• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një grua “e hekurt” si Dallëndyshe Bici

by Artur Ajazi
03/04/2023 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edi Rama, ka filozofinë më bashkohore bazuar mbi fakte, dhe jo doktrina, dëshira apo objektiva partie. Gruaja, është një forcë e madhe drejtuese, por ajo mund të jetë edhe një forcë dalluese komanduese, duke sfiduar shpesh burrat. Kryeministri, e ka treguar me vepra se, duke emëruar gra në postet drejtuese, si ministre në qeveri, apo drejtoresha të përgjithshme, ka arritur  të realizojë objektiva në investime, reforma, projekte, etj. Emërimi i zonjës Dallandyshe Bici në krye të Kadastrës Shtetërore, natyrisht ishte në vazhdën e mendsive europianiste të kryeministrit Rama.

Ajo grua dhe drejtoreshë, e ka treguar në terren veprën e saj, zbatimin e ligjit për cilindo. Shteti, qeverisja, administrata, zbatimi i ligjit, reformimi institucioneve, nuk bëhen me njërëz të lëkundur, me zyrtarë të dyanshëm, me frikacakë dhe të korruptuar. Dallandyshe Bici, ndryshe “zonja e hekurt” e administratës së qeverisjes Rama, ka arritur të performojë shkëlqyeshëm në çdo post dhe detyrë që ka patur. Nuk është nevoja të dalësh në ekrane çdo ditë, të thuash se “kemi bërë atë apo këtë, dhe do të bëjmë më shumë”.

Për zyrtarin e shtetit, për drejtuesin akoma më shumë, duhet të flasin faktet, realizimet e objektivave, duhet të flasë puna dhe jo llogjet e ekraneve dhe zërat lart e poshtë. Dallandyshe Bici, aktualisht u emërua nga Edi Rama me shumë të drejtë në krye të Kadastrës Shtetërore, një institucion me shumë problematika, me shumë thashethemnaja, që kërkon reformimim, organizim,  dhe ndoshta drejtim ndryshe nga koha e Artan Lames.

Ka ardhur momenti, që posti dhe vendi i punës të ketë drejtues kompetent, që ti japë siç thotë populli “dum” halleve, problemeve të qytetarëve, dhe çojë para ligjit këdo që ka baltosur Kadastrën Shtetërore nga Tirana në rrethe. Dallandyshe Bici, ndryshe “zonja e hekurt”, do ta kryejë në mënyrë perfekte detyrën e re, kjo për faktin e vetëm, sepse zbaton ligjin dhe nuk njeh  “miq”  dhe militantë  partish në zyrën e shtetit. Zonja Bici, mbetet ndër gratë e suksesshme të qeverisjes Rama, edhe pse sulmohet shpesh nga ata që kanë 2 dekada që shkelin ligjet e shtetit, që pasurohen, që luajnë  poker me milionat e vëna në forma dhe mënyra të dyshimta.

Dallandyshe Bici, mbetet zgjidhja e duhur për “malin” me probleme të Kadastrës Shtetërore, për zgjidhjen e ngërçit që mban peng hallet e qytetarëve, zbatimin e ligjit, dhe largimin e çdo zyrtari vartës që ka “lyer” duart me para korrupsioni. Edi Rama, i besoi  zonjës Bici institucionin më delikat, atë të pronave të shqiptarëve, ashtu siç i kishte besuar  para kësaj, një tjetër institucion që kërkonte kurajo, guxim qytetar, dhe kompetencë profesionale në zbatimin e ligjit.

Përballja me shkelësit e ligjit, me “të fortët” dhe ata që fshihen pas kollares së mandatit, veçse e kanë bërë më të vendosur zonjën e “hekurt” Dallandyshe Bici, e cila ka nisur  evidentimin  e problemeve, dhe rrugëtimin e vështirë edhe në sfidën e rradhës, në Kadastrën Shtetërore të Republikës së Shqipërisë.

Next Post
“Futemi në tualet që të dalim në nominim kokë më kokë” / A e pranoi Dea propozimin e Efit?

“Futemi në tualet që të dalim në nominim kokë më kokë” / A e pranoi Dea propozimin e Efit?

Comments 1

  1. Tatjana says:
    3 years ago

    BICI E MERITON
    BRAVOO

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

February 3, 2026
Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

February 3, 2026
Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

February 3, 2026
“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

February 3, 2026
Braçe debat me Korreshin dhe Gogun: Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze! Marrëdhëniet mes 2 vendeve janë në nivelin më të lartë

Braçe debat me Korreshin dhe Gogun: Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze! Marrëdhëniet mes 2 vendeve janë në nivelin më të lartë

February 3, 2026
Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

February 3, 2026
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump: Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, iniciativë e orientuar nga parimet

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump: Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, iniciativë e orientuar nga parimet

February 3, 2026
Rama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

Rama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

February 3, 2026
Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

February 3, 2026
Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In