgjedhjet në Shqipëri, dhe pastaj vazhdonin komentet se këto janë efektet e pagesës prej 6 milionë euro dhe punën e lobistëve të Berishës.

Kjo vazhdon dhe për çdo deklaratë dhe kur faqja e ambasadës citon Sekretarin Rubio për emigracionin masiv, apo dhe kur uron popullin shqiptar për zgjedhje. A thua se popullin shqiptar e ka uruar që janë minuar zgjedhjet.

Nuk është se Berisha dhe të vetët nuk e dinë që po spekulojnë. Por në një farë mënyre kjo është një fushatë e re fyese për SHBA, për të treguar se “ata” që shpallën Berishën “non grata” janë njerëz që blihen me lekë, dhe që i kanë pranuar lekët e tij, por thjesht duan ca më shumë. Është pak a shumë si debatet që bën Cim Peka në emision me Batonin apo të ftuar të tjerë që, kur nuk i vijnë në emision, ose kur nuk i shkojnë për shtat emisionit, i fyen duke u thënë se këta unë i paguaj dhe vijnë këtu si mercenarë të mi.

Pak a shumë këtë stil kanë edhe në këtë përmendjen e “meritave të lobistëve të tyre në SHBA që, sipas tyre, po komandojnë ambasadën e SHBA në Tiranë për llogari të tyre”.

E gjitha natyrisht që është një fushatë fyese dhe një denigrim i ulët për diplomatët amerikanë në Tiranë, por edhe për perceptimin e SHBA si një shtet i blerë prej Berishëve. Duke e bërë fakt të kryer që pagesat po funksionojnë, që edhe pse nuk hoqën “non gratën”, po shërbejnë për të minuar zgjedhjet, në fakt duan thjesht të marrin edhe një herë hak pas zgjedhjeve për shpresën e humbur për mos heqjen e “non grata”.

Me këtë rast, bëjnë sikur justifikojnë edhe milionat për LaCivitën dhe avokatët që po paguan Berisha, që të mos duket sikur shkuan lekët kot. Të mbajnë shpresat ndezur për zgjedhjet e ardhshme, nëse Berisha është ende gjallë.

Next Post
‘Berisha-Bardhi, pa princip”/ Komisionet hetimore, Kulluri: S’po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik

“Nuhas përplasje të forta”, Kulluri: Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Paratë e shkuara kot fare, për zgjedhjet e 11 majit të këtijë viti, [që mendohet janë mbi 14 milion dollarë (sipas gërmëreve tek kafja e SYRI tv)], Berisha dhe bijtë, po mundohen ti trajtojnë në publik si “ paradhenie” për zgjedhjet Bashkiake të rradhës dhe ATO të përgjithshme më 2029, duke aresyetuar se janë 4 kokrra non grata në këtë familie për tu pastruar nga njolla, sepse pa u hequr kjo njollë,,nuk,mund të bëhet kalimi i trashegimise së kryetarit të PD tek një i njollosur me non grate, siç janë të dy bijtë e tijë.
    E gjithë puna është vetëm tek trashegimia e PD, sepse u dogjën njehere me Luli Bashën.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Zjarret në vend, “Mbrojtja”: Tre vatra ende aktive! Helikopterët në operacione në Tiranë, Bulqizë dhe Dibër

August 28, 2026
Alarm për bombë në Durrës! Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

Alarm për bombë në Durrës! Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

August 28, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Dosja AKSHI/ Ergys Agasi del sot para GJKKO-së, do njihet me masën e sigurisë

August 28, 2026
“Vijesti”: Kryeministri malazez dyshon për përfshirje të Serbisë dhe Shqipërisë në veprimtari hibride

“Vijesti”: Kryeministri malazez dyshon për përfshirje të Serbisë dhe Shqipërisë në veprimtari hibride

August 28, 2026
E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

August 28, 2026
“Një hapësirë moderne për leximin”, Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë

“Një hapësirë moderne për leximin”, Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë

August 28, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

August 28, 2026
35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

August 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

August 28, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kina, fituesja e madhe e luftës tregtare midis SHBA-së dhe Kanadasë

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com